Mulla Idriz Gjilani

Day 2,367, 05:56 Published in Albania Japan by Strategi1

- Pas shkrimit te artikullit rreth krahines te Mores, do shkruaj edhe per veprimtarin e njohur te ceshtjeve kombetare Mulla Idriz Gjilani.-

-Edhe Bigdamage eshte ka shkruan qe 2 artikull per personele kombetare dhe kush ka deshiren te informohen me personalitete te njohura te gjitha krahineva ateher une e zgjedha te shkruaj per MULLA IDRIZ GJILANI


-Nje thenje





-Mulla Idriz Gjilani atyre që shitnin tokën për të shkuar në Turqi i thërriste: ”…Ju nuk jeni as myslimanë as shqiptarë…! Kurrë nuk do të bëheni Turq!? Ktheni kaparet e tokës dhe qëndroni me pushkë e sëpata në dorë…!? Kështu do t’u urdhëronte Muhamedi a.s., dhe Skënderbeu…!”.
-


Trima të Malësive shqiptare!

Fitorja jonë qëndron në disiplinën tonë, në ndershmërinë tonë, në moralin tonë shqiptar të papërdhosur, dhe në bindshmërinë ushtarake të luftëtarëve ndaj udhëheqësve të grupeve luftarake dhe të Urdhrave të Shtabit Drejtues të Rezistencës, që po e themelojmë në këtë Kuvend.

Vëllezër trima!

Gjaku ynë që po derdhet pamëshirshëm prej ushtrisë së okupatorit jugosllav, shpresoj, ka për ta zgjuar mërinë e komunistëve shqiptarë dhe të Ushtrisë së Shqipërisë ndaj robëruesit, ndaj dhunuesit tonë shekullor! Ata komunistë, dhe ata ushtarë shqiptarë, herët a vonë, do të zgjohen dhe do të na bashkohen në luftën tonë të drejtë, në rrugën tonë të Perëndisë. Ata i thërret gjaku i fëmijëve dhe i grave tona, i thërret gjaku i stërgjyshërve tanë...!

NdajIdriz GJilani[/b]


-Fetar, atdhetar konseguent, orator e mjeshtër i penës, i zoti i punës, besnik i fjalës, predikues fetar dhe mualim-mësues iluminist, ideolog dhe luftëtar i lirisë, i vendosur në idealet e veta liridashëse si bjeshkët e Kosovës të cilat i mbrojti me fjalë, me pushkë, me gjak, burrërisht, trimërisht, i pathyeshëm, me plagë në zemër e në trup, nuk u dorëzua për t'u bërë legjendë. Kështu e portretizoi Studjuesi i mirënjohur Muhamet Pirraku udhëheqësin Shpirtëror, Politik dhe Ushtarak të madhin Mulla Idriz Gjilani.


-Biografia

Mulla Idriz Velekinca lindi në Velekincë, fshat në komunë të Gjilanit, më 4 qershor 1901. Mësimet fillestare i ndoqi në mejtepin e Cernicës të cilan edhe i mbaroi në vitin 1911 për të vazhduar studimet e mesme në medresenë "Atik" në Gjilan. Pas një ndërprerjeje të shkollës më 1926 arriti të diplomoj. Në moshën 25 vjeçare bëhet imam dhe merr titullin “Mulla”. Shërbeu në detyrën e Imamit në Karadak e në Hogosht(Hogoshti -fshat në komunën e Dardanës). Më 1941 u zgjodh në postin e Bashvajizit në Ulema-mexhlizin e Kuvendit fetar-arsimor të Vakufit të Shkupit.Mulla Idrizi e ka ni nip ga Germanija Valon Hajrullahu.Mulla Idrizi i ka lene dy djem dhe nipa njeri eshte mesuese e tjetri si zanatli

-Veprimtaria

Në edukimin e tij si fetar ai u nis nga disa parime kur’anore dhe hadithore që përcaktonin vlerat e arsimit, të kulturës dhe të edukatës : "Pa shkollim - thotë ai, - nuk ka as fe të mirëfilltë", "Talebet (nxënësit) tonë nuk duhet të mësojnë më vetëm për leximin e Kur’anit, por edhe për njohjen e mjeshtërisë së shkrimit. Talebet tonë duhet t’i nisim në rrugën për ta njohur islamin dhe jo për ta prezantuar si diçka statike", "S’ka fe pa atdhe" , "Të ndihmojmë njëri-tjetrin me fjalë, me penë, me pasuri, të duhemi si vëllezër", "Pa një atdhe të lirë feja nuk mund të mbahet kurrë, nuk mund të ushtrohet", "Lexoni te mualimë të urtë sa e mirë dhe sa e kuptueshme është feja islame, kur shpjegohet shqip, në gjuhën e Zotit për shqiptarët".

Gjatë kohës si hoxhë dhe bashvaiz zhvilloi një veprimtari intensive në fushën e edukimit fetar me frymë atdhetare. Hapi mejtepin e Pidicit për mësimin e djemve dhe të vajzave, organizoi ilegalisht mësimin e shkrim-leximit me alfabetin e gjuhës shqipe, futi mësimin shqip në medresenë "Atik", ushqeu mirëkuptimin dhe bashkëpunimin vëllazëror me bazë kombëtare shqiptare në popullsinë myslimane-katolike të zonës së Karadakut. Kur qe mësimdhënës në tre mejtepe njëkohësisht, shfrytëzoi sistemin monitor: përgatiti nxënësit më të mirë dhe me moshë më të madhe për ta zëvendësuar kur ai mungonte.

Në prill të vitit 1937, në kushte ilegaliteti, themeloi në Arllat të Drenicës Organizatën e Rinisë Përparimtare "Drita" të Kosovës. Aktivitetet e tij fetare nuk dalloheshin nga ato atdhetare e humane. Kudo, kurdo e me këdo ato ishin të pranishme.

Mulla Idrizi ishte kundër shpërnguljes së shqiptarëve. Në funksion të kësaj bindjeje atdhetare e humane ai programonte në xhami, në konaqe, në kuvende e deri në ceremonitë e vdekjes. Në formë kushtrimi ai thërriste: "Jemi përgjegjës për varret e prindërve tanë para Zotit dhe para kombit. Nuk guxojmë të heqim dorë prej tyre t’i lëmë të shkreta për t’i lavruar derrat e naçalnikëve sllavë! Jo vetëm në Turqi, por as në Shqipëri nuk bën të shkojmë. Zoti në Kur’an na ka bërë përgjegjës për vatanin dhe kombin!"

Mulla Idrizi printe në aksionet për ndërtimin e urave, rrugëve, çesmeve, mejtepeve, xhamive, mirëmbajtjes së varrezave, të cilat i shikonte si mjete dëshmuese të bashkimit të popullsisë shqiptare. Uniforma e ndihmoi për të maskuar aktivitetin e tij patriotik. Mulla Idriz Gjilani ishte një "rilindës" në kuptimin e vërtetë të fjalës në kushtet që kalonte Kosova. Në kohën kur Mulla Idriz Gjilani ushtronte detyrën e bashvaizit, numri i nxënësve të "Atik medresesë" të Gjilanit arriti në 734, nga të cilët 326 ishin femra. Po ashtu i organizoi shkollat lëvizëse me mësues shetitës. Vetëm në zonën e Gjilanit u hapën 39 shkolla të tilla fetare, që zgjuan te brezi i ri ndjenjat fetare dhe ndërgjegjën kombëtare.

Veprimtaria Politiko-Ushtarake

-Nga prilli 1941 Mulla Idriz Velekinca iu kushtua plotësisht veprimtarisë politike. Si hoxhë me forcën e Zotit, si mësues me forcën e fjalës, si luftëtar me forcën e armës, si komandant me besnikërinë e ushtarit, ai luftoi për unitetin territorial të trevave shqiptare, luftoi kundër gjenocidit serb e bullgar, kundër komunizmit.

Në qershor të 1944 -ës drejtoi betejën e Kikës, ku shqiptarët e udhëhequr prej tij dolën fitimtarë kundër ushtrisë sllavo-komuniste. Veprimtaria e Mulla Idriz Gjilanit është heroike. E tillë është edhe periudha 1944-1949 dhe kallja e tij në zjarr më datën e 25-26 nëntorit 1949.


Ishte intelektual i kohës, i cili zotëronte shumë gjuhë orientale, gjë që e mundësoi të njihet me arritjet shkencore të kohës, në fushën e fizikës, kimisë, mjekësisë, astronomisë, etj. Botoi punimet fetare “Lindja e Zpejgamberit”, dhe “Vllazëria Islame’, të cilat përshkoheshin nga mesazhi i paqes, vllazërimi, bashkimit kombëtar, etj.

Mulla Idriz Gjilani: "Liria e vatanit nuk fitohet me partia e me tarafe, me të pafe e me shkije të veshur shqiptarçe".


Shkrimi eshte pak i gjate po ja vlen te lexoni per ata persona qe deshirojn ta dijn rreth historis shqiptare.