Te mesojme nga organizimi politik i armikut

Day 1,793, 14:59 Published in Albania Turkey by AlBrave
Organizimi politik i Shqiperise

Ne kemi nje organizim politik shume te dobet. Politika drejtohet kryesisht nga Partia Nacionaliste qe per force zakoni ka me shume antare dhe aspak politike. Kjo parti udhehiqet thuajse gjithmone nga Napoleon 54 qe eshte pak a shume personi qe zapton sa here te doje organizimin politik ne Shqiperi. Kete e arrin lehte duke zene peng prej kohesh partine kryesore. Rrallehere ndokush ka tentuar tja marre partine.

Partite e tjera luhaten nga parti satelite te Partise se Napes, ne parti qe synojne te jene dicka ndryshe. Partia Revolucinare ka nje sens te vecante dhe une shpresoj te ndikoj ne Aleancen Kuqezi qe te marre nje rol te rendesishem ne kete drejtim.

Disa persona thjesht bejne maksimumin per te marre partine dhe pastaj pergjumen, si psh Krimiko, apo disa te tjere dhe ne Partine Vetevendosja.

Pasojat
Pasojat kryesore te ketij organizimi impotent te partive qendrojne ne faktin se Presidenti eshte zakonisht i percaktuar nga dy-tre veta qe jane Napja, ose ndonje nga grupi i cunave qe jane shoke (kushtrim, festimbeqa, etj). Kjo mund te vazhdoje per nje kohe te gjate.

Opozita
Per arsye nga me te ndryshmet, opozita ka qene e dobet, e persekutuar dhe per pasoje nje opozite ekstreme. Opozita e perfaqesuar nga disa pena te mira te Shqiperise nuk ka arritur te futet mire ne procesin politik, kryesisht prej faktit qe chati i Shqiperise mobilizohet shume kollaj per ta pakesuar dhe denigruar opoziten dhe per te shmangur kritikat ndaj drejtuesve.

Po ne Fyrom
Organizimi politik ne Fyrom eshte shume me demokratik. Nga Janari ne Tetor 2012 Fyrom nga nderruar 10 Presidente te ndryshem dhe nga keto, 9 prej tyre kane qene vetem nje here president. Po ashtu dhe Partite kryesore kane ndryshime shume te shpeshta te kryetareve duke reflektuar nje demokraci dhe bashkepunim solid midis antareve.

Cfare kane te perbashket Presidentet e Fyrom?
1. Force dhe nivel. Jane te gjithe thuajse mbi nivelin 40 e me lart.
2. Aktivitet te dendur ne artikuj dhe publikime duke ndihmuar me informacione, thirrje, nisma, dhe gjithcka tjeter. Jane lidere ne lufte dhe ne shkrime.
3. Njohje shume e mire e gjuhes angleze, pervec gjuhes se vet padyshim.
4. Damage te pafund per Fyrom dhe te perditshem.
5. Lidere qe respektojne dhe i hapin rruge njeri-tjetrit

Cfare perfundimi nxjerrim?
Ne nuk kemi mjedisin e duhur per te pasur kaq shume lidere qe te jene te forte, te shkruajne mire, te flasin kollaj ne anglisht me aleatet, te bejne damage perdite dhe qe te jene transparent dhe te ndihmojne njeri-tjetrin.

Per sa kohe qe ne do kerkojme shpresen tek nje person i vetem si Napja, dhe do lejojme Napen te percaktoje Presidentin tjeter, ne do jemi nje shtet i vdekur ne kete loje. Ja ku e kemi shtetin armik qe ka nje organizim politik te persosur dhe po ashtu nje fuqi e vertete ushtarake ne loje. Jemi shume larg, por nuk duhet te mbetemi po aq larg.

Duhet te clirojme partite shqiptare nga zaptuesit dhe manipuluesit. Duhet te votojme ato parti qe ne te ardhmen do jene me transparente, me te forta dhe qe kane mundesi te bashkepunojne me aleatet. Te heqim dore nga adhurimi i diktatures dhe tu japim pushtet te gjithe atyre qe mund ta perballojne nje pergjegjesi te tille.

Kjo do jete nje premise qe te gjithe te ndihen te perfaqesuar ne nje moment te caktuar dhe te mos u merzitet loja.

Shpresoj te ndergjegjesohemi te gjithe!