Lidhja e Arbrit me numrin me te madh te lojtareve aktive

Day 2,128, 15:38 Published in Albania Albania by Kthetra Alb


Vellezer te Lidhjes,

Ju falenderoj dhe njehere per besimin e forte qe me dhate ne zgjedhjet per Kryetar. Do mundohem te punoj bashke me ju sa me shume, per ta forcuar vellazerine tone e per t’i sherbyer se bashku sa me mire atdheut, Shqipes sone te dashur.

Me shume mbi te gjitha me gezoi nje fakt tjeter. Keto zgjedhje bene te qarte me shifra konkrete, qe Lidhja tashme eshte partia me numrin me te madh te anetareve aktive ne Shqiperi. Ishin plot 69 anetare qe votuan, me shume se kudo tjeter. Ju pergezoj per kete shkalle te larte aktiviteti qe tregoni dhe gjej rastin te ftoj dhe vellezer te tjere nga e gjithe Shqiperia t'i bashkohen Lidhjes e te kontribuojne brenda saj per atdheun dhe per zhvillimin e forcimin e vetes se tyre.

Kemi plot pune perpara kete muaj. Prioritetet tona jane:

1) Permiresimi i metejshem i qeverisjes se vendit.

2) Forcimi i Lidhjes duke krijuar brenda saj 7 Departamente, drejtuesit e te cileve do perbejne Kryesine e partise dhe do krijojne grupe pune me lojtare te rinj per te organizuar punen ne parti

3) Ndihma me keshilla dhe kontakt te shpeshte ndaj cdo lojtari te ri, si te rritet e te forcohet sa me shume.

Krejt sipas parimit tone te larte: Shqiperia - Lidhja - Une

Respekte
Kthetra