Koha është e maskarenjve, por Shqipëria... Shqipëria është e shqiptarëve

Day 4,509, 22:46 Published in Albania Albania by LiLo1

Mbreteron nje erresire
Neper fusha neper kodra
Vershellen nje egersire
Pra.. o burra..hani e pini,
Hani e pini ore e cast
Per çakallin nata erret
Eshte rast e deliras

Hani pini dhe rrembeni
Mbushni xhep e mbushni arka
Te pa breke ju gjeti dreka
milioner ju zuri darka
Hani pini rrembeni
Mbushni arka mbushni xhepe
Gjersa populli bujar
Tu pergjigjet peqe-lepe

Populli rron per zoterine tuaj
Puna e tij,djersa ballit
Eshte kafshate per gojen tuaj
Rrofte goje e cakallit
Shqyqyr zotit ska me mire
Lumturi dhe bukuri
Dhe kur vjen ju qan hallin
Varni buz edhe turi

Hani pini dhe rrembeni
eshte koha e çakanjeve
hani pini dhe rrembeni
eshte bote e maskarenjeve
hani… pini….,vidhni …
mblidhni gjitha aksione e monopole
nenshkrimi I zoterise suaj
neper banka vlen milione

eshte peshtyma e gjakosur
e atdheut,veremosur
dhe kolltuku ku ke hipur
duke hequr nderen zvarre
eshte trekendeshi qe perdita
varet kombi ne litar
zotrote kapardise
dic u bere pandeh
Kunder burrit te vertet
ze e vjedh e ze e leh
e na tunde,na lekunde
neper salla shkon e shkunde
mbase dora e te ligut
ty me shoke te heq per hunde
rrofte miku yt i ralle
qe perdita loz e qesh
te gradoi 4 shkalle
se i the dy fjale ne vesh

koha dridhet e perdridhet
do vije dita qe do zgjidhet..
dhe nga trasta pem e kalbur
doemos qe jashte do te hillet
koha dridhet e perdridhet
prej gradimi 4 shkalle
nuk do te mbetet gje ne dore
veçse vul’ e zez ne balle

mire po ju qe skeni patur
as nevoje as gje te keqe
me perpara nga te githa
I thate te ligut peqe
Qe te zinit nje kolltuk
Aq u ulet e perkulet
Sa ne pragun e armikut
Vajtet si kopil u ngulet

As ju hahet as ju pihet
Vetem titullin e doni… dihet
teksa fshati I varfer digjet,
kryekurva nis e krihet

sidomos ju dredharake
ju me zemra aq te nxira
ju dinake ju shushunja
ju gjahtare ne erresira,,
ohhh.ç’na pa syri ç’na pa syri,
hunda juaj ku nuk hyri
te i miri te i ligu te spiuni me i ndyri
dallavera neper zyra,dallavera ne Pazar
dallavera me te huaj dallavera me shqiptar
vetem, vetem dallavera
dhe ne dem te ktij vendi
qe ju rriti,qe ju ngriti,qe ju ngopi qe ju dendi

edhe kujtoni tash e tutje
ne te tilla dallavera
kukuvajka do pertype
zog e zoga si perhera
por jo.. grushti do te bjere
permbi krye te zuzarve
koha eshte e maskarenjeve,
por atdheu I SHQIPETAREVE