[Partia Revolucionare] Ndryshime, Riorganizim, Sfide e re

Day 2,063, 13:29 Published in Albania Albania by LiL Serxhio

Pershendetje te gjitheve,

Diteve te fundit kemi pare shume kritika qe jane leshuar drejt Partise Revolucionare ne te cilat nuk jane specifikuar disa njerez por eshte permendur e gjithe Partia. Mendoj se heret e tjera kur duhet te kritikojne nje parti ne pergjithesi, te fillojne nga lidershipi dhe jo nga anetaret e thjeshte. Me vjen keq per disa persona ketu ne loje qe skane bole te dalin me acc e tyre te vertete , po shkojne e blejne accounte e me pas nxjerrin artikuj me propagande.

Te kalojme ne temen tjeter tani 😃
Kete muaj kam vendosur te kandidoj si President i Partise Revolucionare. Deshiroj qe me punen time dhe te stafit tim te rrisim ne menyre te ndjeshme aktivitetin politik ne kete parti.

Objektivat e ketij mandati :
-Krijimi i forumit te Partise
-Rishikimi i Statutit te Partise
-Perfaqesimi denjitoz ne kongres
-Riorganizimi i Partise ( Artikulli i radhes)
-Ndryshimi i emrit te partise ( Artikulli i radhes)



Krijimi i forumit te Partise

Kam kohe qe kam shprehur deshiren time per krijimin e nje forumi partiak per arsye se ne kete menyre rritet aktivizimi i anetareve, u jepet atyre nje mundesi me shume per te shprehur mendimet e tyre. Kam menduar qe ne forum te organizohen lojera, konkurse etj dhe te jepen cmime te ndryshme (ne food ose ALL) ne baze te aktivitetit te anetareve.

Rishikimi i statutit te Partise

Kam me shume se 1 muaj qe po punoj per statutin e ri te Partise. Statuti i ri eshte me demokratik duke pare perzgjedhjen e kongresmeneve, kandidateve per President Partie dhe kandidateve per Country President. Ne baze te statutit te ri, do te organizohen zgjedhje paresore ne forum nepermjet nje procesi demokratik.
Ne parti do te krijohen 6 drejtori te reja qe do te udhehiqen nga :
Drejtori i Komunikimeve
Komiteti Politik i Veprimit (KPV)
Drejtori Juridik
Drejtori i rekruitimit dhe marredhenieve me publikun
Drejtori i Teknologjise dhe Sigurise
Drejtori i Medias


Te gjitha keto detyra do ti ndahen personave te ndryshem te cilet jane anetare te partise. Se shpejti do te hap nje forumular per ta plotesuar anetaret e partise te cilet kane deshire te bejne pjese ne lidershipin e partise duke punuar ne nje nga drejtorite e mesiperme.

Dicka e re ne parti do te jete edhe Tryeza e Rrumbullaket. Ajo do te jete e perbere nga Presidenti i Partise , stafi i tij (drejtoret) si dhe disa anetare te vjeter te partise .

Perfaqesimi denjitoz ne kongres
Duke qene se ky eshte nje fillim i ri i kesaj partie, ne forum do te zhvillohet pothuajse puna me e madhe e partise ku do te krijohen dhoma te vecanta per cdo gje 😃 .
Kongresmenet do te zgjidhen me voten e anetareve por gjithmone do te jete nje liste ku do te jene Top5 kongresmenet te cilet sdo te kene nevoje per voten e anetareve ne zgjedhjet paresore .

Faleminderit te gjitheve 🙂 Artikulli tjeter do te jete pas zgjedhjeve ku do te shkruaj per disa ndryshime te reja.

LiL Serxhio