[UML] Ndyrshimet e Fundit; Kerkohen Vullnetare!

Day 1,906, 09:06 Published in Albania Albania by DonCurtis
Pershendetje te gjitheve,

Programi UML per 2 muaj me rradhe ka furnizuar lojtaret e eShqiperise me ndihma, dhe para 3 ditesh u futem ne muajin e 3 te funksionimit. Gjate ketyre dy muajve kemi shperndare ndihma pa pushim. Sasia e ndihmave qe jane shperndare ka ndryshuar shpesh, ne fillim u fillua me 20 ushqim Q5 per person, tani kemi arritur ne 50 ushqim Q5 edhe 5 arme Q7 per person. Besoj se te gjithe e dini si ka ecur programi gjate ketyre dy muajve pasi kete gje jemi munduar t'ua bejme sa me te qarte me artikujt e shumte ne gazeten time dhe gazeten e zv. koordinatorit iPanch0. Muajin e 3 shpresojme qe ta kalojme si 2 muajt e pare, pa probleme, ndersa per me shume rreth ketij muaji mund te lexoni me poshte.



KERKOHEN VULLNETARE QE TE NDIHMOJNE NE SHPERNDARJE!

Gjate kesaj periudhe kemi patur lojtare te ndryshem qe na kane ndihmuar dhe qe na ndihmojne ende, te gjithe ata i faleminderojme shume, por me shume personalisht dua te faleminderoj Panchon qe ka qendruar me UML qe nga krijimi deri me tani dhe shpesh eshte marre me te me shume se sa une. Ai eshte zv Koordinatori i UML, por se shpejti pritet te beje nje pushim nga erepublik, prandaj kerkojme lojtare te rinj qe duan vullnetarisht te na ndihmojne! Kush deshiron te ndaje ndihma vullnetarisht, te me kontaktoje mua (DonCurtis).



SASIA E ARMEVE DHE USHQIMIT QE DO SHPERNDAHET KETE MUAJ!

Programi UML eshte program privat qe shperndan aq ndihma sa mundet dhe jemi te lumtur qe ne 2 muajt e pare u financuam nga qeveria dhe arritem te shperndanim me shume ushqim edhe arme nga sa mendonim ne fillim. Edhe kete muaj, si dy muajt e pare, UML mbeshtetet nga qeveria, kesaj rradhe madje me nje shume me te madhe tankesh, shume qe do na mundesoje shperndarjen e tankeve per te gjithe lojtaret qe kane nevoje pa dallim njesie dhe niveli. Sasia qe do merret eshte ajo baze, 50 ushqim Q5 (ose kualitet tjeter i barazvlefshem) dhe 5 arme Q7, armet do shperndahen ne kete menyre deri me daten 5 te muajit Mars. Apliko ketu: tinyurl.com/programiUML



SIGURIMI I ARMEVE DHE USHQIMIT

Se pari dua te faleminderoj Ujkun qe do jape fonde personale dhe arme nga depoja e tij per te shperndare ne UML. Gjithashtu, edhe pse e kam bere me perpara, dua qe edhe nje here te faleminderoj familjen Simpsons qe ka dhene 100.000 ushqim Q5 ne ndihme te UML, ushqim qe ka bere qe qeveria te kurseje ndersa ne po perodrim ato donacione, deri me tani qeveria ka mbledhur diku te 40-50k ushqim Q5.
Nejse te mos ndalemi shume aty... Kerkesat per arme dhe ushqim pritet te shtohen shume dhe keshtu ka shume mundesi qe ndihmat e Qeverise dhe ato personale te Presidentit te mos dalin per te permbushur te gjitha kerkesat, prandaj ne rast se kjo ndodh, atehere do hyje ne pune fondi i emergjencave ne te cilin kam grumbulluar arme dhe gold qe nga krijimi i UML (kryesisht nga donacionet por edhe nga tregtia).

Te gjithe ata qe duan te japin donacion per te zgjeruar fondin e emergjencave, te dergojne donacionet ketu: http://www.erepublik.com/en/citizen/profile/5941192




Me Rrespekt,
Stafi i UML!