[Kandidatura ime për CP] Shqiptarët meritojnë më mirë!

Day 2,080, 15:51 Published in Albania Albania by cLaw eagLe


Ju meritoni më mirë!


Përshendetje për të gjithë ju miqë kudo që ndodheni në trevat shiptare si dhe për miqtë e bashkatëdhetarët tanë jashtë vendit.

Ka kohë që kam qenë edhe unë i ‘mërguar’ jashtë vendit, jashtë eShqipërise në eSHBA.
I falenderoj të gjithë miqtë amerikan atje që më mbështetën dhe më dhanë mundësin të kontribuoj në vendin e tyre në mënyrën më të mirë. Përndryshe atje arrita të mësojë gjëra të vlefshme, kisha përvoja shumë të mira e arrita të mësoj shumë rreth politikës.

Sidomos falenderoj pjestarët e Federalist Party në eShBA si dhe ishPresidenten Artela për nderin e madh që na dha neve shqiptarëve drejtpërdrejt duke propozuar fillimin e luftës SHBA-Serbi e më vonë luftë kjo që u zgjerua në luftë mes aleancash.
Respektet më të larta për të gjithë atje.

Mirpo, duke parë organizimin atje, duke parë një sistem të tillë gjithëpërfshirës, konkurrues, një sistem jashte lojës ku vërtet ndjen kënaqsi duke bashkpunuar me të tjerët dhe jo rrall herë edhe mund ta harrosh eRepublikun fare duke qenë aktiv në mjediset e krijuara nga ta që të ofrojnë thjesht kënqësi e respekt të ndërsjelltë për njëri-tjetrin. Vendosa ti lë pezull funksionet e mia atje dhe me një vizion dhe projekt të kthehem në vendin tim dhe tu ofroj lojtarëve të komunitetit shqiptar përvojat e përfituara atje.
Me një fjalë të realizojë atë cfarë kam admiruar duke qenë atje.
Shqiptarët e meritojnë një gjë të tillë! Sinqerisht jemi një popull plot kreativitet, plot dashuri, një popull puntor por gjithcka cfarë mungon është sistemi i cili nuk i jep askujt mundësin të vë në shesh aftësitë e tij, idet e tij përparimtare për komunitet thjesht të bie në sy me punën e tij dhe ti ipet mundësia për prosperim.

Në vazhdim po paraqes programin tim i cili do të jetë gjithëpërfshirës dhe i ftoj të gjitha partitë politike shqiptare ta mbështesin:


Forumi eShqiptar


Siq mund ta keni vënë re më lartë, përmenda organizimin jashtë eRepublikut (Meta-Game) aspekt ky që në ShBA është më i rëndësishëm sesa edhe vet loja e eRepublikut.
Gjithë cfarë quhet organizim i shtetit është e pamundur të bëhet pa këtë aspekt të lojës.

Kështu pjesa më e madhe e programit tim do të realizohet nëpërmes Forumit eShqiptar.
Mirpo jo atij forumi ekzistues. Sigurisht kam të gjithë respektin e mundshëm për njerzit që e kan krijuar dhe e menagjojnë mirpo të shprhemi sinqerisht ai forum praktikisht është I vdekur, e me disa procedura që edhe nëse dëshiron jesh aktiv në të, praktikisht nuk është e mundur.
Sidoqoftë, unë kam krijuar një forum praktik duke u bazuar në forumet në eUSA ku do të behet realizimi I programit dhe organizimi shtetëror. Forumin do ta udhëheqin njërzit me të respektuar të komunitetit këtu. Përndyshe do të jetë plotësisht funksional pas zgjedhjes së kabinetit qeveritar dhe aktivizimit të kongresit. Keni mundësinë të regjistroheni dhe të prezentoheni mirpo për momentin nuk do të i'u ipet akcess/qasje në seksionet tjera të forumit derisa të bëhet edhe funksional me plotësimin e pozitave të kabinetit të qeverisë menjëher pas zgjedhjeve. Nese do me cdo kusht të shohësh forumin pse jo më kontakto dhe do t'ua siguroj akcesin/qasjen.


Departamenti i Lartë


Brenda forumit është krijuar një seksion i vecantë ku do të ushtrojnë aktivitetin pjestarët e Departamentit të Lartë.
Departamenti i Lartë do ketë këtë përbërje:
-Presidenti
-Drejtuesi i Kongresit(kongresist)
-Ministri i Ekonomisë & Financave
-Guvernatori dhe
-4 kongresmen të tjerë
- 1 kongresmen për parti nga TOP5 partitë(4 kongresmen duke përfshirë Drejtuesin e Kongresit që në total në këtë department do të këtë 5 kongresmen).

Departamenti I Lartë(DL) do të hartojë dhe propozoj buxhetin për muajin vijues dhe kete ta procedojë më tutje për votim në kongres.
DL do të studiojë dhe hartojë politika sa më të dobishme taksore për shtetin.
DL do të diskutoj rreth qështjeve më të rëndësishme dhe më sekrete të kohës, si strategji ushtarake, politika ushtarake etj dhe pasi që merret ndonjë vendim i rëndësishëm ky vendim duhet të kalojë së pari në votim në kongress për tu fuqizuar.


Kongresi


Ky është aspekti ku nevojiten më së shumti reforma dhe një riorganizim rrënjësorë. Kongresi në Shqipëri përveq në bazë të mekanizmave të eRepublikut nuk ka kurrfar organizimi të mirëfilltë.
Brenda forumit është krijuar seksioni i veqantë për Kongresin Shqiptar. Cdo muaj pas zgjedhjeve të kongresit, kongrsmeneve do të ju kërkohet të regjistrohen, të paraqiten në forum për akcess si dhe në një temë të veqantë te krijuar nga Drejtuesi i Kongresit të paraqesin donacionin e 5 goldëve të medaljes së tyre për shtetin.
Pas paraqitjes do të pasojë propozimi i kandidatëve për Drejtues të Kongresit, duhet të mblidhen 4 propozime që një person të shndërrohet në kandidat për Drejtues të Kongresit dhe më tutje të procedohet me votim të kandidateve. Kandidati me votat më të larta natyrisht zgjedhet Drejtues i Kongresit me një mandat një mujor.
Drejtuesi I Kongresit do të përfitojë disa beneficione; antar I DL, Ministri I Imigracionit I parashtron kërkesë për Pezullim të ndonjë kongresmeni nga forumi për arsye keqpërdorimi të pasaportave për pranim të CZ personave ilegal(pa aplikuar për CZ dhe pa u miratuar nga Ministria e Imigracionit) si dhe disa beneficione tjera.
Tek seksioni i Kongresit përfshihen degët:
Procedime Publike - ku do të diskutohen dhe votohen cështje të ndryshme publike (do të kenë akses edhe perdoruesit gjatë -diskutimit- të tyre)
Procedime Private - do të diskutohet dhe votohet për ligje, vendime të ndryshme, MPP-t me shtetet aleate, NE-t për shtete të caktuara etj (do të kenë akces/qasje vetëm kongresmenët(përfshirë Drejt. e Kongresit) dhe Presidenti)
Zyra e Bugjetit – Do të diskutohet dhe votohet rreth propozimit të bugjetit shtetror i paraqitur nga DL si dhe politikat lidhur me taksa të ndryshme.
Libraria e Kongresit – Këtu do të përfshihen vendimet e mujave të kaluar të kongresit (arkivi)

Ky sistem është më efektivi edhe ne transparencë edhe në vendimarrje sepse siguron debat dhe gjithpërfshirje të përfaqësuesve shqiptar.


Edukimi – Kolegji Shqiptar | Program i Edukimit dhe Zhvillimit


Edukimi dhe aktivizimi i të rinjeve është prioriteti numër një gjatë mandatit tim.
Për këtë është krijuar një seksion i veqantë – Kolegji Shqiptar.
Kolegji Shqiptar do të drejtohet nga Ministri i Edukimit dhe në përbërje do të ketë 3 Profesorët që do të bëjnë vlersimin e kandidatëve për diplomim.
Si kandidat për diplomim mund të paraqiten lojtarët e Divizonit 1 me më shume se 3 javë lojë si dhe lojtarët e Divizionit 2.
Secili kandidat duhet të paraqitet për regjistrim në forum(do ju ipen udhezimet) ku do të prezentoj veten dhe me një foto do të paraqes gjendjen e TC te tij. Më pas kandidati duhet ti lexojë Mësimet, të cilat janë ne përgatitje e sipër nga unë e më pas në bazë të atyre mësimeve do ti nënshtorhet testit online. Sipas rezultatit të treguar (80% - 90% apo 100😵 që do të kontrollohet nga profesorët, kandidati do të shpërblehet me gold ose vlerë ekuivalente në ALL (80%=10 gold, 90%=12.5gold, 100%=15 gold). Goldi do të jetë I detyrueshëm të shpenzohet në ngritje të kualitetit të Vendeve të Stërvitjes – TC-ve(Vendit të Stervitjes Falas para së gjithash).

Ky program shkon në funksion të edukimit dhe aktivizimit të të rinjve shqiptar në shumë aspekte. Praktikisht është një subvencion mirpo I merituar, dmth nëse paraqitesh, tregon sukses atëhere do të subvencionhesh/shpërblehesh më saktë për punën tënde.


Sistemi I Drejtësisë


Ditë më parë u paraqit project kushtetuta e eShqipërise e hartuar nga njerz fisnik të zellshëm e puntor sic është DonCurtis mirpo me ca gjëra të shtuara edhe nga ne.
Në bazë të kësaj eKushtetute do të ndërtohet Sistemi I Drejtësisë.
Brenda këtij sistemi është krijuar Gjykata Supreme që do të jetë me përberje nga 7 gjykatës, lojtarë me përvojë e të respektuar nga komuniteti. Këta pjestarë do të propozohen e më tutje do të votohen nga Kongresi dhe perfundimisht do të miratohen nga Presidenti I eShqipërisë.
Këta Gjykatës do të funksionojnë tërësisht duke u mbështetur në eKushtetutë dhe do kenë mandat të përhershëm(vetëm nese paraqitet ndonjë vërejtje rreth dikujt atëherë do të inicohet procesi i shkarkimit të personit të caktuar).
Gjykatësit do të I shqyrtojnë shkeljet e ndryshme serioze sipas eKushtetutës të paraqitura nga lojtarët shqiptar.


Politikat Territoriale


Sic dihet me territoret në Indi po na ecën mirë në mbajtjen e tyre me angazhimin dhe kontributin e cdonjërit nga ju dhe ky qëllim I mbajtjes së këtyre territoreve do të vazhdojë me cdo kusht.
Në anën tjetër Bjellorusia e dështuar sulmoi Shqipërine duke u treguar servile e eSerbisë. Do të luftohet kundër Bjellorusisë ta zhdukim nga territoret tona mirpo jo me cdo gjë, luftë normale e pse jo për fitore. Më pas sigurisht do të vazhdojme me RW herë pas here e ndonjherë RW e luftë serioze në koordinim me vendet mike ndaj eSerbisë.


Politikat Ekonomike


Zhvillimi ekonomik i qytetarëve tanë do të jetë synim qenësor. Programi për Kolegjin Shqiptar do të mundësoj ndihmë dhe subvencione për shumë lojtar shqiptarë në mënyrë që të ngritet fuqia gradualisht ndër komunitetin tonë. Ky program do të jetë I mundshëm për më shumë se 60 kandidat për diplomim me paratë që fituam në Tournamentin e zhvilluar.
Me diskutime të ndryshme në Dep. E Lartë do të pergatiten politika më të përshtatshme taksore në mënyrë që shteti të perfitojë sa më shumë mirpo të mos rëndohet qytetari.
Gjithashtu miratimi dhe shpenzimi i bugjetit do të jetë plotësisht transparent dhe do të përgatitet dhe menaxhohet sic u tha nga më shumë njerëz (DL)


Politikat Ushtarake


F.P.ZH

F.P.ZH apo sic u shndërrua gjatë këtij turnamenti në Albanian-Army do të funksionojë sic ka funksionuar me ndihma të rregullta të parapara (q6 armë dhe q5 food).

Kjo njësi ushtarake sic dihet pranon vetëm ushtar të Div1(Roje Kombetare). Pas avancimit të lojtareve të kësaj njësie më tutje në Div2 këta do ti nënshtrohen Procesit të Gradimit.

Procesi I Gradimit – do të bëhët në forum. Secili lojtar i ri në Div2 që të avancohet në një MU ushtarake shtetrore do të duhet fillimisht të kalojë tek MU-ja Akademia Ushtarake Shtetërore. Sapo të kalojë në këtë MU do të pranojë një mesazh brenda lojës nga njëri prej officereve tanë që do zgjedhen për procesin e gradimit. Aty në MU, lojtari do të qëndroje deri në gradim.
Procesi i Gradimit përfshine:
1. regjistrimin në forum dhe kërkesa për akces duke përmendur që është kandidat për gradim.
2. krijmi i një Teme të Re(New Topic) nga kandidati tek seksioni i Njësisë Akademia Ushtarake Kombëtare.
3. kërkimi I uniformes tek ajo teme e krijuar
4. Postimi në atë temë të tijën me cfardo fjalësh edhe tre ditë të tjera rresht në mënyre që të konfirmohet aktiviteti I juaj I vazhduar.

Dhe në fund do të Shpalleni I Graduar dhe do të kaloni në njësinë ushtarake shtetërore Forcat Tokësore pa marrë parasysh divizionin tënd. Forcat Tokësore do të pranojnë lojtarë të të gjitha divizioneve nga D2 dhe D3.
Lojtarët Div1 në MU-n Forcat Tokësore do të largohen dhe do të udhëzohen për në MU-në F.P.ZH. Do të shqyrtohet opcioni që edhe lojtarët tjerë tanimë pjesë e ksaj MU-je të divizoneve tjera ti nënshtorhen gradimit.
Tek Forcat Tokësore më tutje do të furnizoheni me Supply(ndihma) opcioni I ndihmave do të shqyrtohet në vazhdim për këtë MU varësisht nga analiza që do tu bëhet mundësive të furnizimit nga fabrikat shtetrore.

MU-ja Ushtria Civile dhe Guerile do të qendroj e hapur për lojtar të Div 4.
Kurse MU-ja tanimë veq e shuar Forcat Ajrore do të mbetet ashtu si është për momentin.

Me këto reforma Ushtria Shqiptare Shtetrore sado pak do të reformohet dhe të organizohet në mënyrë të duhur.


Politika e Jashtme


Në politikën e jashtme Shqipëria në këto momente nuk do të bëhet pjesë e asnjë aleance tjetër ushtarake ekzistuese derisa nuk do të rrjedh diqka në drejtim të krijimit të një aleance të re nga shtetet mike. Do të ndihmojmë miqtë që i kemi në luftëra e tyre ne mënyre reciproke dhe do të mundohemi ti mbajmë raportet më të mira të mundshme.
Sa I përket politikës së jashtme në forum është krijuar edhe dega për paraqitjen e ambasadorëve të huaj të Shqipërisë jashtë vendit dhe njëherish do të jetë e mundur që diplomacitë e huaja në vend të prezentohen përpara qytetarëve shqiptar.


Partite Politike


Është krijuar seksioni i partive politike në miniaturë. Andaj, secili lojtarë që do të regjistrohet në forum do ti kërkohet të tregon se cilës parti i përket në mënyrë që ti sigurohet akces për partinë e vet politike dhe të merret me proceset në partinë e vet.
Në kto degë të krijuara për partitë specifike mund të zhvillohen diskutime rreth partisë si dhe të votohet nga antarët përkatës rreth kandidatit të ardhshem për PP apo listës për kongres.

Vetem TOP5 partitë njëher për njërher kan degën e tyre.


Kabineti

Kabineti do të jetë gjithpërfshirës, i koncentruar me antarë nga partitë në TOP5 renditjen sipas numrit të tyre të antarëve dhe rëndësisë së tyre por pa lënë anash edhe puntorë të zellshëm e lojtarë të respektuar nga partitë tjera. Dua të kem një cabinet ku do të përfshihen të gjithë me ndihmën e tyre në ndryshimet e reja që do të bëhen dhe nuk dua të jem përfaqësues I vetëm një partie. Sidoqoftë mekanizmat në eRep kërkojnë që nese dëshiron të kandidosh për president njëra nga TOP5 partitë duhet të përkrah, andaj unë iu drejtova Serxhios tek Partia Revolucionare që të më mbështese si kandidat në mënyre që të hy në garim. Serxhio është duke e shqyrtuar me instancat e partisë së vet kërkesen time dhe besoj në përgjigje positive. [Edite😛 Lil Serxhio sic duket paska vene kandidature vete. Respekt e i uroj suksese.]
Nese ky vizion i pëlqen ndonjërës prej partive tona pres një ftesë.
Sidoqofte kam knaqësinë t'ua prezentoj programin tim.


Kushdo që është I gatshëm të bëj punë mundet të më dërgojë mesazh dhe do jetë pjesë e kabinetit nese beson se do të tregohet I zellshëm dhe I përgjegjshëm në punë.

Mirpo, sinqerisht kërkojë mbështetjen dhe votën e të gjithë qytetarëve dhe partive shqiptare. Nuk është qëllimi përfaqësimi i një partie apo një grupi qëllimi është gjithëpërfshirja andaj me respektin më të madh kërkoj përkrahjen dhe mbështetjen e të gjithëve.


Personalisht besoj fuqishëm në votën tuaj. Këdo që do të vendosni ta votoni është e drejtë e juaja. Vetëm ju thërras që të shikoni se cfarë do të vi pastaj. Vota juaj për njërin kandidat nga ne është moment i shkurtër në këtë rast, në këtë lojë virtuale është thjesht një kilk por një klik i shenjtë do ta quaja. Kjo votë është baza që ju do të vini për një sërë procesesh që do të zhvillohen pas ati momenti që votoni. Përgjegjësia e secilit prej nesh është të krijojmë një mjedis miqësor ndërmjet të gjithve, një mjedis ku ju do të keni mundësin të zhvilloni lidhjen dhe të vendosni mardhënie sa më të afërta me secilin. Një frymë ku secili do të ndihet I barabartë, ku ekziston respekt I ndërsjelltë dhe kënaqësi gjatë aktivitetit tuaj dhe bashkëpunimit. Ky është themeli për cka do të mundohem me gjithëcka që mundem ta realizoj me vizionin dhe projektet që kam.
Si shërbyesi juaj nese do të zgjedhem do të realizohen prioritetet për cka e jap fjalën se do qëndroj mbrapa tyre dhe do të realizohen me efikasitet dhe transparencë, natyrisht me përkrahjen dhe ndihmën tuaj.

Kundërkandidatët e kan respektin tim te plotë dhe vlersoj jashtëzakonisht shumë gatishmërine e tyre për të marr përgjegjësinë ta udhëheqin këtë komunitet për cfarë jam i bindur se secili prej nesh do ta bëj me perkushtim maksimal kete punë. Ju uroj fat dhe sukses gjatë këtij rrugëtimi.

Për cdo kritikë të mundshme, për cdo gjë që keni kundër këtij programi dhe nuk ju pëlqen, për një ide ndryshe për të shtuar ju lutem të shprehemi lirisht publikisht. Shprehe mendimin tënd qoftë pro qoftë kundër. Lufta e mendimeve të kundërta është bazë e ekzistencës, lirisë dhe evolucionit për të mirë!

Ju përshëndes të gjithëve dhe ju falenderoj për vëmendjen që ja kushtuat leximit të programit.
Sot unë kam fituar flluska (ushla) nëpër gishtrinjë.



Kandidat për President
Me përkushtim, cLaw