Drejtuar te gjithe shqiptareve

Day 3,255, 09:59 Published in Albania Albania by BiG Serxhio


Pershendetje te gjitheve o/

Ka kaluar nje kohe e gjate pa shkruajtur ndoshta si pasoje e inaktivitetit qe ka pushtuar jo vetem komunitetin shqiptar po gjithe lojen ne pergjithesi. Por gjithsesi shoh qe ketu ne Shqiperi ka akoma disa lojtare qe vazhdojne ta luajne kete loje qe te gjithe e dime qe nuk ia vlen, por ndoshta kujtimet e bukura na bejne qe te mos heqim dore aq kollaj pavaresisht se shume faktore te tjere si psh percarjet e brendshme ndonjehere kane ndikuar tek ne duke vene ne pikepyetje vazhdimesine tone ne loje.

Gjithsesi une kete artikull po e bej per te mbledhur dhe njehere te gjithe lojtaret qe kane mbetur ne loje, te behemi dhe njehere se bashku, aq sa jemi, por te eJetojme te qete pa percarje. Ju ftoj te bashkoheni ne partine me te vjeter te kesaj loje, Partine Nacionaliste, ndoshta per te qene pak nostalgjik dhe per tu kujtuar se per cfare e luajme vertet kete loje. Te vazhdojme te jemi aktive ndoshta aq pak ore ose minuta sa jemi, por ta mbajme eShqiperine gjalle!

Me Respekt
BiG Serxhio