Dita me e bukur ne Shqiperi

Day 2,165, 14:59 Published in Albania Albania by Kthetra Alb

Te dashur vellezer e motra,

qe prej atij momenti para 1 viti kur morrem Kosoven, dita e djeshme ishte me e bukura ne historine e Shqiperise ne eRep.

Po jap nje kronologji te ngjarjeve.

Dita 2162: Pas shume muajsh perpjekjesh e organizim, Serbia me se fundi ve ne veprim planin e vet per fshirjen e Shqiperise nga harta me ane te airstrike ne Indi. Kukulla e rredhes eshte Mali i Zi. Plani eshte perfekt: Mali i Zi gjate javeve te fundit nuk ben MPP, zvogelon rezerven e duhur per AS dhe ajo me ne fund mbushet. Menjehere pas mbushjes behen MPP-te me shtetet me te fuqishme te eRep. Kesaj here komplet TWO nuk ka asnje lufte tjeter te rendesishme, bile as RW serioze. Aleanca me e fuqishme ne bote i kthehet Shqiperise me tere forcen e saj.

Ditet 2163: Ne Shqiperi shpallet mobilizimi i pergjithshem. Shqiptaret kane mbledhur gjithe rezervat e tyre per kete dite. Keshilli i Luftes koordinon Divizionet. Ngrihen chatet perkatese brenda dites. Mblidhen fondet e Q7. Kontaktohen nje per nje te gjitha shtetet aleate. Pergjigjet jane te shumta dhe emocionale. Artikulli i Qeverise Shqiptare behet me i lexuari ne eRep dhe botohet ne shume shtete te tjera. Nje artikull special vendoset ne zemer te armikut, dhe behet Top 1 ne Poloni Ndertohet me shpejtesi Koalicioni i Luftetareve Legjendare (The CLAW). Pregatitjet jane te shumta, por te gjithe e dine: asnje shtet ne bote nuk i ben dot balle forces se bashkuar te TWO.

Dita 2164: Pak minuta pas ores 9 lufta fillon me nje furi te papare. Sikur ajo mos mjaftonte, India hap RW serioze dhe futet all-in. Por Shqiptaret jane popull qe nuk mposhtet kollaj. Div 1, 2, 3 bejne nje rezistence te papare ne historine tone. Vendoset gjithandej CO, por dhjetera mijera ALL ikin brenda vetem pak minutash. Por resorset tona nuk kane te shterur. Shqiptaret japin gjithcka kane per luften. Shperndahen gati 10.000 Q7, harxhohen rreth gjysem Milioni ALL. Nje lufte te tille nuk kish pare ndonjehere eRep. Aleatet kroate, turq, boshnjake, ukrainas bejne qindra miliona dmg. Serbia prape dominon. Por Shqiptaret organizohen me mire akoma. Ne oren 21 te darkes hyn Div 4 me gjithe furine e tij. Futen aleatet nga USA, Meksika dhe Kili. Dhjetera simpatizante te Shqiperise nga Greqia, Rumania, Kina e shtete te tjera, luftojne gjithashtu per ne. Sapo mbaron nje beteje me Malin e Zi, shqiptaret futen kundra Indise dhe kthejne murin dhe aty. Eshte nje lufte jo vetem me ALL e Q7, eshte nje lufte qe luftohet me zemer!

Dita 2165: Armiku eshte dorezuar e largohet me bisht nder shale. Fitore e gjithanshme! Nje sukses i jashtezakonshem. Nje fitore e pabesueshme. Bota eshte e habitur nga cka i pane syte - askush nuk e priste cka ndodhi. Jo vetem Airstrike i Montenegros deshton, por njekohesisht dhe rezistenca indiane. Gezim, lumturi e feste ne gjithe Shqiperine. Dy betejat epike do te mbetet ne mendjen e te gjithe Shqiptareve.

Motra e vellezer, me lejoni ketu te shpreh falenderimet e mija:

- Per MoD Andiroid, MoFA Al Punk dhe stafet e tyre qe mobilizuan bashkarisht aleatet dhe komanduan koordinimin ushtarak te Shqiperise.

- Per ish-Presidentet KaleZD, CrazyAlboz, VisarJ, Festimbeqa, Peyoni, Jonkastrioti dhe anetaret e tjere te Keshillit te Luftes Lilo1, Batoa, Dark.prince, tori01, maxXxy666 etj etj qe si kurre ndonjehere te bashkuar, harruan inatet e zenkat e vjetra dhe vellazerisht mbeshteten fuqishem koordinimin e gjithanshem.

- Per stafin e Ministrise se Ekonomise me SilentSurfer ne krye qe beri koordinimin ekonomik dhe siguruan mbeshtetjen e luftes me rezervat shteterore.

- Per stafin e Ministrise se Teknologjise me Rexhep Dajkovcin dhe Enzq, qe organizuan chatet e reja dhe mbajten rregullin.

- Nje falenderim special shkon per ish-Presidentin RitaOra, qe e filloi punen ne 6 te mengjesit duke hapur RW ne shtete te TWO dhe e mbylli ate, si dhe shume shqiptare te tjere, pas mesnate, pasi shperndau pa lodhje supplies ne chat.

- Faleminderit per komandandantat e MU-ve qe vendosen CO-te dhe shpenzuan me mijera ALL personale per to.

- Faleminderit trimave te Div 3, 2 dhe 1 qe nuk i lane betejat e para te na iknin per duarsh dhe dhane gjithcka, duke kaluar shume ne Divizionin me siper e duke mos care koken per BH qe nuk do marrin me.

- Faleminderit me se shumti Shqiptarit te thjeshte, qe harxhoi te gjitha qe kishte dhe ndihmoi per koordinim ne chat. Dua te permend ketu p.sh. nori.susuri, qe me dergoi 100 ALL dhe 1 Gold te fundit per t'ia bere peshqesh shtetit 🙂

Shqiptare, keto jane momentet ku mund te krenohemi per veten tone, per gjithe cka kemi arritur se bashku e per cka do arrijme ne te ardhmen keshtu te bashkuar sic jemi e me respekt e dashuri per vllau-vllaun.

Jeni Njisha! Jeni te Papare! Jeni Shqiperia jone e dashur! Gjithnje e me lart!

Ju dua shume te gjitheve.

Kthetra