Lëvizja Vetëvendosje [Aleanca dhe Zgjedhjet për CP]

Day 2,082, 23:01 Published in Albania Albania by Labern


Përshëndetje eShqiptarë.

Muaji korrik ishte i sukseshëm në shum sfera, dhe më shum në atë që arriti Presidenti VisarJ me Shqipëtarët duke ruajtur territoret në indi dhe duke rimarrë territoret origjinale, poashtu ne Shqipëtarët në përgjithsi treguam që edhe ne mundemi të bashkohemi dhe të ja arrim qëllimit por si cdo herë e bëjmë një gjë, e fillojmë por fundi mbetet mos më keq.



Siq e dini më datën 5 në zgjedhjet për President janë 3 kandidatë të cilët pretendojnë për të i fituar zgjedhjet dhe të ndryshojnë Shqipërinë për të mirë...

Kandidati i parë në listë është Fessti kandidati zyrtarë nga Partia Lëvizja Vetëvendosje dhe i përkrahur nga partit Shqipëria e Re dhe Party of Ethnic Albania.
Ne si parti kemi pasur disa kandidat në zgjedhjet brenda partisë por me shumicë votash këshilli dhe Kongresi është pajtuar ta përkrahim Fessti-n i cili e meriton me shumë bindje, këtu mund ta lexoni edhe Plan Programin e Fessti-t nëse zgjidhet President sigurisht.



Poashtu Lëvizja Vetëvendosje në pajtim me kandidatin kemi bërë Aleancë partiake me partit e lartpërmendura [Shqipëria e Re dhe Party of Ethnic Albania], dhe gjithashtu postet qeveritare janë ndarë sipas kontributit dhe ku mund të jenë më produktivë, Në mënyrë që kjo Aleancë të jetë e fortë dhe të ndihmojë Shqipërinë do jemi të fokusuar në atë që secili do të marrë postin apo vendin e merituar sipas punës që ai ka bërë më herët apo kontributit të dhënë në atë lëmi.

Shqipëria e Re dhe Party of Ethnic Albania rreth Aleancës.

Shqipëria e Re - Jemi menduar nëse do të dalim me kandidatin tonë apo do të bëjmë Support ndonjë Kandidat, por duke parë që Lëvizja Vetëvendosje ka dal me një kandidat që vërtet meriton të bëhet President dhe ka përvojë të mjaftueshme që të mbajë këtë detyrë e kemi parë të arsyeshme dhe të drejtë ta Përkrahim atë dhe të jemi në Aleancë me Partinë Vetëvendosje si më e madhja në vend dhe me Party of Ethnic Albania ku mendojmë se do bëjmë një punë të mirë së bashku, besojmë dhe shpresojmë që do të kemi sukses për shkak që deri tani sa i përket Kandidatit dhe kësaj Aleance gjithcka është në rregull dhe në hapa të drejt dhe të Sigurt.

Party of Ethnic Albania - Jemi të kënaqur që jemi në koalicion apo Aleanc me partinë më të madhe në vend dhe me një ndër partin tjetër të madhe në vend Shqipëria e Re.
Ne kemi pasur mardhënie të mira cdo herë me Partinë Vetëvendosje, pasi që Labern na propozoi për të krijuar një Aleanc mes 3 Partive, Ne si PEA kemi menduar dhe vendosur që kjo gjë do të jetë shumë e vlefshme dhe Produktive për Shqipërinë prandaj jemi bashkuar për një Kandidat të përbashkët i cili është Fessti një person i shkëlqyer dhe që e meriton plotësisht postin si President.
Partia jonë do fokusohet më shumë në lojtarët e rinjë apo në Ministrinë e Edukimit ku pjestari jonë i partisë ka dalur me një Plan konkret dhe që do jetë risi dhe shumë efektive, prandaj ne presim zgjedhjet të drejta demokratike nëse fiton kandidati jonë do jemi të privilegjuar të fillojmë këtë projekt madhështor.



Të nderuar eShqiptarë, kemi krijuar një Aleancë që të kemi ndryshime edhe më të mëdha në Qeveritë e Ardhshme e sidomos tani që kemi Kandidat konkret me Planprogram të vyer që mendojm dhe besojmë se do jetë sukesi i Shqipërisë.

Më datën 5 Vota juaj ka shumë rëndësi për shkak se në këtë datë zgjidhet Koka e Shqipërisë për një Muaj, e nëse bëni zgjedhje të gabuar do të jetë një muaj me vuajtje dhe probleme që mos të ndodh kjo Votoni Fesstin kandidatin e Partisë Vetëvendosje, Kandidati i cili ka përvojë dhe eksperiencë të madhë për këtë gjë dhe vlenë të Votohet.

Fessti për President

Me Respekt dhe Sinqeritet

Kryetari i Lëvizjës Vetëvendosje


Kryetari i Partisë Shqipëria e Re


Kryetari i Party of Ethnic Albania


Rroftë eShqipëria