Konkurs Javor!

Day 1,915, 08:34 Published in Albania North Macedonia by AqifPasha

Te nderuar qytetare Shqiptare !

Kjo qe po parashtroj eshte nje iniciative personale dhe shpresoj qe te kete pjesmarrje sa me te madhe.

Duke nisur nga dita e neserme (e diel date 17/02/2013), e cila perkon edhe me daten zyrtare te pervjetorit te pavarsise se Kosoves, kam menduar qe te hap nje konkurs per Artikullin me te bukur te javes.

Gjithçka qe duhet te beni eshte te shkruani nje artikull ne gazeten tuaj dhe te ndiqni 2 rregullat e tjeshta si me poshte:

Koha e publikimit te artikullit: 17 shkurt - 23 shkurt

Menyra e pjesmarrjes: me ane te nje Mesazhi Privat ku do me dergoni linkun e artikullit tuaj

Menyra e Velresimit: vleresimi do te merret nga une personalisht,duke vleresuar Permbajtjen, Gramatiken, Estetiken, Popullaritetin.

Shpeblimi: 100 ALL per vendin e pare, 50 ALL per vendin e dyte dhe 25 ALL per vendin e trete. Nuk jane shume por jane te gjitha fonde personale (dhe fatkeqsisht nuk jane te shumta). Shperblimi do te behet te Dielen me date 24.


Duke filluar qe neser, mjafton te plotesoni 2 pikat e para per te marre pjese. Pjesamrrja , normalisht eshte falas sepse nuk e bej per qellime fitimi por thjesht nje menyre per te bere diçka te re.

Shpresoj qe te merrni pjese sa me shume ne kete konkurs te hapur per te gjithe Shqiptaret kudo qe jane. Nese si here e pare do te kete sukses, do te vazhdojme edhe ne javet e ardhshme.
Stay tuned ...


Me respekt
AqifPasha