Vendi i pare ne Kongres per Lidhjen e Arbrit

Day 2,137, 11:16 Published in Albania Albania by Kthetra Alb


Te dashur vellezer,

Lidhja e Arbrit ju falenderon te gjithe atyre Shqiptareve qe ne kane shprehur besimin e tyre me vote. Arritja e vendit te pare ne zgjedhje me nje rezultat rekord prej 32% na ve para pergjegjsive te medha dhe do punojme sa me shume per te miren e Shqipes tone dhe te secilit lojtar.

Ju praqesim kesaj here nje skuader te forte prej 13 Kongresmenesh, nje perzierje ideale mes:
- lojtaresh te vjeter me eksperience si Andiroid, tori01, Hajdaraga, Arius Argiri, Nessi 91
- anetaresh te suksesshem te qeverise si Endritt Zekka
- shqiptaresh qe na kane zbardhur faqen ne USA, si MaestroAkel, strateg1, Zhvejk Again
- dhe lojtaresh te rinj e plot energji e aktivitet, si Rexhep Dajkovci, Melisio, I L L Y R I C U M, Ky Djali (Levizja Memedheu)

Ne fakt duhet te ndjeheshim shume te gezuar, por nuk na ben zemra, kur shohim gjendjen e veshtire qe e ka kapur vendin tone, me krizen qe u krijua pa te drejte nga ata qe perhapen fjale deri te armiku per gjoja tradhetine e Presidentit tone, por dhe nga reagimi shume emocional i Presidentit.

Kjo tregon se sa pak vlere ka, t'i shkosh zenkave deri ne fund, me sharje, shpifje e ofendime, a thua se njera pale apo tjetra do fitojne ne fund. Nuk kemi asnje arsye te zihemi. Te gjithe e duam Shqiperine, te gjithe e duam vllaun tone. Shtoi kesaj dhe pak respekt me shume e pak gjakftohtesi me shume, dhe do ta shifni sa do perparojme e sa mire do ndjehemi se bashku.

Lidhja e Arbrit ju garanton, se anetaret e saj te qeverise - Zv/Presidenti, Kryeministri, Ministri i Ekonomise, ai i Edukimit dhe zv/Ministri i Mbrojtjes - jane te gjithe ne krye te detyres e do ta vazhdojne ate deri ne fund te mandatit.

Mbeshteteni Lidhjen qe te ecim perpara se bashku.

Respekte e rrofte Shqipja!
Kthetra