[DC] Per Akuzat Drejtuar Qeverise

Day 1,912, 11:43 Published in Albania Albania by DonCurtis
Pershendetje,

Po shoh akuzat e shumta qe i behen qeverise, programit UML edhe te gjithe atyre qe mundohen te punojne per te miren e eShqiperise. Shaku kryesor qe me ben te shkruaj kte artikull eshte artikulli i fundit nga festimbeqa. Por perpara se te filloj dua te them qe nuk jam perkrahes i ndonje partie, por mundohem te mbroj gjithmone ate qe eshte e drejte.


Zakonisht disa lojtare te opozites pasi nuk gjen ndojne "gabim" te qeverise per tu kapur e per tu ankuar, zgjedh te sulmoje tek mesazhi qe propozoi presidenti per lojtaret e rinj!
Sa per ate mesazh, dua tju them qe ishte shume me i qarte se sa te gjitha mesazhet tjera qe jane vendosur brenda me shume se 1 viti te qeverisjes se forces qe tani eshte opozitare. Seriozisht, vetem hidhini nje sy atij mesazhi te propozuar nga Presidenti dhe do shikoni qartesine qe ka.
Presidenti haroi te vendose nje link qe te drejton te chati, dhe edhe vete ai kerkoi qe mesazhi te mos votohej pasi ishte me difekt.
Mesazhi nuk u miratua, dhe me kaq mbaroi. Nuk shkaktoi asnje problem (ndryshe nga shume gabime te qeverive te kaluara qe kane bere deme te pariparueshme).



Ankesa e dyte: Ndihmat (hahaha). 5 muaj, 5 MUAJ kam luftuar pa arme, pasi askush nuk me ka ndihmuar edhe pse aplikoja per ndihma cdo 2-3 dite. Ndoshta rreth 30 gold i kam kthy ne ALL qe te blej arme e ushqim per te mbajtur veten gjate atyre muajve. Pastaj ika ne SHBA qe te merja veten, per 1 muaj u fuqizova edhe u ktheva te shikoj qe prap nuk kishte asnje lloj ndihme ne eShqiperi, prandaj krijova UML. Qeveria e pare qe me ndihmoi, dha vetem ushqim per te furnizuar te gjithe lojtaret me nga 500 energji. Qeveria e dyte dha vetem arme (me nje mesatare prej 200 tankesh Q7 ne dite) duke kufizuar me ndihma vetem lojtaret e njesive Albania D-1 dhe gjysmen e Albania D-2. Kjo qeveri, si asnje me pare, po mundeson qe TE GJITHE lojtaret qe jane ne MU Shqipetare dhe kane shtetesi Shqipetare, te marin ndihma.

"Sasia e ndihmave" ankoheni se jepen "vetem" 12 Q6... Epo meqe nuk dini te beni matematike, me lini tju shfaq nje tabele te gatshme qe e pregadita vete:

*Me jeshile eshte ajo qe eshte me me leverdi.

Ndersa qeverite e kaluara me kane dhene 0 arme dhe 0 ushqim, (kjo e parafundit ka arinte te furnizonte 40-50 lojtare ne dite), qeveria e tanishme ju jep ndihma 100-150 lojtareve ne dite dhe te gjithe i marin ndihmat brenda 24 oreve.

EDIT: RREZULTATET E VOTIMIT PER NDRYSHIMIN E NDIHMAVE NGA 5 ARME Q7 NE 12 ARME Q6: http://tinyurl.com/ch6pe6b


"Lojtaret kerkojne ndihme ne chatin #albania por nuk ka qeveritare qe ti ndihmojne". Po ju kur i shikoni duke bere nje gje te tille, pse nuk i ndihmoni? Apo jeni betuar qe te mos ndihmoni askend tani qe nuk e keni ne dore qeverine... :/

"Nuk ka pune" Gjithmone kur je pjese e qeverise e shikon se sa punohet se shpesh e gjithe puna nuk shfaqet publikisht, por transparenca nuk mungon dhe dua te them qe edhe une si qytetar i thjeshte mund te verrej se po punohet shume (http://www.erepublik.com/en/article/2211507/1/20). Te fillosh nje qeveri krejtesisht te re (pas 1 viti ku eShqiperia u qeveris nga nje pale tjeter), dhe te fillosh punen menjehere dhe per 1 jave te besh kaq pune te mire, kjo eshte dicka e mrrekullueshme.

"Nuk ka artikuj". Ose nuk ka artikuj, ose nuk doni ti shihni. Ne artikullin me siper mund te shikoni linqet e shume artikujve tjere.

"Ka artikuj por jo vepra". Si gjithmone, cdo gje qe behet nga qeveria, do kundershtohet nga dikush (rast keto 2 akuzat e fundit). Ka sulme te perbashketa thuajse cdo 3 dite. Ky aktivitet me duket mua si dicka shume e mire qe nuk eshte organizuar per nje kohe te gjate.

"Clironi eShqiperine mos krijoni artikuj". Ahh, nje ankese qe behet shpesh ne menyre te deshperuar nga akuzuesit kur te gjitha akuzat e tyre vertetohen te jene te gabuara. Me thoni nje here, kur ne historine e eShqiperise jemi cliruar javen e pare te qeverisjes? Ju si lojtare te vjeter duhet ta dini se perpjekjet per tu cliruar jane bere pak para zgjedhjeve per kongres, mos u beni si te paditur!

Po ta shihnit qeverine si "NJE QEVERI SHQIPETARE" e jo si "KUNDERSHTARET QE NA MOREN QEVERISJEN", besoj do e kuptonit edhe vete qe gjerat qe po flisni nuk jane te verteta. Por jo... Ju zgjidhni te kundershtoni me cdo force dhe te kapeni per cdo fjale te presidentit (madje edhe te ndihmat qe po i siguron nga fondet personale), madje ju vjen me mire te bojkotoni gjithecka tani qe jeni ne opozite, ndersa kur ish-opozita e bente nje gje te tille, revoltoheshi se pse po shkojne 'koke me vete'... Reflektoni pak, edhe do shihni se po beni nje budallallek qe po sulmoni qeverine me gjera te pabaza. Cilado force te kete qeverine, perkraheni, se jemi Shqipetar, edhe te gjithe per Shqiperine po luftojme!

Ne fund dua ta pergezoj Presidentin per ate se si ka mundur te mbaje gjakftohtesine me gjithe kto budallalliqe qe fliten. Une nuk do kisha mundur ta bej asnjehere! TE LUMTE UJK, JE LEGJENDE! 😎


Me Rrespekt dhe pa dashur te fyej ndonje lojtar,
DonCurtis