[Levizja Militariste Shqiptare] Realizimi i programit dhe ideve

Day 2,044, 11:25 Published in Albania North Macedonia by ¤Anon.4750191¤


Dy dite me pare eshte riformuar historikja Partia Nacionaliste ne Levizjen Militariste Shqiptare, levizje e cila do t'i qendroje besnike idealeve te shenjta patriotike te ish-PN, por qe do te avancoje ideologjine e vet.

Per programin e pergjithshem te levizjes sone, mund te klikoni KETU.
Emri i levizjes eshte ndryshuar per te qene me komfort ideologjise ushtarako-nacionaliste.
Tani, disa elemente te tjera qe duhet te dini per kete levizje.

1. Ne nuk do te presim te shtijme pushtetin ne dore per te realizuar programin tone, madje puna e vertete do te filloje pas rreth 2-3 ditesh, ku do te mundohemi te bashkepunojme me ushtrite potente te vendit, per te sjelle nje fryme te re dhe reale bashkepunimi dhe reformash.

2. LMSH nuk ka ndermend te bashkepunoje me asnje force politike, ajo do te bashkepunoje me ushtrite dhe individed e luftes. Mbeshtetja jone do t'i jepet atyre qe kontribojne fort ne lufte, do te ndihmohen partite, ushtrite dhe individed qe i bashkohen kauzes sone. (Kujdes! T'i bashkohesh kauzes s'do te thote te behesh anetar ne LMSH, por te veprosh me parimet e saj)

3. Nese mendoni se kjo levizje per zgjedhje presidenciale do te jete gjithmone ne mbeshtetje te partive te caktuara, gaboheni. Ne do te mbeshtesim kandidatin qe i afrohet me se shumti ideve tona.

4. Ne nuk jemi nje parti e mirefillte politike, jemi nje levizje me politika ushtarake. Nuk kemi ndermend te merremi me fjale sic eshte bere nje here e nje kohe, gjithcka u sterprovua, eshte koha te bejme vertet dicka te mire per vendin, qe te jete model edhe per vendet e tjera. Meqe jemi pak ne numer si popull, le te perpiqemi te pakten te jemi pak e sakte.

5. E fundit dhe me e rendesishmja, ne nuk ju kerkojme te anetaresoheni ne levizjen tone per te qene thjesht numer. Nese e ndjeni vertet se mund te vini e te beni dicka te mire ejani, nuk kam aspak deshire qe te jemi nje parti me numer te madh inaktivesh, e kur te therrasim mbledhje te jemi vetem 5 veta atje, jo, ose do jemi pak, e do jemi aktive, ose do jemi shume e perseri aktive. Pas se gjithash ne synojme me se shumti nje kauze e nje ideal, jo vende ne parlament.

Kush ka pyetje apo paqartesi ju lutem t'i shtroje si komente ne kete artikull, pergjigjet do te jepen per te gjitha pyetjet.
BASHKOHUNI ME LEVIZJEN MILITARISTE SHQIPTARE, PER NJE SHQIPERI TE RREPTE USHTARAKE!