Si dhe PSE? [BiG Serxhio]

Day 2,787, 06:27 Published in Albania Albania by BiG Serxhio



Pershendetje bashkatdhetar,

U be nje kohe e gjate qe skam shkruajtur artikuj por me ne fund te gjitha mendimet u bene bashke dhe po i hedh ketu. Ne kete artikull dua te shpjegoj se si eShqiperia ka ardhur deri ketu dhe per shkak te kujt.


Kane kaluar me shume se 4 muaj qe kur u prezantua moduli i ri i lojes "Dictatorship". Dhe ne menjehere u perpoqem ta kthenim eShqiperine ne diktature per shkak se u trembeshim armiqve. Por mesa shoh ne ate kohe jane marre disa vendime te duhura por te nxituara. Vendimi i duhur ishte qe te vendosej diktatura pasi qarkullonin dhe mendime te tipit " Te kemi nje president te qendrueshem qe te jete ne pushtet per 3/4/5 muaj" dhe ne krye erdhi diktatori. Por asnjehere nuk u fol se cfare do bente diktatori dhe a do i merrte per baze rezultatet e zgjedhjeve si per CP ashtu edhe te kongresit. Thjesht ne vendosem qe te kemi ne krye dike por jo qe te na drejtoje por "te ngrohe karrigen", perves Skenerbeut i cili beri pune te madhe ne clirimin e territoreve tona . Por vetem kete merite ka.

Gjjithe ky pasivitet u pasqyrua edhe ne pjesemarrjen e lojtareve shqiptare ne loje. Garat presidenciale dhe per kongres u bene te pavlefshme dhe shumica nuk kishin me arsye per cfare ta vazhdonin lojen e te ishin aktive kur nuk mund te benin dot asgje.

Nuk jemi i vetmi komb ne diktature, ka dhe plot vende te tjera tek te cilat diktatori eshte ne harmoni me qeverine dhe te zgjedhurit. Une vet personalisht pasi fitova CP kete muaj kam marre plot mesazhe nga MoFA nga vendet qe jane ne diktature. Kurse tek ne nuk funksionon me asgje. Dalengadale po behemi si Singapori , Malajzia e ca jane keto.

Po e mbyll artikullin pasi behet i merzitshem nese zgjatet akoma. Do ju kerkoja te gjithe lojtareve, te mblidheshim edhe njehere e te rivendosnim per fatin eShqiperise, ne te miren tone. Te bashkojme forcat tona e pse jo, te organizohemi per "Baby Boom".

Faleminderit te gjithe ju qe e lexuat 😃

I juaji,
BiG Serxhio

P.s: Po shikoj qe akoma paskam keto misionet per komente keshtu qe te komentonit sdo benit keq 😛 o>