Partia Përparimtare

Day 1,943, 07:28 Published in Albania Albania by Sei Kaon


eShqiperia ka bere disa ndryshime pozitive, por akoma institucionet e saj jane larg kuptimit te shtetit ligjor dhe te demokracise te se ciles jemi ne kerkim. Ne kemi vene re se ne kete kohe politika e konfliktit, intriga, lufta per pushtet, i kane çuar shqiptaret ne meri, ne dhune duke e lene vendin te mjeruar.

Partia Perparimtare duke qene nje levizje plotesisht perendimore dhe moderne por njekohesisht dhe nje levizje e shqiptareve patriote, gjykon qe detyra jone eshte te ngreme dhe te mbajme lart dinjitetin e shqiptareve kudo qe jane, brenda dhe jashte eShqiperise.

Ne Partine Perparimtare e kane deren e hapur te gjithe shqiptaret e ndershem dhe patriot pavaresisht nga bindjet e tyre personale dhe ideologjike, per te kontribuar per nje eShqiperi ndryshe nga kjo e sotmja, per nje eShqiperi qe ka ligj, drejtesi, rend dhe mundesi te barabarta per te gjithe, per te zhvilluar dijet dhe aftesite e tyre ekonomike, politike dhe ushtarake ne eRepublik.

Partia Perparimtare konsideron prioritare dhe vendimtare marredheniet me eSHBA. Ne me SHBA-ne (ne RL) na lidh nje histori e gjate simpatie dhe respekti. Qe nga krijimi i shtetit Shqiptar ne periudhen e mbretit Zog dhe megjithe nderprerjet ne komunikim gjate komunizmit keto lidhje dhe kjo histori bashkepunimi eshte rihapur me entuziazem ne periudhen e demokracise dhe e kulmuar me nderhyrjen ushtarake te NATO per clirimin e Kosoves nga pushtuesi serb. Ne gjykojme qe kjo histori bashkepunimi do te vije dhe do te zgjerohet me ndihmen dhe transparencen te cilen do te mundohet te krijoje Partia Perparimtare. Ne i garantojme aleatet tane te eSHBA-se, se te gjitha impenjimet e marra ne fushen politike, juridike dhe ushtarake do te respektohen dhe do te zgjerohen me tej, sepse aleati i natyrshem i eSHBA ne Ballkan eshte pa kurrfare dyshimi, eShqiperia.

Partia Perparimtare u ben apel patrioteve, atdhetareve, politikaneve te pergjegjshem, te gjithe shqiptareve, qe te bashkohen ne nje front te vetem per perparim. Askush nuk mund te luaje me fatet e kombit shqiptar, me jeten tone, me kulturen tone, me historine tone, me popullin shqiptar.

Kam nje mendim dhe nje bindje te plote se kombi shqiptar ka ato aftesi te jashtezakonshme te cilat mund ta bejne eShqiperine nje shtet dinjitoz ne arenen nderkombetare dhe plotesisht funksional ne te gjitha aspektet.
RROFTË eSHQIPËRIA!

Me respekt,
Sei Kaon