Mendimi im per te ashtu quajturen "Reform Ushtarake"

Day 2,275, 02:51 Published in Albania Spain by DeltaJuliet SFO

Pershendetje qytetar te eShqiperise

Sot po marr pak kohe nga RL te shkruaj kete artikull edhe pse jam shume i zene.
Per shkak te kohes se pakte qe kaloj keto dite ne loje nuk kam pasur mundesi te lexoj shkrime apo artikuj te qeverise mbi reformen ushtarake, idene, planin e kesaj reforme e shume te tjera qe lidhen me kete reforme.

Por duke qene pjestar i Keshillit Drejtues te nje prej MU-ve me ne ze te komunitetit tone sic eshte "Akademia Ushtarake Skenderbej", jam vene ne dijeni ne vija te pergjithshme se cfare po kerkon te beje qeveria.

Krijimi apo kthimi ne MU shteterore nuk eshte mendim i keq sepse kemi nje uniformitet si shtet, ashtu sic ndodh ne RL, qe ushtrine e drejton shteti.
Por mos te harrojme qe jemi ne nje loje ku qeverite nderrohen cdo muaj.
Gjithashtu nuk duhet te harrojme qe eShqiperia per me shume se nje vit funksionon me MU private, edhe pse ka MU-ne shteterore "Albanian Army", ish "FPZH".

Gjithashtu mendoj qe ka ikur koha e MU-ve shteterore ne komunitetitn tone sepse keshtu kane rrjedhur ngjarjet. Eshte pare qe MU-te shteterore qeverite tona nuk dine ti menaxhojne. Para nje viti akoma persona te specializuar vidhnin shqiptaret, i urdheronin te luftonin ne group fight qe te rriteshin ne nivel dhe jo ne force. Me kete sdua te them qe keshtu do veproje qeveria e tanishme. Perkundrazi jam i sigurt qe nuk do veproje keshtu. Por kthimi ne MU shtetorore eshte kthim mbrapa ne kohe dhe humbje kohe sepse MU-te private nuk kane filluar dje por jane rritur me shume se MU-te shteteore.

Jo me kot me siper shkruva qe qeverite ne eRep jane nje mujore. Pra kjo ushtri do kete krere ushtarake te ndryshem cdo muaj. Dhe secili nuk e ben punen njesoj. Nuk kam siguri une qe cdo drejtues i ketyre MU-ve shteterore i cilesdo qeverite te jete do punoje vetem per te rritur MU-ve sic ka bere Tori01 dhe Otoringu para disa muajsh. Permend Torin sepse eshte edhe komandanti i AUS dhe e njoh mire si punon. Apo sic do beje kete muaj Lilo i cili i ka dhene provat duke drejtuar MU-ne me te fuqishme te vendit, 2HA.
Une kete siguri se kam, po qeveria a e ka ??
Kemi shembullin menjehere pas Torit, ishte LeA ne qeveria dhe ne krye te AA ishte nje lojtar i nje partie aleate. Ishte levizje e gabuar sepse ai "komandant" nuk kishte eksperienc dhe nuk e di cfare ndodhi me te. Nuk u be i gjalle me. Kjo mund te ndodhe perseri.

Gjithashtu kjo MU shtetorore ka nevoje per ndihma, sepse keshtu eshte kjo loje. Pra duhen fabrikat shteterore qe sot nuk dihet ku kane perfunduar dhe kush i menaxhon. Por edhe sikur te ishin ne dore te shtetit keto fabrika, krijohet mundesia e perfitimit nga secila qeveri qe vjen cdo muaj. Ne nuk kemi struktura perkatese per te kontrolluar fabrikat, prodhimin, shpenzimet, sasine e Q7 qe dalin, puntorert, rrogat etj.

Pra duhet nje plan i mire detajuar nga qeveria e tanishme qe po sjell ne pune MU-te shteterore. E ky plan nuk duhet te funksionoje per nje muaj, por per shume muaj ne vazhdim. Nuk e di nese kjo qeveri ka ndermend te ri-kandidoje edhe per 2-3 muajt e ardhshme. Nese po, kjo do justifikonte gjithe kete kthim mbrapa ne MU shteterore dhe do isha dakord te kryhej shtetezimi i MU-ve. Por nese jo, a kemi siguri qe qeveria e ardhshme, ose qeverite e ardhshme do vazhdojne punen e kesaj qeverie ???
Ndoshta qeverite e ardhshme do vendosin te shperbejne MU-te shteterore sepse nuk mund ti menaxhojne. Ku shkoi mundi i kesaj qeverie per kthimin ne MU shteterore ??
Duhet menduar gjithcka !!

Kthimi ne MU shteterore nuk kryhet brenda nje muaji, ose te funksionoje per nje muaj dhe pastaj perseri si ishim. Kemi ndonje perfitim keshtu si shtet ?? Mendoj qe qeveria e di me mire se une qe JO. Prandaj kerkoj nga qeveria qe ka nisur kete nisme te beje nje plan te detajuar sesi mendon te funksionojne keto MU. Dhe e perseris, jo vetem per kete muaj, por edhe per muajt ne vazhdim.

Tani do e shtroj qeshtjen ne kendveshtrimin si ish-komandant i nje MU-je private dhe do marr ne shembull "AUS" pasi ketu bej pjese por jam i sigurt qe AUS nuk eshte e vetmja.

AUS eshte nder te parat MU private dhe per me shume se nje vit ka rreth 100 antare, me ngritje e zbritje sipas periudhave, por mbetet stabel rreth 100. Duke qene ish-komandant i kesaj MU-je e di shume mire se cfare ka ndodhur, cfare ndodh, si funksionon AUS etj. Duke qene MU private kemi ngritur fabrika per prodhim armesh, kemi harxhuar kohe ne kete MU ne menyre qe antareve te saj te mos i mbese asgje mangut. I kemi ndihmuar ne cdo rast dhe per rreth dy muaj (tetor-nentor) kemi qene e vetmja MU ne vend qe jepnim ndihma ne Gold me Programin e Rritjes se Forces i cili do ri-filloje ne mars.
Tani si mendoni ju, gjithe keto antare te rritur prej nesh (shumica D2 dhe disa D3) te kalojne tek MU-te shteterore dhe gjithe puna jone te shkoje dem ?? Pra ne te rrisim lojtaret dhe ne fund te shkojne ne nje MU shteterore ku une personalisht nuk di se kush do i drejtoje cdo muaj dhe cfare do ndodh me profilet e tyre sepse urdhri eshte urdher dhe do duhet ta respektojne.
Cfare te bejme me fabrikat qe kemi ndertuar ??
I kompenson shteti ??

Por gjithsesi cdo lojtar eshte i lire te shkoje ne cilen MU te kete deshire, nuk e ndalon askush, por gjithashtu nuk e detyron askush ti bashkohet nje MU-je apo te ike nga nje MU.

Besoj se te gjithe e dime nga RL qe nje aktivitet privat eshte shume here me i zhvilluar se sa nje shteteror. Kjo sepse ne shtet vidhet, shperdorohet detyra. Ne privat ose do shkosh sipas rregullave ose je jasht. Prandaj ushtria ne kete loje nuk duhet te krahasohet me ushtrine ne RL, por me nje "biznes privat". E fus ne thojza sepse ky "biznes" ne kete loje nuk ka perfitim per drejtuesit e MU-ve, por perfitim per lojtaret, dhe me mire se une e di CP i tanishem kete.

I bej thirrje qeverise qe te rishikoje edhe nje here kete nisme dhe te marre parasysh cdo detaj sepse nese eshte nisme nje mujore nuk sjell asnje te mire.
I bej thirrje qeverise te mos merret me fjalet "bashkim" nese jane perdorur. Them nese jane perdorur sepse nuk kam pas kohen te lexoj artikuj.
Dhe nese pas kesaj nisme ushtarake ka ndonje sfond politik apo synim politik te mos mundohet ti mashtroje shqiptaret, sepse nuk do mundet te gjithe.
Mos harroni, mendimi im per nje MU shteterore nuk eshte kunder si ide e pergjithshme, por ne kushtet e tanishme, dhe me MU-te private qe kane ecur shume perpara dhe nuk jane ne fillimet e tyre nuk duhet te kete kthim mbrapa.

Gjithashtu i bej thirrje te gjithe komandanteve te respektuar te komunitetit tone qe te dalin me mendimet e tyre per kete reforme. Nuk kam info nese qeveria eshte ulur ne tavoline me te gjithe komandantet per te diskutuar reformen apo e ka ideuar brenda kabinetit te saj.
Cdo qytetari i bej thirrje qe perpara se te bejne levizjen te mendojne nese kjo do sjelle dicka te mire apo do behet vetem nje rremuje per nje muaj dhe pastaj do biem ne qetesi perseri.

Mendoj qe ka shume pikpytje dhe do isha i lumtur nese qeveria ose personat perkates te me hiqnin dyshimet dhe te me jepnin fakte konkrete POR JO FJALE BOSHE se pse duhet te behet kjo reforme.
Ju lutem mos e merrni si sulm por si nje mendim nga nje qytetar i ketij shteti.

Ju faleminderit