ALBANIAN Y-DNA 🇦🇱ILLYRIAN BLOOD ✴Tests Results 2018💣

Day 4,187, 16:36 Published in Albania Argentina by Illyrian XxX
Përbërja Gjenetike Shqiptare Sipas Linjave Atërore apo Y-DNA (201😎

Contents:
1 Haplogrupi E1b-V13 ose E-V13
2 Haplogrupi J2b2-L283 ose J-L283
3 Haplogrupi R1b-M269 ose R-M269
4 Përfundim

Një Y-DNA haplogrup definon linjën atërore. Me një fjalë ata që kanë të njëjtin haplogrup, ndajnë të njëjtin paraardhes nga linja e babait. Y-DNA gjendet vetëm në meshkuj dhe trashëgohet pa rekombinim nga një brez në tjetrin. Kështu që mund të përdoret për të gjurmuar në mënyrë të qartë një linjë të drejtpërdrejtë të babait. Statistikat aktuale të Y-DNA haplogrupeve të Projektit Shqiptar për ADN nga gjithsej 680 meshkuj shqiptarë, dhe ata me prejardhje shqiptare (të testuar në FTDNA, YSEQ, dhe Geno 2), janë si vijojnë:

E1b-V13: 29%
J2b2-L283: 18%
R1b-M269: 20%


I1-M253: 6%
I2a-M423: 5,5%
R1a-M417: 4%
G2-P287: 2,5%
I2c-L596: 2%
J2b1-M205: 2%
J1-M267: 0.8%
J2a-M410: 0.6%
E1b-M81: 0.3%
T1a-CTS8862:0.2%

Ende nuk kemi një numër shumë të madh që reprezanton të gjitha trevat shqiptare për me dhënë ndonjë konkluzion më të mirë ose për me pas shifra më precize, meqë shumica e madhe e të testuarëve vinë nga Kosova, dhe pastaj Shqipëria dhe Mali i Zi e.t. Sidoqoftë, sipas këtyre testeve të ADNs me shifra, shihet qartë që kromozomi Y i shqiptarëve në shumicë të madhe dominohet nga tre Y-DNA haplogrupe: E1b-V13, J2b2-L283, dhe R1b-M269. Kështu që në këtë artikull do të përqëndrohemi në këto tre dhe çka dihet deri tash.




Haplogrupi E1b-V13 ose E-V13!

Ky haplogrup rrjedh nga E1b-M78>Z1919>L618>V13. Ka disa teori rreth arritjes së E-V13 ose degës paraardhëse te tij, E1b-L618, për në Ballkan dhe Evropë. Teoria me e pranueshme është që ka ardhur ne kohën e Neolitit ose Mezolitit nga ana e Levantit ose Afrikës veriore. Shembulli me i hershëm i degës paraardhëse të tij, E1b-L618, në eshtra të ADN antike është gjetur në një kulturë Neolite në Kroaci (Dalmaci) që daton nga 5485 p.e.r. Që do të thotë se origjina e mutacionit E-V13 duhet të jetë dikund në Ballkan. E-V13 ka pas një përhapje shumë të shpejtë në kohën e Bronzit ku shihet se dega kryesore e tij, E-CTS5856 ndahet në shumë subklada para rreth 4000 viteve, ose 2000 p.e.r. që koincidon me paraqitjen e popullatave Paleo-Ballkanike, siç janë Ilirët, Thrakët, Grekët e Lashtë. Sipas studimeve anonime shkencore, përqindja më e lartë arrihet tek shqiptarët me rreth 35%, pastaj Grekët rreth 20%, dhe në shtetet sllave të jugut midis 10-20%. Poashtu gjendet në përqindje të ulët në vise të ndryshme te Evropës, si dhe për-rreth mesdheut. Në trevat shqiptare E-V13 përqindjen më të lartë e arrin në Kosovë me rreth 45%.





Haplogrupi Proto-Ilir J2b2-L283 ose J-L283!

Ky haplogrup rrjedh nga J2b2-M241>L283. Në kohët e hershme të Neolitit para rreth 10 000 viteve, J2b2-M241 ndahet në dy dega: J2b2-L283 që eventualisht migron për në Ballkan/Evropë, dhe J2b2-Z2432 që eventualisht migron për në Azi Jugore. Pra, supozohet që J2b2-L283 ka ardhur në Ballkan dikund midis Neolitit deri në kohën e Bronzit (para 7000-4000 viteve) nga drejtimi i Lindjes së Afërt. Shembulli më i hershëm i këtij haplogrupi në eshtra të ADN antike është gjetur në Dalmaci, Kroaci, që daton nga 1550 p.e.r. që do të thotë ka qenë një ndër haplogrupet Ilire. Përqindja më e lartë në botë e J2b2-L283 gjendet në Ballkan, pikërisht tek shqiptarët, që sipas studimeve anonime reprezanton rreth 18-25% të linjave atërore, pastaj nën Grek dhe Vlleh midis 7-10%, Itali rreth 5%, në shtetet Sllave të jugut nën 5%, dhe në viset tjera të Evropës në një përqindje të ulët (1-3😵. Në trevat shqiptare J2b2-L283 përqindjen më të lartë e arrin në fiset veriore shqiptare, që aktualisht përbën 33% të linjave atërore.



Haplogrupi R1b-M269 ose R-M269

Supozohet që ky haplogrup në përgjithësi është shpërndarë me përhapjen e gjuhëve Indo-Evropiane në kohën e Bronzit nga Stepat. Përqindjen më të lartë e arrin në Evropën perëndimore me mbi 50% në disa shtete. Mirëpo atje është nën degën R1b-L51 që nuk ka lidhje me degat Ballkanike dhe ato Lindore për 6200 vjet. Në Ballkan ky haplogrup përqindjen më të lartë e arrin tek shqiptaret që sipas studimeve anonime reprezanton rreth 20% të linjave atërore, pastaj nën Grek, dhe në shtetet sllave rreth 5%. Degat kryesore të R1b-M269 që gjenden midis nesh, shqiptarëve janë nën R1b-Z2103 dhe R1b-PF7562, siç mund te shihet në pemën filogjenetike. R1b-Z2103 është gjetur në eshtra të ADN antike ne kulturën Ilire në (Kroaci) në kohën e Bronzit, që daton nga 2725 p.e.r.






Përfundim
Rrjedh pyetja si krahasohen linjat atërore (Y-DNA) tona me ato antike nga periudha të ndryshme në Ballkan. Në studimin e sivjetshëm “The Genomic History of Southeastern Europe”, janë analizuar eshtra të ADN antike nga Evropa juglindore nga periudha të ndryshme. Në Ballkan në kohën e Neolitit nga kulturat siç është Vinça, janë gjetur Y-DNA haplogrupe që sot janë gati jo-egzistuese në popullatën shqiptare, siç është G2a. Që do të thotë, gjenetikisht (për nga Y-DNA) nuk ka ndonjë kontinuitet midis popullatave Neolite me etninë tonë, ose me ndonjë etni tjetër moderne. Duke u bazuar nga ADN të eshtrave antike të deritanishme si dhe shpërndarja filogjenetike, dy nga haplogrupet kryesore që sot gjenden midis nesh, J2b2-L283 dhe R1b-Z2103, në Ballkan paraqiten në kohën e Bronzit. Haplogrupi E-V13 ose dega paraardhëse e tij, edhe pse ka qenë prezent në kohën e Neolitit në Ballkan, duket që nuk ka qenë ndonjë faktor deri në kohën e Bronzit. Duhen më shumë mostra të ADN antike nga kohët e lashta nga Ballkani për me dhënë diçka definitive, por aktualisht duket që etnogjeneza jonë është formuar në kohën e Bronzit, ndoshta pikërisht në Ballkanin perëndimor, që koincidon me paraqitjen e popullatave Paleo-Ballkanike, siç janë Ilirët.
Pra me këtë metodë të shekullit të 21, me YDna sapo kemi treguar që populli ynë as ka ardhur nga Kaukazi para 500 vjetësh as jemi nordikë nga malet urale para 1000 vitesh, as turq dhe asgjë tjetër (siç kan dëshiruar armikët e shqiptarve), përveç se popull autokton iliro-Shqiptar, farë Indoeuropiane siç ësht dhe gjuha jon, Gjuha Shqipe
Dhe së fundmi, vërtet mundeni dhe ju të bëni testin e ADNs me kosto rreth 90-150 Euro dhe mjafton ta bejë një mashkull i fisit, nga ana e të Atit sepse gjith fisi mashkullor ka të njëjtën gjenezë YDNA.
Deri tash jan bo 680 Teste të yDNA në mbarë shqiptarin. Qdo njeri qe don tu e bo kët test kontaktoni në faqen *(gjenetika Pik Kom) sepse do shtoheni dhe ju në kët studim dhe do kemi ma shum munsi me pa ni numër mjaft ma t madh të testuarish dhe do kena edhe nji Studim më madhor mi ADNn pra prejardhjen ton Autoktone, Iliriane Arbëroro Shqiptare.👐



25-30 comments needed!
Faleminerit.