Te i japim fund?

Day 2,331, 17:24 Published in Albania Albania by iPanchO

Pershendetje vllezer dhe motra,

Po e shkruaj kete artikull nga mllefi dhe inati qe kam prej ndodhive te fundit ne kete loje te manipuluar.
Te gjithe e dijme qe para disa dite , adminet e kesaj loje erdhen me lajmin qe do te shtohen kater shtete te reja ( dy prej te cilave do te vijne drejtperdrejt nga votat ) e lojtareve te komunitetit mbare kombetar.

Si zakonisht , pronaret e kesaj loje sebashku me adminet erdhen me manipulimet e tyre duke mos e futur Republiken e Kosoves si pjestar te kesaj gare per t'u futur ne loje.
Arsyet jane te njejtat , nuk ndryshojne prej herave tjera dhe keto arsye per mua jane nenqmuese.

Ne si komunitet i dham kesaj loje mjaft gjalleri , lojtar te medhenj e luftra epike. Ishim shembull per shume shtete se numri i lojtareve nuk ka rendesi , por zemra e nje komuniteti eshte mbi te gjitha.
Arritem disa here te rimarim nje pjese te Shqiperise natyrale e cila fatkeqesisht ne kete loje te manipuluar eshte si regjion i Serbise... knaqesine , krenarine dhe mbi te gjitha qefin qe e perjetuam kur per here te pare Kosova u vesh me ngjyre te kuqe eshte e papershkrueshme , ndenja qe nuk ndryshuan aspak edhe hereve te tjera dhe nuk do te ndryshonin po te ndodhte edhe 1 mije here.

Por shtrohet pyetja , pse te "pushtojme" Kosoven kur ajo eshte Shqipetare? Vetem sepse disa njerez me qellime te caktuara nuk deshirojne te njohin realitetin? Vetem sepse kjo loje eshte ne doren e tyre?

Une them , qe komuniteti yne te reagoj ndaj kesaj padrejtesije njehere e mire! T'i japim fund avantures tone se bashku duke kerkuar nje zeri qe eShqiperia te largohet perfundimisht nga kjo loje ku drejtesia eshte fjale e panjohur ,
kurse standartet e dyfishta dhe diskriminimi jane te perditshme.

UPDATE:

Me ane te ketij peticioni , ne do te kerkojme nga stafi i lojes eRepublik , qe eShqiperia te fshihet nga harta. Nuk do te lejojme qe atdheu yne te bie ne doren e lojtareve jo-Shqipetare dhe te perdoret per interesa te tyre. Zeri yne do te degjohet.

NENSHKRUAJ EDHE TI , te gjithe sebashku!

Peticioni : http://www.ipetitions.com/petition/erase-ealbania-from-the-erepublik-world-map

Kerkesa : I , as a member of the Albanian community in eRepublik , am against the discrimination towards the Albanian community regarding the "Republic of Kosova" issue. I am against the hypocrisy and double standards that are being implemented by the game owner and the admins. I do not recognize the validity of the results from the first poll , because the Albanian community (eAlbania) did not participate in it.

Therefore , by signing this petition I demand that eAlbania to be erased from the eRepublik world map. I am done with this game and i refuse to let my homeland as an active country in this game, to be used from other players who are not real life Albanians.


Une perveti do te vazhdoj lojen per vetem edhe nje jave , dhe do te punoj ne drejtimin e ketij peticioni dhe pastaj pavaresisht nga rezultati do t'a braktis kete loje perfundimisht.

Ju lutem te gjithe juve qe te jepni mendimin tuaj per kete nisme!

Falmenderit per vemendjen



P.S Te gjithe ju te cilet deshironi te vazhdoni lojen , nje zgjidhje tjeter per mendimin time eshte qe te kaloni ne ndonje shtet tjeter me nenshtetesi (pasi qe nese numri i lojtareve Shqipetar bie , shteti yne do te rrezikohet nga PTO)