barcoleta per te gjith

Day 1,864, 10:27 Published in Albania Albania by Blendi Sfarqaa

Qind për qind
I ankohet gruaja një fqinji:
- Burri im sot është 100% impotent!
- Si është e mundur?
- Ka rënë nga shkallët, ka thyer të dy duart dhe e ka kafshuar gjuhën...

Standardet e dyfishta
Për kontroll te mjeku paraqiten një bionde mjaft joshëse dhe një plakë e lodhur.
- Zhvishuni! – urdhëron mjeku.
- Më falni. Kemi ardhur për mua – thotë plaka.
- Në rregull, atëherë nxirreni gjuhën.


Drejtori
Arsimtarja u jep nxënësve për detyrë që të shkruajnë me temën: “Çfarë do të bënit po të ishit drejtor i shkollës?”.
Derisa të gjithë po shkruajnë, një nxënës rri duarkryq.
- Pse ti nuk po shkruan? – i drejtohet arsimtarja.
- Po e pres sekretaren që t’i diktoj...

Dyshimi
Burri pyet gruan:
- Ku po shkon?
- Po shkoj të ujis lulet.
- Por, jashtë po bie shi.
- Nuk ka lidhje, e kam marrë ombrellën

Flokëkuqi
Një grua lind një fëmijë me flokë të kuqe, derisa ajo dhe burri janë biondë. E shqetësuar, gruaja shkon te mjeku.
- Doktor, si është e mundur?
- A keni ndonjë anëtar të familjes me flokë të kuqe?
- Jo!
- A keni marrëdhënie të shpeshta?
- Po..., si të them, një herë në vit...
- Aha. Atëherë është nga ndryshku...


E kundërta
Pyet arsimtarja nxënësin:
- Cila është e kundërta e qeshjes?
- Seksi – përgjigjet ai.
Arsimtarja e habitur:
- E si?
- Po qeshja është ‘ha ha’, kurse seksi ‘ah ah’.


Si ta kuptoni se jeni bërë alkoolist
- Duhet të mbaheni fort për dheu që të mos bini në tokë.
- Puna ju pengon në pirje.
- Guaska e banjës shpesh ju godet në kokë.
- Më qartë shihni kur e mbyllni njërin sy.
- Derisa ishit në një ndejë, dikush e ka lëvizur vendparkimin.
- Bini nga dyshemeja.
- I gjithë lokali ju përshëndet porsa arrini te dera.
- Jeni të bindur se katër ushqimet bazë të njeriut janë: kafeina, nikotina, alkooli dhe femrat.


Kokëdhimbja
I mësuar gjithmonë me refuzimin e gruas dhe arsyetimin “më dhemb koka”, burri merr një aspirinë dhe një gotë ujë në dorë dhe shkon te dhoma e gjumit, ku gruaja qëndron shtrirë.
- Çfarë ke, pse ma ke sjellë aspirinën? Nuk më dhemb koka! – thotë gruaja.
- Eh, këtë desha ta dëgjoj...
Viçi


Kthehet burri nga kurbeti dhe e gjen në shtëpi një fëmijë të zi.
- Ti më ke tradhtuar! Ky nuk është i imi! – i bërtet gruas.
- I yti është! Kur e linda nuk kisha gji dhe ia dhashë një të zezës që t’i jepte gji dhe ashtu u nxi. Që nuk beson, pyete nënën tënde.
Burri e thërret nënën:
- Nënë, gruaja më thotë se fëmija është i imi. A është kjo e mundur?
- E mundur është. Kur të linda ty, as unë nuk kisha gji dhe të ushqeva me qumësht lope dhe a e sheh çfarë viçi je bërë.


Hera e dytë
Pas njëzet vitesh martesë, burri dhe gruaja shkojnë te mjeku. Doktori e kontrollon burrin dhe i thotë:
- Gjithçka është në rregull me ju, keni ndonjë shqetësim të veçantë?
- Asgjë të veçantë, por kur bëj dashuri, herën e parë është gjithçka në rregull, ndërsa herën e dytë djersitem shumë. Kjo ka filluar të më pengojë...
Pas burrit, kontrollohet gruaja dhe mjeku i thotë:
- Edhe ju dukeni mirë, por burri juaj më tha se kur bëni dashuri, herën e parë është gjithçka mirë, por në të dytën djersitet. E keni idenë se ku mund të jetë problemi?
- Natyrisht se e di doktor. Hera e parë është në janar, ndërsa e dyta në korrik...


Si vullkani
Pas një raporti intim, burri pyet gruan:
- E dashur, si isha sonte?
- Si vullkan, zemër, si vullkan...
- Vërtet, si vullkan?!
- Po, i dashuri im, aktivizohesh çdo pesë vjet...
Larja e teshave
Na ishte njëherë një burrë dhe një grua, ata kishin tre fëmijë. Sa herë që dëshironin të kryejnë marrëdhënie, thoshin se po shkojnë për t’i larë teshat, në mënyrë që fëmijët të mos kuptonin se çfarë po bëjnë.


Një natë, burri i thotë gruas:
- Eja të shkojmë t’i lajmë teshat!,
Ndërsa ajo ia kthen:
- Jam e lodhur.
Më vonë, gruaja çohet dhe i thotë burrit:
- Eja të shkojmë t’i lajmë ato tesha.
Kurse burri thotë:
- Le, se i lava në dorë!

Vizita në Kinë
Një përfaqësues i Kosovës shkon në Kinë. Në aeroport e pret ministri i Jashtëm kinez, i cili mes tjerash e pyet:
- Sa banorë i ka Kosova?
- Po, rreth dy milionë.
- Vërtet? E pse nuk erdhët krejt?