Urime!

Day 2,086, 10:04 Published in Albania Albania by cLaw eagLe

Bashkatedhetare urime per zgjedhjet dhe zgjedhjen e presidentit.
Urime dhe fat Presidentit te eShqiperise. Ishte vertet nje rrugetim i mire dhe kenaqesi tua prezentoj programin para jush. Sado pak u mundova sidomos me artikullin e dyte ta beje nje fushate dinjitoze dhe me interesante, pak a shume te sjelli nje fryme kreative ne mesin tone. Zhgenjehem shume qe nuk pati mundesi te realizohet programi, jo per vete, me vje keq pak per te rinjte qe nuk iu dha mundesia te perjetonin diqka te mire nepermes programit mirpo kjo eshte demokracia, kjo eshte zgjedhja juaj. Kishte shume faktor ne humbje, erdha pakez vone ne eShqiperi, nje pjese e madhe nuk kishte njohuri per mua, shume votuan per shoqeri e jo per ide ose program e faktore te tjere.
Falenderoj shume drejtuasit dhe antaret e LeAs dhe partite e tjera qe me perkrahen, kisha nderin te kandidoj nen emrin e tyre. Faleminderit per te gjithe votuesit qe ishin per realizim te programit tim.



Ndryshimet e presin eShqiperine, mos u dorezoni asnjehere jam i bindur qe do te vine pas meje njerez me ide edhe me te mira, me program edhe me te mire ne te mire te komunitetit mirpo duhet durim. Mos te humbim asnjehere shpresen per nje eShqiperi me ndryshe, per nje eShqiperi me prosperim.

"Në jetë, duhet pasur vullnet e durim – të mirat vijnë pastaj" - Ibrahim Rugova



Ju faleminderit, cLaw