Lume fjalesh...

Day 1,923, 00:37 Published in Albania North Macedonia by ¤Anon.4750191¤

E shkruaj kete artikull duke ju drejtuar anetareve qe qeverise dhe bemave te tyre. Sinqerisht i vetmi person qe duket se po punon ne qeveri eshte Ujku76. Ne rastin konkret, ne rezistencen e Tiranes ai ka shpenzuar para reale me thase, e i ka dale zot luftes duke e gdhire tere naten. Aq sa po me vjen dhe disi zor te filloj kritiken time te zakonshme, por kjo duhet bere, sepse pas se gjithave i drejtohet qeverise aktuale. Ne kete fushe bej fajtor pjeserisht dhe Ujkun sepse s'ka bere nje perzgjedhje te sakte. Ja dhe shpjegimet e meposhtme.

Ministria e Mbrojtjes - Me se shumti ministria ku kam dhe vete kontakt pasi drejtoj njesine ushtarake "House of Hasa". Le shume per tu deshiruar organizimi. Sulmet e perbashketa jane kaotike, nje lemsh i vertete kurse lufterat organizohen ne moment te fundit. Rezistenca e pare na u lajmerua si serioze, e nuk doli ashtu si mendonim. Dhe kjo lufta e famshme qe beme dje u mbeshtet nga aleanca ne betejat e fundit pasi ne fillim ata as qe donin te hapnim rezistence sepse ishin te zene me te tjera luftera dhe ne Kroaci s'mund te hapej RW.

Ministria e Jashtme - Destabiliteti i aleancave beri qe Shqiperia te kishte veshtiresi ne marredheniet me te huajt. Na u be thirrje nga Ministri i Jashtem Pikachuku qe kush deshironte te kontribonte ne kete fushe ta lajmeronte. Duke qene se une kam pasur kontakt me shume shtete (pasi kam qene 6 here MoD) ofrova ndihmen time e prisja udhezime nga ministri, udhezime qe nuk erdhen kurre. E dyta ishte kur propozova nje mbledhje midis komandanteve te njesive ushtarake, Ministrise se Jashtme dhe te Mbrojtjes. Ne rregull me tha personi ne fjale. Do i them Ujkut ta bejme. As kjo nuk u realizua. S'e kuptoj pse.

Qeveritaret pa portofol - Kjo i drejtohet Ministrit pa Portofol, Arius Argiri dhe sekretares se shtetit, Afrodita Mf. Dy njerez te cileve i bera disa pyetje dhe ishin te gatshem te shkruanin nje roman te tere me komente, mund te gjeje gjithcka ne ato komente pervecse pergjigjet. Arsyet qe nuk jepeshin pergjigjet ishin:
1. "Jemi te zene me luften" (sepse te shkruaje nje lume komentesh kerkonte me pak kohe mbase se sa te jepje 10 fjale per pergjigjet).
2. "Ketu jemi ne kongres, dhe pergjigjet jane vetem per kongresin".


Epo ja qe lufta mbaroi, dhe ketu s'jemi me ne kongres por ne shesh te popullit. Pra pres pergjigjet tuaja ne komente qe te lexoje tere populli.

1. DardanH beri nje artikull qe njerezit te jepnin propozimet e tyre per qeverine. Sa propozime jane leshuar nga populli?

2. Sa nga ato propozime u shqyrtuan e u realizuan?

3. Na u tha qe programi i qeverise do publikohej pak pas zgjedhjeve. Ku eshte ky program?

4. Si lejohet komandanti i nje MU-je shteterore te bej thirrje politike per tju bashkuar partise?

5. Pse as qe u hap nje lufte per kongres, por u hap shume me vone?

6. Cfare pune ka bere Ministria pa portofol dhe sekretaria e shtetit?

7. Premtuat Shqiperi Etnike. U realizua kjo gje?


Kesaj rradhe ju lutem jepini pergjigjet me pika e jo duke shkruar romane. Kerkonit transparence, kete po ju kerkojme dhe ju. Tani do ta lidh pak artikullin me titullin e tij. Me keni kujtuar nje nga kenget e mia te preferuara italiane, "Fiumi di parole" (Lume fjalesh). Kjo ka qene gjithcka qe keni bere, nje lume fjalesh ne te cilen nuk mund te gjehet asgje qe kerkohet.

PS: Ju lutem kursejini lumenjte me fjale sepse skam aspak ndermend ti lexoj. Une kerkoj pergjigjen e ketyre 7 pyetjeve, nuk kerkoj nderrim teme, te thoni se kujt i perket ose jo loja, se cfare kemi bere ne e cfare po beni ju....thjesht dua pergjigjet.
Faleminderit 🙂


EDIT:
Sei Kaon to Kris Hasa | 6 minutes ago
Has
Maa ka bllokuar platoja komentin!
Thuaj pak atje se Pikachuku nuk ishte dje fare gjate gjithe dites FARE. I kam folur une ambasadoreve qe te lobonin, qe te kerkonin ndihme. Une i kam udhezuar dhe mund te kem marre plote ushtare. Ne dy betejat e fundit: kroatet qe drejtonin D4 i kisha marre une, ne D3 boshnjaket i kisha marre une. Plote franceze erdhen te luftonin gjithashtu.
PIKACHUKU NUK ISHTE HICGJEKUNDI!!!!!!
THUAJE PAK TE KOMENTET.

- Ambasadori I Shqiperise ne France