Mbi diskutimet per luften me Malin e Zi

Day 2,133, 19:31 Published in Albania Albania by Kthetra Alb


Te dashur vellezer,

ne oret e nates u publikua nje artikull, ku akuzohen Presidenti dhe Ministri i Mbrojtjes per shitjen e territoreve dhe humbjen e qellimshme te dy betejave kundra Malit te Zi. Akuza mbeshtetet ne disa Screenshots, ku paraqitet nje bisede e CP shqiptar me ate malazez.

Si Zv/President i vendit e ndjej veten te detyruar, qe ne mungese te CP te mbaj nje qendrim zyrtar.

Personalisht nuk kam qene i informuar mbi mbajtjen e nje bisede te tille apo rezultateve te saj. Ne se bashku do ti shkojme prapa kesaj pune, derisa te gjejme te verteten. Vellezerve shqiptare ne kete moment i kerkoj te ruajne gjakftohtesine dhe unitetin e tyre. Ti japim shans Presidentit te vendit te shprehe versionin e tij mbi kete ngjarje, perpara se te nxirren konkluzione dhe te vendosen konsekuencat.

Debatet jane pozitive dhe duhet te vazhdojne, provat po ashtu te shkembehen, por patjeter te tregojme edukate gjate tyre dhe respekt per njeri-tjetrin.

Faleminderit.

Zv/Presidenti i Shqiperise
Kthetra