Akademia Ushtarake Skenderbej -- Programi i Rritjes së Forces, Ndihmat

Day 2,143, 16:31 Published in Albania Spain by DeltaJuliet SFO

Përshëndetje antarë të AUS dhe jo vetëm.

Ky artikull do jetë informues në lidhje me zbatimin e Programit të Rritjes së Forcës, mënyrën e re të shpërndarjes së ndihmave dhe rregullave për të marrë këto ndihma si antarë të AUS.


Një devijim i vogël nga qëllimi kryesor i artikullit.

Para pak ditësh futëm si kusht në marrjen e ndihmave punën në fabrikat e AUS.
Dhe menjëherë patëm reagime negative nga shumë antarë. Deri dje kemi qenë e vetmja MU në Shqipëri që jepte aq shumë ndihma dhe nuk kërkonte asgjë në këmbim.
Shumë nga drejtuesit e AUS kanë sakrifikuar profilet e tyre për të furnizuar me ndihma çdo ditë një numër jo të vogël antarësh.
Tani është bërë pothuajse e papërballueshme furnizimi me ndihma prandaj duhet që të punohet në fabrikë në mënyrë që të furnizohemi me armë dhe këto armë do shkojnë për antarët e AUS. Di tju them që këto armë që prodhohen nuk janë të mjaftueshme por të paktën ulin shpenzimet ditore.
Ju kemi qëndruar përherë në krah dhe ju kemi ndihmuar edhe jashtë mundësive tona. Dhe nuk është mirë që të na ktheni shpinën në të vetmin rast kur kërkojmë ndihmën tuaj. Dhe këtë ndihmë e kërkojmë për ju dhe jo për vete.

Gjithçka bëhet për të mirën e secilit antar dhe të eShqipërisë.
Ashtu siç sakrifikohemi ne çdo ditë për ju, edhe ju nuk duhet të qaheni për 10-15 ALL më pak që po merrni në ditë. Në këtë lojë fitojmë të gjithë nëse ndihmojmë njëri-tjetrin dhe jo duke luajtur individualisht. Qëllimi kryesor i secilit në lojë është të fitojë eShqipëria.

NDIHMAT

Ne jo më kot quhemi "Akademia Ushtarake Skenderbej". Pra jemi akademia ku ushtarët mësojnë hapat e parë në lojë. Dhe ne këtë gjë do ta kryejmë më së mirë.
Siç dihet, sa më i fuqishëm të jetë një lojtar aq më shumë i shërben vendit. Prandaj ne do synojmë fort në rritjen e forcës të antarëve të AUS duke zbatuar Programin e Rritjes së Forcës.

Mbi këtë ide do bazohen edhe furnizimet me ndihma, sidomos për D1 dhe D2.

Kushtet kryesore për të marrë ndihma janë:

1. Avatari i AUS (thjesht avatari i AUS ose foto e personalizuar me kornizën e avatarit të AUS)
2. Puna në fabrikat e AUS

Këto kushte janë për të gjithë antarët që duan të marrin ndihma nga AUS.

Rroga mujore për punën në fabrikë do jetë 30 Q7 në muaj, plus 30 ALL. (1 ALL çdo ditë kur punon)
Punën e gjeni me emrin e punëdhënësit "Kthetra Alb" dhe me rrogën 1.1 ALL.

Ju bëj thirrje të mos shihni rrogën e fabrikës por atë që do ofrohet me poshtë sepse ajo do ju leverdisë.

Për divizionin e parë (D1):

1. Duhet të jeni niveli 21 e sipër.
2. Do jetë e detyrueshme të qëndrojë pa luftuar dhe vetëm të STERVITET dhe të punojë çdo ditë.

Në fund të çdo jave (ditën e dielë) do marrë ndihma 1 GOLD dhe 200 ushqim Q2.

Ky Gold do shërbejë për të rritur vendet e stërvitjes dhe ushqimi për shpenzimet e energjisë gjatë javës.

Nëse në një nga ditët e javës lufton, e humbet mundësinë për të marrë 1 Gold dhe 200 ushqim Q2 në fund të javës. Gjithashtu nuk ka të drejtë të kërkojë ndihma ditore.

Pra përfitimet për një D1 do jenë të mëdha. 4 gold në muaj, 800 ushqim Q2 dhe 30 Q7. Të gjitha këto vetëm duke u stërvitur dhe punuar çdo ditë.

Për divizionin e dytë (D2):

1. D2 e ka të detyrueshme të qëndrojë pa luftuar të paktën 2 javë në muaj. Dhe për këto dy javë do marrë 1 Gold dhe 200 ushqim Q2 në fund të çdo jave.
Për dy javët e tjera të muajit mund të zgjedhë, ose të luftojë e të kërkojë ndihma ditore ose të stërvitet e punojë dhe do marrë 1 Gold dhe 200 ushqim Q2 në fund të javës.

Për divizionin e tretë (D3):

1. Për ato që kanë forcë më pak se 20.000 do jetë e detyrueshme të qëndrojnë pa luftuar të paktën një javë në muaj dhe në fund të kësaj jave do marrin 1 Gold dhe 200 ushqim Q2.
Për tre javët e tjera mund të zgjedhin sipas dëshirës, të luftojnë ose të stërviten në bazë të Programit të Rritje së Forcës.
2. Ato që kanë forcë mbi 20.000 kanë të drejtë të marrin vetëm ndihma ditore. Pra nuk do kenë lidhje me Programin e Rritjes së Forcës.

Për divizionin e katërt (D4):

1. Të gjithë ato që janë nivel 37 e sipër, pra D4, kanë të drejtë të marrin vetëm ndihma ditore dhe nuk janë të përfshirë në Programin e Rritjes së Forcës.

Ndihmat ditore për të gjitha divizionet (përveç D1) do vazhdojnë të jenë si më parë.

Nëse kryen 25 vrasje ditën e mëparshme mund të zgjedhësh midis 6 armë Q7 ose 5 armë Q7 dhe 100 ushqim Q2.
Nëse nuk kryen 25 vrasje ditën e mëparshme mund të aplikosh për të marrë 5 armë Q2 dhe 100 ushqim Q2.

Ju kujtoj që ato që janë të përfshirë në Programin e Rritjes së Forcës gjatë javës nuk duhet të luftojnë, përndryshe humbin mundësinë për të marrë 1 Gold dhe 200 ushqim Q2 në fund të javës.
Por nëse luftoni gjatë javës keni të drejtë të aplikoni për ndihma ditore deri në ditën e fundit të javës. (Përveç D1).
Ditën e hënë të çdo jave zerohet gjithçka dhe mund të filloni përsëri me Programin e Rritjes së Forcës.
D2 dhe pika 1 e D3 duhet të bëjnë kujdes dhe të kenë parasysh numrin e javëve të caktuara më sipër për të kryer Programin e Rritjes së Forcës.
Të gjitha rregullat do zbatohen me korrektësi prandaj KUJDES sepse në rast shkeljeje do merren masa ndëshkuese në dëm të antarit.


Për pyetje ose sqarime ju lutem kontaktoni me kapitenin e regjimentit tuaj ose me komandantin Jurgen Dervishi.


Miratuar nga:




Firmosur nga: