[Ministria e Mbrojtjes] - Udhëzim për qytetarët shqiptarë - (UDHEZIM I VJETER !)

Day 3,478, 20:26 Published in Albania Spain by DeltaJuliet SFO

Përshëndetje të gjithëve.

Ministria e Mbrojtjes kërkon t'ju udhëzojë për luftrat e ardhshme midis Shqipërisë dhe Republikës së Moldavisë të cilat janë të gjitha TW (Training War) dhe gjithashtu t'ju informojë për situatën e ditëve të fundit.
Ju bëj me dije se ky udhëzim duhet të zbatohet menjëherë dhe nga të gjithë qytetarët shqiptarë pa përjashtim.

Gjatë ditës së djeshme, 28 maj 2017 (Dita 3477 në eRepublik), një antar i parlamentit të Maqedonisë ka propozuar ligjin NE (Natural Enemy) kundër Shqipërisë.
Presidentit të vendit tori01 i është komunikuar nga CP maqedonas që ky ligj nuk është serioz. Gjithashtu unë kam komunikuar me MoD maqedonas dhe i kam kërkuar më shumë informacione rreth propozimit të këtij ligji. Përgjigjja e MoD maqedonas ishte që me siguri ligji është propozuar nga ndonjë 12 vjeçar dhe nga pakujdesia. Ligji është refuzuar dje nga parlamenti maqedonas (12 pro, 10 kundër) sepse nuk kishte arritur numrin e nevojshëm të votova pro (66% e parlamentit).
Para disa orësh është propozuar përsëri Shqipëria si Armik Natyral nga i njëjti kongresmen i parlamentit maqedonas. Dhe kjo tregon që nuk është bërë nga pakujdesia herën e parë, por me qëllim nga ky kongresmen. Me shumë mundësi duhet të jetë ndonjë 12-15 vjeçar, ashtu siç më informoi MoD maqedonas. Gjithsesi ky është problemi i tyre dhe i joni.

Mendoj që edhe ligji i sotshëm do të refuzohet. Por në rast se ky ligj do të pranohet kundër vullnetit të qeverisë aktuale maqedonase dhe në favor të qejfit të disa lojtarëve, Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë do të marrë masa që pala maqedonase të mos ketë mundësi të sulmojë një nga rajonet tona fqinje me Maqedoninë.
Prandaj që sot MoD po nxjerr një udhëzim si masë paraprake.

--NUK duhet të luftoni në luftrat direkte "Republic of Moldova vs. Albania". NUK duhet të bëni asnjë hit, në mënyrë që luftën e ardhshme direkte në Tiranë, Moldavia ta fitojë sa më shpejt. Lufta aktuale në Southeastern Albania po zgjatet shumë, prandaj NUK duhet të luftoni në favor të Shqipërisë. Duke qenë këto dy territore "të pushtuara" nga Moldavia, Maqedonia nuk mund të sulmojë nëse kalon ligji NE. Dhe duke mos pasur kufinj me Shqipërinë, ligji NE i Maqedonisë do të shfuqizohet.

Ne kemi një marrëveshje me Republikën e Moldavisë në lidhje me TW. Luftrat direkte DUHET t'i fitojë Moldavia dhe luftrat e rezistencës DUHET t'i fitojmë ne, prandaj ju kujtoj se ky udhëzim është i vlefshëm gjithmonë. Por dy ditët e ardhshme duhet të merret shumë seriozisht nga të gjithë.

Gjithashtu dua t'ju informoj se qeveria shqiptare po diskuton mundësinë që të bëjmë një TW me Maqedoninë, meqë edhe qeveria maqedonase ka kërkuar një të tillë. Diskutimi është akoma në fazat e para dhe akoma nuk ka asgjë konkrete.

Ju falenderoj për leximin dhe do informoheni gjatë ditëve në vazhdim për çdo urdhër apo udhëzim të ri nga Ministria e Mbrojtjes.

Me respekt
Ministër i Mbrojtjes
DeltaJuliet SFO