Turpi i blerjes se anetareve neper parti!
¤Anon.4750191¤
Ketu do te flas me shume si qytetar i vendit se sa si kryetar i Partise Nacionaliste.
A nuk ju vjen turp ju qe nxirrni tituj gazetash "Ne ju shperblejme po hyte ne partine tone"?
A nuk ju vjen turp ju o njerez qe futeni ne keto parti vetem per te fituar nje dyshke?
Si e shisni veten kaq kollaj??!!
Vetem per te arritur ne top 5, apo per ta mbajtur pozicionin brenda saj, jeni te gatshem te blini anetar? Po mire e beni kur ju vijne shqiptaret si dele e nuk ju thojne "Ndal!".
Per ta mbyllur, duhet t'ju them se partite duhet te jene te shenjta. Aty mbahet e ruajtur filozofia e ideologjia e zemres dhe shpirtit te popullit shqiptar. Nuk jeni te afte ta arrini ti terhiqni njerezit me ideale, dhe mundoheni ti terhiqni me pare. Turp te dy paleve per keto veprime qe mund ti quaj nga me te ultat e me flagrante qe jane bere ne eShqiperi.
Comments
V
Shume e vertete! Bravo!
Mesa po lexoj une jam nje nder te akuzuarit ketu po ai artikull i imi nuk ZYRTAR i partise po eshte i imi se po te ishte ashtu nuk do ta kisha shkru une fare.
Shumica e Partive ne eShqiperi jane pa vlera dhe nuk kan nje qellim, nje filozofi te tyre..
Filozofia kryesore per ta eshte te futen ne TOP 5, ska lidhje se si dhe shqiptaret si gjithmone vrapojn aty ku ka lek.
Po citoj ca fjale nga Ali Asllani:
"Koha eshte e maskarenjve por Atdheu i Shqiptareve"
lucifer aka biuy, ateher skuptoj pse je kaq i interesuar ti shtosh anetare partise dhe pse nuk e ben ne rruge idealiste, partia qe ke reklamuar ne menyre te tille nuk vuan nga ajo ane.
albionmax, ke te drejte pergjithsisht. megjithate nese njerezit jan te pakenaqur nga partite jane gjithmone te lire te bejne revolucion e te permbysin gjithe partite per te formuar te tjera.
Kris Hasa, asgjë nuk krahasohet me veprimet tua personale me rastin e eliminimeve të kundershtarëve politik, si shembull kur erdha ketu ishte eliminimi i Atilës dhe partisë eAlbania , mendoj se ky është turp më i madh. Biuuy e ka berë ketë artikull personalisht . Partitë tjera po zhfrytezojnë ndihmat e shtetit për të ftuar lojtarë të rinjë, tani mendoj se të pamoralsheve nuk u jepet e drejta të flasin për moralin.
Problemi kris eshte qe te besh edhe dallimin midis atyre qe blejne apo me sakte joshin antaret e rinje me paret e tyre personale nga ata qe per kete qellim perdorin paret e te gjitheve! e pra nese shfleton artikujt e ketyre diteve do te shohesh se ke njeser partish qeveritare te cilat joshin antaret e rinje me ndihma qe financohen haptasi nga shteti!!!!!prandaj une mendoj se luciferi nuk duhet te kerkoj aspak falje sepse artikullin e shkrojti vetem sot kurse ka me shume se nje jave qe parti shtetrore propogandojne shperndarje ndihmash per lojtaret e rinje te financuar nga shteti shqiptar per te cilin paguajme te gjithe!gezuar fetstat te gjitheve!!!!
1.http://www.erepublik.com/it/article/aleanca-kuq-e-zi-mendon-per-ju-2179783/1/20
2http://www.erepublik.com/it/article/party-of-ethnic-albania-ndihmat--2179995/1/20
@ Kris Hasa @ por ajo eshte puna e partise qe te ndihmoj popullin, por te mos vjedh ,
Ja psh un shperndaj dhe jap gjithqka per anetaret e PEA-s, dhe nuk don te thot qe un i mbaj me zor me kete gjest, apo ti bleje anetaret thjesht i ndihmoj dhe skam asnje qellim qe te i ngul pergjithmone ne parti !
POPULLI VENDOS !
rilindasi, kam vene re qe te pelqen grupi west side family si dhe personazhe si pikachu....if u know what i mean...
e para kjo, dhe e dyta un kam folur ne pergjithsi, skam specifikuar asnje parti, shqiptaret ta bejne vete analizen, pra ska askush pse te preket ne shpirt, po kujt i djeg le ta mbaje.
e godita dukurin e dhenies se ndihmave shtetrore partive apo mu apo te ashtuquajturave iniziative private sapo nisi por te gjithe me thane e çfare te keqe ka se po jepen ndihma! e pra keto ndihma jane paret e te gjitheve dhe si rrjedhoj ose duhet tu jepen te gjitheve ose duhet te perdoren per qellimet e shtetit! per te ulur taksat per shembull (nese kemi kaq shume pare sa te japim ndihma!) por problemi i vertet eshte kur shteti financon iniziativat qe i quajne individuale qe pastaj dalin se nuk jane individuale sepse keta individet jane pjese e nje partie dhe me keto ndihma nuk bejne gje tjeter veçse semurin akoma me shume sistemin politik duke blere votat per presidentit kukull te rradhes apo per kongresmenin kukull te rradhes i cili si hyn ashtu dhe del nga kongresi! KASTRAVEC!
kris te thash eshte mire te shohesh dallimin midis atyre qe shpenzojne paret e tyre dhe atyre qe shpenzojne paret e shtetit!!!!
@ Arius argiri @ sa i perket komentit te fundit nuk eshte aspak e vertet qe neve na financon shteti !
Kjo ishte njera nder planet e mija qe kur pata vendosur kandidaturen per PP .
Kris Hasa, keta janë anëtarë të partisë reformatore, nuk e di çfarë kanë lidhje me pohimet e mia. Dhe jo deklarimi im më duket u preku diçka ketu. Dhe unë për të u treguar shqiptarëve se personi që i fton për të i berë analizat është "bira e fundit e kavallit" që mund të shes ketu moral . Mjaft po na dalin të shiturit, më e keqja e gjithë kesaj është se shumë shpesh ata na kanë shitur. Nese ju e perdorni buxhetin e shtetit duke u thenë anëtarëve tuaj se keto ndihma i jepni ju? Çfarë është kjo? Blerje apo ? Kur e ke mizën posht kësulës , mos kerce si gjeli.
nuk e permenda emrin e partise suaj qe e financon shteti !por nese don te dish se ke si dhe ne çfare menyre financon shteti partite (dhe kur them shteti e kam fjalen per nje aleance partish qe qeverisin !) mund te pyesesh don kurtishin dhe ai me siguri eshte ne gjendje ta shpjegoje! sepse pèikerisht ne artikullin e tij denoncova faktin qe nga fabrikat shtetrore te ushqimit ju dhuruan iniziatives te presantuar si private nga don kurtishi nje sasi e mire ushqimi qe na perkiste te gjitheve ne qe paguajme taksat!
Bashkim, un pergjigjem per Partine qe drejtoj. Nuk jam ne qeveri e skam lidhje me te, jam kreu i Partise Nacionaliste he kurre skam bere veprime te tilla. Nese po je i lutur ti paraqesesh.
Nese ke dicka me menyren si po punoj une ne parti thuaje, nese jo mos me lodh koken me idiotlliqe birrash e kavallesh, se nuk jam un ai qe po marr mbeshtetje nga jasht vendit per te marr pushtet.
mund ta lexosh kete artikull mec ku iniziativa paraqitet si private dhe pas dy ditesh ky privati behet pjestar i qeverise http://www.erepublik.com/it/article/-mbp-400-energji-per-lojtaret-e-rinj--2170548/1/20
@Turp te dy paleve per keto veprime qe mund ti quaj nga me te ultat e me flagrante qe jane bere ne eShqiperi.
Kris HasaDay 1,860, 11:14 rilindasi, kam vene re qe te pelqen grupi west side family si dhe personazhe si pikachu....if u know what i mean...
e para kjo, dhe e dyta un kam folur ne pergjithsi, skam specifikuar asnje parti, shqiptaret ta bejne vete analizen, pra ska askush pse te preket ne shpirt, po kujt i djeg le ta mbaje.
dhe pastaj ky pjestari i qeverise do behet edhe antar i partise tende dhe pastaj po papritmas edhe partia e juaj vendosi te mbeshtesi kanidatin qe aleanca e kesaj partie ne pushtet do paraqesi! besoj se eshte e qarte gjithçka!!!!
arius argiri, kam respekt per ty, dhe ti dukesh se je ai personi me i ndershem i partis i cili nuk e di se c'valle luan zv/presidenti jasht.
http://prntscr.com/n0fhy
http://prntscr.com/n0fkz
A eshte puna jote mu perzi kris a qka dojn bajn njerzit ti smndesh mi ndal ! kte po ta them mos e shti veten qithka !
Kush është Bashkimi tani? Më vjen keq Kris, je i fundit që mund të flasesh për gjera të tilla. Tentove të riktheheshe me Avokatin e Popullit, madje ne reformatoret të mbanim qiriun duke u dhenë pak shije të shtetit ligjor , por ja që njerezit e partisë tuaj dolën kundër. Të kujtohet në chatin shqiptar kur isha në garë për deputet? Dhe kur humbet garën kur shkruanit në chat votoni për mua . Edhe një formë e keqperdorimit të chatit nga ana yte. Më vjen keq, je i konsumuar . Për befasi unë hyra në parlament asokohe, për herë të parë e ju humbet, mos perdorni gjera të tilla për konsum të brendshëm.
@ Arius Agriri @ te kuptova, por nga merr DONCURTISHI produkte nuk e di, dhe as qe me intereson !
thjesht ai ishte inicatori i ketij projekti dhe me pelqeu mendimi i tij
kris faleminderit per fjalet e mira! une po diskutoj ne pergjithesisi arius argiri dhe jo si kryetar partie dhe nuk me interesojne emrat! teorikisht une jam krejtesiht dakord me artikullin tend por praktikisht mendoj se hetimi i ketij fenomeni duhej te shtrihej edhe me tej qe te mos perzihet si thote populli shapi me sheqerin! nese i lexon me kujdes komentet e mija dhe provat qe te kam dhene besoj se do ta zbulosh se kush eshte shapi dhe kush shqeri i ketij fenomeni! sa per nenkryetarin e partise sime ai eshte nje qytetar i lire si gjithe te tjeret dhe eshte e drejta e tij te mendoj ndryshe nga une !!!!!
mbase mund te jem konsumuar me kohe, por te pakten s'jam konsumuar aq sa te organizoj nje tufe multesh per ta mbajtur partine ne top 5. por kjo esht e gjitha qe mund te flisni sepse sjeni te afte te paraqisni prova qe un kam bere keqperdorime. por mund t'ju them kaq, sado i konsumuar qe mund te jem e kam aq mundesi sa tja nxjerr bojen korrupsionit edhe nese esht i mbeshtetur nga adminet.
arius argiri, ka gjera me te thella se se mendimet ndryshe ne kete mes. mbase do i mesosh nje dite, e kur ta besh jam i sigurt qe do mendosh se kam pasur shume te drejte.
kris ! mund te dal kundra mendimeve te antareve te partise sime! por besoj se edhe pse eshte nje detyre e veshtire une mendoj se ti mund tja dalesh ta besh kete por per fat te keq kjo semundje tashme i ka futur rrenjet thelle ne politiken dhe ne shoqerine e ealbanias!!!
nuk ka kurrfare arsye se pse u turre direkt me komente negative Rilindas. nese kam permendur ne artikull partine ose personin tend atehere mund te justifikoheshe, por te dogji se e njeh mire veten e se cfare corbe ke gatuar, dhe se kam fjalen per artikullin e luciferit.
Nuk kemi nevojë për prova o Kris, gjerat që duken dhe janë të qarta nuk ka nevoj për të u thenë më shumë. Ne nuk kemi lidhje me administratoret o Kris, anëtaret e partisë tuaj kanë berë raportime masive ndaj Shqiptarëve ketu. Edhe një keqperdorim tjetër. Ne nuk mbajmë multies o Kris, shikoje partinë tende, nga faqet e fundit dhe shihi anëtaret dhe emrat e tyre. Cilës parti i humbin çdo ditë nga 5 anëtarë mesatarja? Nacionalistës pra. . Dhe sa për të perkdhelur, sepse i kam qejf mocaniket tuaj, mos e merë shumë për ters ketë komunitet. Gjerat ndodhin, ikin nga duartë ske çfarë benë.
arius, e verteta s'mbahet e fshehur gjate. kur te dale ne shesh te burrave do kemi mundesi te clirohemi nga viruset.
Unë nuk bera komente negative Kris Hasa, si avokat i popullit kur u akuzuam për multies cili ishte verdikti juaj? Është berë për të i eliminuar nga gara apo jo? Tani mos ndrysho qun. Nese do më gjeni mua duke dhenë para e duke blerë anëtarë unë do e le aktivitetin tim ketu. Mos tento të prishesh edhe pak gjera të ndershme që kanë mbetur ketu. Të prift shneta.
djema une nuk e di dhe as dua ti di keto gjera por do me interesonte sa ska me qe mos te shperqendroheshim nga problemi i artikullit sepse mu dhimbs pasuria e shtetit qe ne artikullin qe kam permendur me siper Visari (administratori i fabrikave shtetrore !) e dhuronte si ta ksihte prone private nje iniziative qe ne fillim u paraqit si individuale dhe pastaj u be shtetrore dhe partiake!!!!
e cuditshme pra se sa jeni te gatshem te nxirrni prova kur ka, e jo kur nuk ka. por preferoj qe anetaret te largohen me vullnetin e tyre e te drejtohen ne parti me ideale, e jo atje ku esht bere treg. por ajo qe me vret esht se po drejtohen aty ku ka pare.
sa per te vertetat e fshehura une ato qe kam mundur te nuhas i kam thene ballasi prandaj per kete arsye e kam ndergjegjen e paster dhe kete loje e luaj krejtesiht i qete !!!
kris te thash keto gjera nuk po i them tani por po te lexosh komentet e artikullit http://www.erepublik.com/it/article/-mbp-400-energji-per-lojtaret-e-rinj--2170548/1/20 ja kam thene visarit ketu e gati nje muaj me pare! tashme peshku mori ere! ndoshta qellimi i visarit ishte i mire dhe i sinqerte por ai u keqperdorua dhe ja ku jemi tani!
dua te them qe nuk kam mbajtur asnje fakt te fshehur per ta perdorur per qellimet e mija por e kam denoncuar kete dukuri qe ne hapat e saj te pare!madje nje i pranishem ne komentet e mesiperme me hoqi vererjtjen dhe me tha" arius duke kritikuar keto ndihma po i ben keq vetvetes se duket sikur populli te mos marri ndihma"! E pra une nuk dua qe populli te marri ndihma apo te lypi sepse lypja krijon qyetar koekulur qytetar pa dinjitet ! dhe qytetari pa dinjitet eshte skllav ! dhe me qytetar skllever mos prisni qe ndonje dite te behemi nje shtet i forte ne kete loje!!!
nuk e kam pare ate artikull me pare arius argiri. sidoqofte nuk eshte ne emer te nje partie.
ajo qe me beri pershtypje sot kur po lexoja titujt e artikujve sic e kam zakon perdite, vura re nje sere partish qe po ndiqnin kete politike ekonomike per te marre anetare, dhe per kete arsye e shkrojta artikullin.
kris ! ja ku e ke artikullin e zanafilles ndiq gjurmet e tij dhe do te shohesh se si iniziativa e presantuar si private ne fillim u be me pas presidenciale dhe partiake (te atyre partive qe votojne per presidentet e kesaj aleance partish!)http://www.erepublik.com/it/article/-mbp-mbushe-barkun-me-400-energji-2170565/1/20
leco komentet e mija ato te visarit dhe shiko se si pasuria shtetrore u fal si te ishte prone private!!! lexoji dhe shkruaj edhe artikull nese mendon se e tera kjo histori perben nje problem!!!!
Po e shoh se Rilindasi dhe Ariusi vetem se paskan fillu me akuzime ndaj tjerve , nuk eshte per tu habitur sepse kjo eshte strategjia e tyre ... "AKUZO , qe te te mos akuzojne" ...
That te dy qe partite tjera perdorin fondet shteterore per te marre apo joshe antare te rinje.
E kam vetem nje pyetje per ju , per ke e keni fjalen? Per programin UML?
Nese po , atehere pse nuk po dilni me fakte , me screenshot te ndonje bisede apo te ndonje thirje te pjestareve te "UML" qe t'i bashkohen ndonje partie te caktuar?
Nuk e di ku qendron problemi me juve... kur dikush punon per te miren e eShqiperise duke shpenzuar ore te shumta gjat javes per te shperndare ushqim tek lojtaret e rinje pa dallim partie apo MU-je , per te vetmen arsyeje se deshirojne qe te ndihmojne lojtaret eShqipetare... gjithashtu duke e dokumentuar ecurine e qdo jave te punes , vijne disa njerez si puna juaj dhe tentoni ta hidhni poshte tere ket mund.
Nje kohe akuzonit se qeveria nuk po i ndihmon lojtaret e rinje... tash akuzoni qe keto ndihma po shterrojne buxhetin shteteror dhe se po perdoren per perfitime partiake...
Asnje LEK nuk eshte marr nga buxheti i shtetit por vetem nga fabrikat shteterore jan marr ushqime Q5 , ushqime qe jan te lojtareve eShqipetare. Ne bejme vetem shperndarjen e tyre 🙂
Ne 2 artikujt e kaluar ku treguam ecurine e programit , beme thirrje per kedo qe ndihet i gatshem te ndihmoj ne kete iniciative te bashkangjitet me neve... Ku ishit ju dy?
Eshte qudi... qe ne artikullin e pare kishte komente pozitive nga lojtaret e partise Reformatore... ndersa ne te dytin nuk eshte asnje.. qfar i that atyre? Mos komento pozitivisht sepse te largojme nga partia? HAH...
Per qka do qe flisni , do te ishte mire ti mbeshtetni me fakte.. sepse perndryshe vetem beni figuren e budallait.
Per fund do e perdor nje shprehje te nje bashkpartiaku tuaj , por pak te modifikuar..
"Qente te lehin , por une do vazhdoj te punoj me ata qe deshirojne te punojne!"
Edhe ne fakt.. shumica e aplikuesve jane te partive Reformatore dhe Revolucionare , qe sipas juve jane parti opozitare... edhe asnjeri prej tyre nuk eshte DISKRIMINUAR duke mos i dergu ndihmat.. GJITHASHTU nuk ka pranu asnjeri prej tyre ndonje mesazh qe t'i bashkohen ndonje partie...
Pancho, sancho, shiko artikullin e PEA-së dhe e kupton se kush është furnizues, udheheqësi i grupit UML , e më pas , shiko sa ushqim jepen nga rezervat shteterore për ketë iniciativë e që më pas u zhvillua si iniciativë shteteroro-private. Deri ketu e ke të qartë apo jo? Shpresoj që po, tani askush nuk ka kontaktuar partinë reformatore që ditët kur ka zgjedhje të bejë artikuj, të na thotë do i ndihmojmë anëtarët e partisë suaj zyrtarisht. Edhe ketë e ke të qartë apo jo? Tani perderisa shteti është donatori kryesor , qytetaret pa dallim partie paguajnë taksa dhe kanë të drejtë në kerkesat e tyre për ndihma. Apo jo? Nese diçka nuk ke kuptuar ma thuaj.
Ke shume te drejte Kris. Shume e turpshme eshte kjo praktike. Dhe me e turpshme akoma eshte ta mbrosh ate.
Ksaj i thojne te shaje "Gomari Leprin nga veshet"!!! U kujtun me fol nacionalistet kur deri dje jepnin deri ne 500All vetem per nje vote!!! (por jo, jo nuk eshte e vertete pff)
Kto gjona kan ndodh dhe do vazhdojne te ndodhin ketu prandaj mos u boni si virgjeresha te shenjta kot!
Kto gjona ndodhin dhe ne realitet! Kush di tme thote sa veta jane me PD apo PS vetem prej programit qe kane kto parti dhe sa te tjere bashkohen me to vetem per perfitime personale dhe favore ne kembim te votes???
vetem se ndodhin ne realitet sdo te thote qe te mos perpiqemi ti parandalojme ketu. nacionalistet skane ofruar kurre para ne kembim te votes, te pakten jo ato anetare te mbeshtetur nga kryesite.
ne vend qe te mbani qendrim rrini e gjeni justifikime se kush i ka bere me pare apo se behen ne real. meqe po hiqemi si virgjeresha na e nxirrni bojen ju pjesa tjeter e popullit, e jo te vazhdoni te mbeshtesni te tilla akte. e pastaj ankoheni nga qeverite, kur ju vete si popull, si vendim-marres nuk jeni te gatshem ti dilni punes para.
Kris, i ke mesuar keq njerezit, i shoh qeveritaret dhe tentimet e tyre të na eliminojnë nga gara e parlamentit. Veprimet tua u benë precedent i keq.
aman se s'besoj ta keni problem te krijoni ca multe te tjera e te blini ca antar te tjer. me kto qe beni e keni parlamentin e siguruar.
Më mirë ndali anëtaret e partisë sate që të mos bejnë dredhi të tilla dhe të kalojnë nga momenti tek një parti tjetër se sa të mereni me neve. Sdo merem më më juve. Sido që të jetë , ia dini ketyre punëve.