Të vazhdojmë traditën..

Day 2,172, 06:07 Published in Albania Albania by cLaw eagLe


Të dashur qytetarë të respektuar të eShqipërisë.
Vendi ynë pas shumë përcarjesh që kishim muajve që po kalonin më në fund nën udhëheqjen e një burrështetasi të shkëlqyer Presidentit Kthetra, eShqipëria po përjeton një periudhë të artë zhvillimi në të gjitha aspektet. Nga këto më e rëndësishmja, komuniteti Shqiptar u bashkua me shumë se asnjëhere rreth idealeve të përbashkëta për prosperim të eShqipërisë dhe mbrojtje të interesave të vendit ndaj cfardo kanoseje.



Kjo atmosferë e krijuar muajin e fundit nga qeveria e Presidentit Kthetra duhet të bëhet traditë dhe të vazhdohet kultivimi i saj nga cdo President i ardhshëm.

Megjithëse ia kërkuam dhe i bëmë lutje të gjithë që ta vazhdojë këtë frymë të susksesshme qeverisjeje edhe për një mandat, Kthetra vendosi që ti përkushtohet më shumë jetës reale dhe obligimeve të saj. Si rrjedhim LeA vendosi që te më nxjerr në kandidaturë për të vazhduar këtë frymë drejtimi të shtetit eShqiptar. Duke i uruar mirëseardhje në LeA edhe Presidentit VisarJ, i falenderohem shumë për përkrahjen Visarit. I falenderohem shumë secilit pjestar të LeA-s për besimin e dhënë dhe së bashku kërkojmë përkrahjen tuaj që të vazhdojmë edhe më tutje kultivimin e vlerave më të larta në këtë komunitet.



Në ditët në vijim do të dal me programin me disa modifikime në disa pika pasi që shumë ndryshime pozitive tanimë kan ndodh. Do të mundohemi së bashku të sjellim freski në komunitet, në organizim dhe të bëjmë më të mirën ashtu që në këtë muaj të veqant për ne Shqiptarët të ndihemi si gjithmonë krenar me të gjitha segmentet edhe të jetës këtu në eRepublik.



Respekt, cLaw