Prodhim pa fitim prandaj ndihma per nivelet 21-25 dhe nje analize e shkurter.

Day 2,029, 11:59 Published in Albania Spain by DeltaJuliet SFO

Pershendetje te dashur vellezer dhe motra (edhe pse ne numer shume te vogel).

Per nivelet 21-25
Para se te arrini tek pjesa e ndihmave ju kerkoj te lexoni per kuriozitet pjesen e pare.

Nje nga te mirat e pasjes se nje territori pervec kongresit, menaxhimit te taksave etj. eshte edhe mundesia qe te punesojme puntore per fabrikat tona.

Me punesimin e puntoreve nga punedhenes shqiptare rritet prodhimi vendas, qarkullojne ALL, shtohen taksat per shtetin nga rroga e punetoreve por gjithashtu edhe nga shitja e produkteve, punedhenesit fitojne me shume ALL dhe ne kete menyre mund te bejne upgrade fabrikat e tyre.

Normalisht punesojme (ne, duke fut edhe veten tek punedhenesit) puntore nese ne fund kemi fitim.
Limiti i rrogave ne eShqiperi eshte 1 ALL. Por duke pas shume oferta pune rroga eshte rritur mbi 5 ALL. Me kete rroge, çmimet e larta te RAW per ushqim dhe arme, dhe çmimi i ulet i produkteve, eshte e veshtire te nxjerresh fitim nga çfaredo kualiteti te kete fabrika.

Ne keto foto mund te shikoni fitimin dhe humbjen per cdo kompani, marre nga www.erepublikanalyzer.com
Llogaritja behet me çmimet e tregut ne kete moment prandaj shpesh ndryshon fitimi ose humbja. Mund te ulet FITIMI nese ulet çmimi i shitjes se produktit ose nese rritet çmimi i RAW. Mund te rritet FITIMI nese rritet çmimi i shitjes se produktit ose nese ulet çmimi i RAW. Gjithashtu edhe HUMBJA rritet ose ulet sipas te njejtes teori.






Por punetoret mund te punesohen edhe ne fabrikat e prodhimit te RAW. Ketu, sic mund ta shihni ne foto, fitimi eshte me i madh.





Eshte e vertete qe me shtimin e prodhimit ulet çmimi i produktit por i keshilloj ato lojtare qe kane mundesi ("te pasur"), te punesojne dhe te prodhojne sa me shume. Edhe pse ndoshta mund te dilni me nje humbje te vogel, do ndihmonit te tjeret.
Per lojtaret e rinj dhe ato qe nuk jane ne gjendje te mire ekonomike nuk ja keshilloj, vetem nese ne fund nxirrni fitim per veten.

Tani arrijme tek ndihmat per nivelet 21-25.
Gjate misionit "Training Vendetta" shume produkteve iu rrit çmimi. Nder to ishin edhe armet Q2.
Une kam nje fabrike prodhimi Q2. Me bonusin e territorit prej 20% prodhoj 12 arme ne dite. Me punesimin e dy punetoreve mund te prodhoj 36 arme Q2.
Siç do ta shihni tek fotot, te dy puntoret e mi kane paga te majme per nje vend si eShqiperia. Kjo sepse gjate kohes se misionit çmimi i Q2 shkoi mbi 2 ALL, prandaj ja rrita rrogat. (ja rrita edhe sepse ishin lojtare te rinj dhe kane punuar çdo dite)

Pak llogaritje: per te prodhuar 36 arme ne dite mua me duhen 594 raw (sepse 126 i prodhoj vete)
çmimi i raw ne ate kohe u ul ne 0.03

RAW: 594 X 0.03 = 17.82 ALL; Rrogat: 25 ALL
Shpenzimet: 42.82 ALL
Te ardhurat nga shitja e 36 Q2: 36 X 2 = 72 ALL (kjo shume eshte me e pakta qe kam bere ne ditet gjate misionit sepse shum here jane shit edhe me mbi 2 ALL)
Taksat: 36 X 0.13 = 4.68
Fitimi: 72 - (42.82 + 4.6😎 = 24.5 ALL (me e pakta e bere ne nje dite)





Me perfundimin e misionit "Training Vendetta" çmimi i Q2 eshte ulur ne pothuajse 1 ALL.
Tani me kane mbetur stok mbi 200 Arme Q2. Nuk kam nder mend ti shes, vetem nese dal me fitim. Prandaj kam vendosur ti dhuroj per lojtaret e rinj te niveleve 21-25.
E vetmja gje qe duhet te beni per te marre ndihmat eshte:

1. Vote & SUB
2. Shkruaj ne koment numrin e VOTE dhe SUB.

Pas verifikimit une du ju dergoj 10 Arme Q2 dhe 25 Ushqim Q2.

Per ti blere ju duhen 12 ALL, Ju mund ti merrni me nje Vote & Sub.

Faleminderit per durimin tuaj 🙂