Pak Histori

Day 1,878, 01:15 Published in Israel Belarus by Mykola Fornok lll

Kur hispanikët në shek. XV e pushtuan Amerikën e sotme Jugore shkatërruan çdo gjë që hasen para vetes. Kultura të popujve Maja, të actekëve dhe ato të inkasve, të krijuara me mijëra vjet humbën sikur të mos kishin qenë kurrë. Popullata vendase në mënyrë të pamëshirshme u mbyt dhe ata pak shembuj njerëzor që mbetën u asimiluan pa guxuar të dinë se kush ishin dhe çka ishin. Por, shkatërrimi nuk mundi ta përfshijë çdo gjë, nuk mundi ta fshijë atë punë mijëravjeçare të vendësve. Mbetën gjëra me të cilat sot bota i admiron ato kultura që nuk vdesin kurrë. Çka më shtyu që ta përmendi Amerikën Latine, kur tema edhe nga titulli nuk ka të bëjë me ta? Është për t’u habitur që kurrë hispanikët nuk u munduan të gjejnë rrënjët e veta në këto toka dhe të krenohen që janë trashëgimtarë të një kulture që nuk i takonin.

Me serbët nuk ndodh e njëjta gjë, edhe ata të ardhur në kohët e vona dhe falë rrethanave historike u ngulën në këto anë, por në vazhdimësi mundohen ta bindin botën se ishin këndejpari para se të lindte edhe vetë natyra. Rrethanat historike ua mundësuan serbëve që edhe ata të shkatërrojnë çka mundën dhe çka gjetën. Kryesorja që ne nuk mundën të na zhbëjnë, e që ishte qëllimi i tyre. Se për kulturën tonë të kaluar të rrahur në valët e historisë po mundohen edhe sot e kësaj dite ta përvetësojnë dhe ta paraqesin si të tyre. Edhe pse për ne historia ishte njerkë, gjeografia ishte dhe mbeti nënë.

Panoja “historike”

Serbia, si mozaik i formuar nga gurët shumëngjyrësh të kombeve përreth saj duket shumë e bukur, por kur i analizon ato copëza që e kanë formuar e kupton se çdo gjë është e huaj. Në mozaikun e formimit si tokësor, ashtu edhe historik të Serbisë, shqiptarët janë “zbukuruesit” më të mëdhenj të asaj panoje “historike”. Si shtrirja gjeografike e Serbisë, ashtu edhe historia e saj janë margaritarë të vjedhur mu nga shqiptarët.

Është për t’u përmendur një mashtrim historik i serbëve në lidhje me shpërnguljen e tyre të madhe nga Kosova në vitin 1690. Sipas burimeve serbe qëndron kjo: “Shpërngulja e parë e madhe ‘serbe’ ndodhi në vitin 1690 nën udhëheqjen e Patriarkut Arsenije III Çarnojeviqit dhe erdhi si rezultat i tërheqjes së habsburgëve nga tokat ‘otomane’ në Ballkan. Kurse shpërngulja e dytë serbe gjithashtu nga Kosova ndodhi gjatë viteve 1737-1739, nën ndikimin e Patriarkut të Pejës Arsenije IV Jovanoviqit. Në vitin 1690, Imperatori Lepoldi I ua lejoi refugjatëve që të vendosen në rripin e Savës dhe Danubit dhe e pranoi Arsenije III Çarnojeviqin si udhëheqës shpirtëror të tyre” (Stefan Pavloviq: Serbia dhe Historia e saj).

Burimet na japin shifra të ndryshme të të shpërngulurve: 37 000 familje sipas manuskriptit të Manastirit të Shishtavecit të shkruar nga murgu Stefani i Ravanicës (të shkruara 28 vjet pas shpërnguljes), 37 000 familje sipas Pavle Julinacit (1765), 37 000 familje sipas Jovan Rajiqit (1801), kurse Emile Picot vjen në përfundim se ishin 35 000 deri 40 000 familje, pra ndërmjet 400 000 deri 500 000 njerëz. Ai thotë se “ishte traditë e vazhdueshme që numërimi të bëhej me familje, e jo me numër njerëzish”. Akademia e Shkencave Serbe e pranon shifrën prej 37 000 familjesh të shpërngulura, kurse sipas Milosh Nestoroviqit, “problemet etnodemografike të Kosovës dhe Metohisë” mbetën të shkreta në Kosovë mbi 360 fshatra”. “Serbët” e shpërngulur u vendosën në Hungarinë e sotme, Vojvodinën e sotme dhe në Kroaci. Në luftën e koalicionit katolik kundër turqve më 1737 kanë marrë pjesë dhe kelmendasit dhe fise të tjera të Malësisë së Madhe. Mbas humbjes së koalicionit kelmendasit kishin bërë marrëveshje që në rast të humbjes të strehoheshin në territoret e Austrisë. Kështu nga Kelmendi kanë ikur 273 familje dhe nga gjithë Malësia e Madhe rreth 3 000 persona në Borgo Erizo, Nikinci, në Zara, Hertovski, Zemunik të Kroacisë (Gjon Vuksani). Kjo është nga shpërngulja e dytë “serbe”.

Domethënia e emrit "serb"

A kishte serbë në atë kohë në Kosovë dhe në numër aq të madh? A mos ishte kjo bartje dhe largim i madh i shqiptarëve ortodoksë dhe katolikë nga Kosova? Duke i analizuar marrëveshjet historike ndërmjet Kishës Ortodokse Bizantine dhe Otomanëve për shfarosjen e shqiptarëve, atëherë na del një rezultat i kësaj shpërnguljeje si mashtrim serb për shpërnguljen serbe. Dokument i gjallë janë trashëgimtarët e atyre të shpërngulurve që gjenden edhe sot e kësaj dite në tokat e përmendura më lart dhe që flasin ende shqip.

Por, të nisemi edhe nga një fakt tjetër; domethënia e emrit “serb”. Historiani çek Josef Holeček (1853 Stožice - 1929 Praha) thotë: Emri “serb” u mor pas shekullit të mesëm dhe s’ka lidhje me etninë serbe, që pas shekullit XX grupi religjioz i fesë ortodokse të Ballkanit e formoi emrin serb për etninë që sot quhen “serbë”.

Emri “serb” ishte emër kyç vetëm për ortodoksët, e jo për përcaktim të një etnie, kemi mijëra të dhëna historike për këtë, shkruan Josef Holeçek. Shkojmë më tutje, Stojan Novakoviq (1842-1915): Nuk ka dyshim që ortodoksët janë quajtur serbë dhe nuk kishte etni serbe dhe as që ekzistonte- ("Prvi osnovi slovenske književnosti među balkanskim Slovenima", Beograd 1893, Stojan Novakoviq).

Diplomati Rus Giljferding: Deri në mesin e shekullit XIX, ke vënë re se të gjitha kombet që e kishin fenë ortodokse quheshin serbë. http://montenegrina.net/pages/pages1/is ... o_u_cg.htm. Vuk Karaxhiq në vitin 1834 ishte ai i cili e detyroi Njegoshin që ta sajojë një etni serbe: Autori Lubomir Nenadoviq, profesori i Shkollës së madhe të Beogradit Vladimir Kariç më 1887 shkruan: “Serbit i është e rëndësishme të quhet i krishterë dhe i krishterë ortodoks dhe shkon aq larg sa nuk e dallon fenë me kombësinë kështu që ai i quan serbë çdonjërin vetëm pse është ortodoks (Serbija, 1887).

Kishat e ndërtuara në kohën e sundimit bizantin

Simo Matavulj në librin e tij "Bilješke jednog pisca", Beograd 1939, shkruan: “Serbë janë quajtur vetëm ortodoksët dhe i ishte vetëm vendi i përkatësisë fetare ortodokse”. Mark Milani shkruan: “Fisi Kuqi u shkapërderdh sepse morën ryshfet nga turqit për vetëtradhëtim si për shembull Lul Palpllumbi, turk i fshatit Ledinë; Pal Leka, latin i fshatit Bankani; si dhe Punan Deda (Dedin) serb i fshatit Berovë, Beqo Saviqev serb nga fshati Leva Reka. Që të katërtit kanë marrë para me kapuç nga turqit” (Atdhetari Shkup).

Bëhet zbërthimi, latini pra katolik, turku-mysliman dhe serbi - ortodoks, pra që të katërtit të fisit Kuqi. Kurse Kuqët nuk ishin as latinë, as turq, e as serbë. Pra, emri “serb” ishte emër kyç vetëm për ortodoksët, e jo për përcaktim të një etnie, kemi mijëra të dhëna historike për këtë, shkruante Josef Holeçek.

Të shkojmë më tutje, "serv" në gjuhën bizantine është një fjalë që do të thotë "rob", "tzerboulianous", do të thotë ata që veshin veshje të varfra. Serbët kanë qenë të quajtur kështu për shkak se ata kanë qenë skllevër të Perandorisë Bizantine. Serb d.m.th. rob, thotë edhe Ismail Kadare.

Dhe, kjo është një tezë tjetër për vërtetësinë e së cilës unë nuk kam dyshim. Serb do të thotë rob serve, shërbëtor, skllav, servant. Vetë emri i tyre tregon që nuk janë etni natyrore, por besimtarë të grumbulluar rreth një besimi të caktuar (Atdhetari Shkup).

“Vërtet historia ka nevojë për dokumente thotë publicisti Arben Llalla, por në raste të caktuara ka nevojë edhe për logjikë të thjeshtë”. Duke i analizuar edhe pikturat e kohërave të ndryshme të shpërnguljes së madhe “serbe”, pra ortodokse, shohim që Kosova u zbraz nga rreth 400 mijë shqiptarë ortodoksë. Paramendoni rritjen natyrale dhe llogaritni. E gjithë kjo falë turkut, pardon otomanëve. Më duhet të shtoj se manipulimet historike - vjedhje e paskrupullta të serbëve e ilustron edhe kjo: Libri ‘Kosovo nekad i danas’ (Kosova dikur e sot) grup aut. serb e shqiptarë, bot. Beograd 1973, f. 416, e shkruar serbokroatisht e shqip, shkruan: Graçanica tashmë gjendet në themelet e një kishe më të vjetër, në të cilën ka qenë selia e Ipeshkvisë së Lipjanit. Kisha e Graçanicës, objekti më i vjetër i konstatuar është themeli i bazilikës tripjesësh të Bizantit të hershëm. Siç shkruan edhe akademiku M. Krasniqi në librin Rrënjët tona etnike, Prishtinë, 2002, f. 219-220, Graçanica, Patrikana e Pejës, Levishka në Prizren etj. janë ndërtuar në kohën e sundimit bizantin para ardhjes së serbëve. …(Serbia i ka borxh Kosovës territor rreth dy Kosova (1804 - 187😎.

Vazhdojnë manipulimet


Manipulimet e tyre kanë qenë aq të mëdha sa edhe në ditët e sotme e kemi vështirë t’u kundërvihemi. Aq më tepër kur edhe pseudohistorianët që punojnë me udhëzime na e turbullojnë edhe më shumë mundësinë e sqarimit të plotë të një historie të vjedhur pa fije fytyre, “Fatbardhësisht libri i Buxhovit ‘Kosova’ e dekonstrukton një falsifikim serb rreth historisë së tyre nacionale, e bashkë me të edhe të historisë sonë. I kam lexuar të gjitha librat më të rëndësishme nga historiografia serbe, që nga haxhiografitë, si "Letopis popa Duklanina", "Istoria Slavena" të Mario Orbinit (1601), "Istoria slovena Ilirika Gornje Donje Mizije" te Gj. Brankoviqit, edhe librat e historianëve të tyre të parë Jovan Rajiqit, edhe S. Novakoviqit. S. Mijatoviqit, V. Gjorgjeviqit, J. Radonjiqit, K. Novakoviqit, A. Bogosavljeviqit, T. Stankoviqit, pastaj Fanulla Papazogllun, M. Budimirin, D. Bogdanoviqin e të tjerë dhe nuk ka asgjë tjetër, pos një falsifikimi të madh dhe përpjekjeve për ta përvetësuar një falsifikim të huaj. As ka shtet mesjetar serb (në të gjitha librat shkojnë paralel Rashka dhe Serbia - nuk dihet se ku është realisht kjo e dyta), e Rashka gjithnjë gjendet te shtetet tribale, e as nuk ka kishë serbe. Aq më keq, Serbia e tashme u bë një territor ku serbët nuk ishin as 1/4 e popullsisë ( Ramadan Musliu)”. Eh, hajni se jo mahi!