Fjalet e fundit si President

Day 1,873, 09:49 Published in Albania Croatia by A E N E A S


Pershendetje qytetar dhe qytetare te eShqiperise.

Sot zhvillohen zgjedhjet presidenciale, dhe une A E N E A S qe per nje muaji isha president i eShqiperise, se shpejti do me duhet tja dorezoj postin kandidatit qe do i fitoje zgjedhjet, prandaj desha qe te bej nje reflektim mbi ngjarjet e muajit te kaluar pra te mandatit gjate te cilit une isha president.


Se pari do doja ti rishikonim premtimet qe bera ne fushaten time, dhe se sa i permbusha ato gjate mandatit tim.

Premtimi im i pare eshte qe nuk do e lija eShqiperine pa parlament, dhe ky premtim u permbush me sukses pasi mbajtem nje territor dhe e siguruam parlamentin.

Premtova qe do ju jepnim prioritet te rinjve dhe do jepnim ndihma per ta, edhe kjo gje u realizua me programin UML, shumica e furnizimeve u mundesuan nga qeveria.

Nje premtim tjeter qe bera, ishte qe do vendosej nje gjeneral per te kontrolluar 4 njesite ushtarake shteterore, dhe gjithashtu edhe ky objektiv u arrit.

Gjithashtu nje gje te rrendesishme qe premtova ishte se do mundoheshim te benim nje baby-boom. Them do mundoheshim, e jo do e benim, pasi eshte nje gje shume e veshtire per tu arritur. Edhepse kjo gje nuk u arrit, ne punuam shume per te, dhe tani pothuajse gjithecka eshte gati, shpresoj se qeveria e re te vazhdoje planin e kesaj qeverie dhe baby-boom te behet sa me shpejte pasi sigurisht qe sa me shpejte te behet, aq me mire eshte.


Nga fjalet me siper, lihet te kuptohet se premtimet e mia u permbushen pervec atij te baby-boom qe gjithashtu ishte shume afer permbushjes, por qe do vazhdoje ne qeverine e re. Tani dua ti hedh nje sy arritjes qe mund te konsiderohet si nje nga arritjet kryesore te ketij kabineti qeveritar. E kam fjalen per pushtimin e Malit te Zi.

Shqipetaret njihen si popull qe gjithmone eshte mbrojtur, e rralle here ka sulmuar. Pozita gjeografike edhe ne eRepublik na beri qe edhe ketu te ballafaqohemi me nje fat te ngjashem, pasi si armiq kemi dy nga shtetet me te forta te eRepublik, Serbine dhe Republiken e Maqedonise(FYROM). Por kete rradhe nuk deshem te perulemi, prandaj shfrytezuam problemet e armiqve per te pushtuar nje nga shtetet fqinje, Malin e Zi. Kjo gje u arrit ne saje te organizimit te mire dhe te marredhenieve te mira me shtetet tjera gje qe beri te na mbeshtesin shume shtete nder te cilat edhe aleati me te cilin kemi nje pakt, SHBA.
Edhe tani teksa po e lexoni kete artikull, Mali i Zi gjendet nen pushtimin tone. I faleminderoj aleatet dhe te gjithe lojtaret shqipetar te cilet ju binden urdherave.


Pra me kaq mbaron edhe reflektimi im mbi muajin qe kaloi. Faleminderit qe me zgjodhet dhe shpresoj ti kem permbushur pritshmerite tuaja dhe shpresoj qe cilido kandidat ti fitoje zgjedhjet, te beje me te miren per eShqiperine.
Tani nuk me mbetet gje tjeter pervec se t’ju uroj fat kandidateve qe po kandidojne per President, dhe fitofte ai qe ka plane me te mira per eShqiperine.


Ju faleminderit,
A E N E A S,
Presidenti i Republikes se eShqiperise