[Ministria e Drejtesise] Konkursi per 5 gjykatesit

Day 2,117, 06:56 Published in Albania North Macedonia by ¤Anon.4750191¤


Me hyrjen e qeverise se re, Ministrise se Puneve te Brendshme i shtohen dhe kompetencat e Drejtesise, duke formuar keshtu nje ministri edhe me te plote e te ngarkuar.

Se pari ju informoj se tashme chati shteteror i eShqiperise eshte #eShqiperia. Meqe pronarit e chatit te kaluar refuzuan te bashkepunojne s'na mbeti gje tjeter vecse t'i leme celesat e atij chati ne dore e te shperngulim shqiptaret ne kete chat te ri ku presidentet do te jene "pronaret" e vetem te chatit.

Se dyti dhe me e rendesishmja, Ministria e Drejtesise dhe Puneve te Brendshme hap zyrtarisht linjat per aplikantet qe deshirojne te kene funksionin e gjykatesve per ceshtjet e brendshme te vendit tone. Pese aplikantet me me shume vota qe do te zgjidhen me votim te hapur nga publiku shqiptar do te shpallen gjykates.
Kushtet per te aplikuar jane:
1. Aplikanti s'duhet te kete me pak se 8 muaj loje (kjo per arsye se duhet te njohe mire sistemin e lojes qe te marre vendime te tilla)
2. Aplikanti duhet te jete aktualisht jo pjesemarres ne kongres, qeveri dhe as anetar partie. (kjo per arsye qe gjykatesit mos te jene te politizuar)
3. Aplikanti nuk duhet te kete njolla per skandale politike ne te shkuaren (ne menyre qe te jene sa me te drejte)

Aplikimet mbyllen pas dy ditesh, ne momentin qe artikulli del nga top 5. Votimi do te hapet ne nje tjeter artikull ku Ministria paraqit kandidatet zyrtare dhe populli oton pese emra ne komente. Pese personat qe kane me shume vota, zgjidhen. Kush deshiron te aplikoje dergon mesazh tek une.

PS: Mos u shqetesoni se loja s'na mundeson te ndeshkojme lojtaret, ka menyra plot. Rrini te qete, drejtesia do te vendoset.

Jufaleminderit per vemendjen,
Kris Hasa,
Minister i Drejtesise dhe Puneve te Brendshme