(A.D.A) Aplikoni për ambasadorë

Day 1,968, 09:53 Published in USA Albania by Rilindasi





Të nderuar bashkombasë, akademia diplomatike shqiptare ju fton që të aplikoni për ambasador të eShqipërisë .

Ne do të bazohemi në tre koncepteve themelore :

1. Diplomacia është metoda e vendosur e bisedimeve në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ajo është arti i manaxhimit të marrëdhënieve ndërkombëtare, kryesisht përmes bisedimeve. Shpesh diplomacia ngatërrohet me politikën e jashtme. Termat janë të ndërlidhur, por jo sinonimë. Diplomacia është instrumenti i politikës së jashtme që përcaktohet nga drejtuesit politikë, megjithëse diplomatët mund të japin këshilla në këtë drejtim. Politika e jashtme përshkruan dhe përcakton synimet, strategjitë për arritjen e tyre, dhe taktikat që duhen përdorur në sensin e gjerë të fjalës. Diplomacia zbaton politikën duke përdorur çfardo taktike që i duket e përshtatshme brenda orientimeve të dhëna. Mjeti i saj parësor janë negociatat. Në përgjithësi, politika e jashtme shpallet publikisht, ndërsa diplomacia në shumicën e saj është sekrete, megjithëse rëzultatët e saj zakonisht bëhen publike.

2. Synimi i diplomacisë është të çojë përpara interesat e shtetit, të cilat diktohen nga gjeografia, historia, dhe ekonomia. Diplomacia, si alternativë e luftës për të arritur synimin kombëtar, ka armë fjalën. Shpesh, por jo gjithmonë, ajo përpiqet të ruajë dhe forcojë paqen. Diplomacia përpiqet që të forcojë shtetin duke fituar avantazhe, duke bërë aleatë dhe duke neutralizuar oponentët. Pra, ajo përpiqet që të krijojë vullnet të mirë në drejtim të shtetit që përfaqëson. Kjo nuk arrihet lehtë, në varësi të shtetit dhe fazës së zhvillimt të tij.

3. Nëse i shohim në total, detyrat e ambasadorit janë ulja e fërkimeve, përmirësimi i marrëdhënieve dhe manaxhimi i ndryshimeve, që gjërat të bëhen kurdoherë me rregull. Detyra e ambasadorit, është edhe të japë këshilla dhe të paralajmërojë. (Bisedat me ministra të jashtëm, kryeministra dhe zyrtarë të tjerë kyç, duhen raportuar me besnikëri, hollësi dhe saktësi të madhe.)
Pavarësisht nga natyra e problemit, bashkëbieduesi, negociuesi (ambasadori), duhet kurdoherë të shfaqë siguri, besueshmëri dhe kredibilitet. Ai kurdoherë duhet të përpiqet të krijojë besim dhe të duket i ndershëm dhe i drejtë, duke u përpjekur të kuptojë edhe shqetësimin e palës tjetër. Forca e karakterit, precizioni, qartësia, kurajoja, durimi, dhe një gjendje e balancuar nervore, janë të domosdoshme, së bashku me mosdurimin e kalkuluar që mund të përdoret taktikisht. Një bisedues/negociator i aftë, me përvojë e di mirë edhe sensin e kohës, kur të përdorë paralajmërimin dhe kërcënimin ose koncesionin. Për këto diplomatët, dhe në mënyrë të veçantë ambasadorët, duhet të jenë të përgatitur mirë, dhe shumë mirë.


Rilindasi

Albanian Diplomatic Academy