Training Upgrade në q2, në fakt është "FREE"

Day 1,560, 10:01 Published in Albania Albania by RadeciVV

Praktikisht, para se të ekzistonte kjo upgrade, po të përdorje Training Ground të tipit që kushtonte 0.19 Gold(që besoj shumë prej jush e kanë bërë, pasi strength është baza e kësaj loje, dhe 0.19 gold megjithatë nuk janë edhe aq shumë e madhe), dhe që jepte 2.5 strength. Me këtë ju do e fitonit medaljen e Super Soldier më shpejtë, dhe do e paguanit goldin e harxhuar në njëfarë forme.

Pra, të duhet 250 strength për të marrë SuperSoldier Medal, ju duhen 24 ditë (me bonuse e me të gjitha), 24 * 0.19(ajo training që jepte 2.5 strength) - 4.56 gold. Pra ju do harxhonit 4.56 gold, por në anën tjetër merrni 5 gold dhe kështu madje dilni për ca në plus.

Mirëpo, a ndryshuan gjërat me upgrade-n e re që ka ofruar Plato?

PO. Nëse keni përdorur deri tani 0.19 gold për trajnim në çdo ditë, dhe siç ju thash në fund mund të dilnit madje në fitim, mos e bëni më.
Kurseni 0.19 gold që i investonit në training për të i akumuluar dhe për të bërë upgrade "Main Training Center" (kushton 20 gold).
Investimet më të mira janë ato që nuk ju kërkojnë pagesa shtesë për mirëmbajtje, andaj ky do ishte më i qëllimshmi.

Pra, ju me kursime merrni
-5 strength në ditë
-1 bonus në ditë
-5 bonuse esktra në 5 ditë
(pra si zakonisht).

që është = me 47 strength për javë, pa paguar gold, si dhe pa llogaritur bonuset e NE.
apo 37 ditë për medaljen e SuperSoldier.

Pra, për 10 javë e 4 ditë (sigurisht, më shpejt nëse gjeni forma tjera të fitimit të gold) ju mund të bëni upgrade training center tuajin që kushton 20 gold.

Pastaj do duket kështu
-10 strength në ditë
-1 bonus në ditë
-5 bonuse esktra në 5 ditë

që është = me 57 strength për javë, pa paguar gold si dhe pa llogaritur bonuset e NE.
apo 30 ditë për medaljen e SuperSoldier.

Kurseni një javë të tërë për të fituar medaljen e SS.

Gjithashtu mundohuni të vazhdoni me kursime dhe të bëni upgrade edhe training center që jep 2.5 strength(pra që është me pagesë 0.19 gold).
Pasi ta bëni këtë, ju fitoni 16 Strength në ditë, për vetëm 0,19 gold, që është 45% më mirë se sa kur keni marë 11 strength në ditë.

Pra do duket kështu
-10 strength në ditë
-5 strength nga Climbing Center (ajo që kushton 0.19 gold)
-1 bonus në ditë
-5 bonuse esktra në 5 ditë
= 117 strength në javë

Apo SuperSoldier Medal për 2 javë e 2 ditë.
Ju do harxhoni 3 gold dhe do fitoni 5, kjo është ekstra 2 gold çdo javë.

Me kohë upgrade i këtyre Center do ju nxjerrin paratë vet, andaj veproni si më lart, dhe e keni të garantuar.

DardanH