Njesia Ushtarake - Albania D2

Day 1,878, 17:24 Published in Albania USA by Portofoli Humbur

Përshëndetje bashklojtarë të nderuar,

Ka tri ditë që komanda e njësisë ushtarake ALBANIA D-2 më kaloi mua , për këtë muaj presidencial.

Kjo detyrë e re për mua ka një rëndësi shumë të madhe dhe do të mundohem që t'a kryej në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ky artikull ka për qëllim të ju informoj për disa ndryshime që do të ndodhin gjat këtij muaji që ka filluar.




Fillimisht ju njoftoj se Second Commander te Albania D2 i kam zgjedhur lojtaret Albania Killer 2 dhe Mili Murtezi.

Synimet e mia janë që gjat këtij muaji njësia ushtarake Albania D2 , të filloj rrugën për t'u bërë një nga njësitë më të mira në eShqipëri dhe se komanderi i arshëm ta ketë më të lëhtë menaxhimin e kësaj njësie.

Synimi im kryesor është shpërndarja e ndihmave për lojtarët e Albania D2 , në dakodrim me eQeverinë eShqipëtare erdhëm në përfundim që ndihmat ditore të përbëhen nga 70 Ushqim Q5 dhe 7 Tenka Q7.
Kjo vlen vetëm për lojtarët nga niveli 25 deri atë 27.

Kusht për të pranuar këto ndihma është që të kryeni 25 vrasje!

Një shembull:
Nëse në diten 1877(dje) keni bërë 25 vrasje , atëherë në ditën 1878 pranoni ndihmat ditore që t'i shfrytëzoni për këtë ditë , pastaj duhet ti bëni 25 vrasje ditën 1878 për të pranuar ndihmat në ditën 1879 dhe ti shfrytëzoni ato gjat kësaj dite.

Pra , lufto sot që të furnizohesh neser!

Për të aplikuar plotësoni këtë formular : www.tinyurl.com/programiUML

(Vërejtje: Ndihmat dërgohen pas orës 23:00 (ora lokale Shqipëtare) )



Synimi tjetër është që të gjith lojtarët aktiv , të kalojnë në regjimente me CAPITEN aktiv , pasi që kapitenet do të luajn rol të rëndësishëm gjat mandatit tim.

Të gjithë lojtarët , pa marrë parasysh nëse i bëjn 25 vrasje në dite apo 0 vrasje në dite duhet të kalojnë në regjimentet me kapiten aktiv.

Gjithashtu do të mundohem që t'ju informoj në vazhdimësi përmes "Murit" të njësisë ushtarake , se ku ka luftë aktive në të cilën shpërndajnë ndihma. Në mënyrë që të luftoni por mos të shpenzoni nga xhepi juaj!



Për fund , ju njoftoj që të gjithë lojtarët të cilët për një javë rresht kërkojnë ndihma dhe e plotësojnë kushtin (i kryejn 25 vrasje) do të shpërblehen nga unë personalisht me një shumë simbolike prej 7 tanke Q7 dhe 70 Ushqim Q5.

Kjo do të jetë një nxitje për të luftuar dhe plotësuar DO-në , pasi që bazooka-t dhe enegry bars të cilat i fitoni me plotësimin e DO-së , do t'i ndihmojnë eShqipërisë në të ardhmën!




Kjo ishte e tëra për këtë artikull,
Shpresoj që do t'ia kalojmë për mrekulli këtë muaj.

iPanch0 , 'Commander' i Albania D-2