Strategji afatgjate per avancimin/upgrade e Training Grounds
GladiatoriKS
Pershendetje populli im i dashur!
Pas pothuajse nje viti, vendosa me e hap edhe une nje reviste. Jo per me shfry mllefin mbi president(et) e kongresmenet po per te vetmen arsye qe me pas mundesi sa ma lehte e masivisht me i nda me lojtaret e rinj pervojat e mia nga kjo loje – te vogla e te medha; te rendesishme e te parendsishme. Kjo nuk do te thote qe deri sot nuk jam mundu me komuniku me lojtaret e rinj, me i udhezu e keshillu. Po per shkak te mungeses se revistes, eshte desht ta bej permes mesazheve personale, po vendosa qe PM nuk eshte rruga ma e mire e komunikimit masiv ne nje eShoqeri shqiptare qe eshte e obsesionuar me artikuj (fatkeqesisht kryesisht negativ) politik.
Para se te filloj me shkru per temen e artikullit tim te pare, ju lajmeroj pergezoj me lajmin se ne revisten time nuk keni me pa KURRE artikuj politik. Ndosha ndonje urim aty-ketu per ndonje arritje te madhe eKombetare, qofte lufte apo ndonje veprim madhor qeverie, por me kusht te vetem qe asnjehere te mos merr ngjyre te paster politike.
Pa ju mundu me shume, artikulli im i pare do te jete kryesisht per te rinjte, apo edhe ata me me pervoje qe nuk kane arritur ende me i avancu (upgrade) te gjitha Training Ground(s). E di qe, duke e pasur parasysh qe ky lirimi i fundit pothuajse perfundoj, ky artikull mund te duket (edhe eshte) paksa i vonuar, por mos harroni qe lirime ka cdo muaj, e muajt po kalojne shume shpejt. E durimi eshte pa asnje dyshim virtyti kryesor ne kete loje te _________ (shto vet).
E di qe ka pase edhe me heret artikuj se si duhet te behet upgrade i TG(s) po une do te perqendrohem ne detaje edhe strategji se cili TG duhet te avancuar i pari dhe me nje arsyetim te shkurter (komplet subjektiv).
Per hir te thjeshtesise ne vazhdim te artikullit TG do ti emeroj si:
• T1 (+5 free)
• T2 (+2.5; 0.19)
• T3 (+5; 0.89), dhe
• T4 (+10; 1.79)
Fjaline e radhes duhna me e shkru me shkronja te medha per me mujt me e transmetu me kuptim te plote rendesine e saj tek lojtaret qe pritojne me i kalkulu shpenzimet vet. NE ASNJE MENYRE MOS SHPENZONI ARI (GOLD) PER TA AVANCUAR T2. (te pakten jo deri sa ti avanconi krejt TG tjera)
Ne rregull, tash qe u sqaru ky parim themelor vazhdojme me tjerat:
- Se pari duhet ta beni upgrade T1 deri ne +15 (Q3)
- Se dyti, fillo sa ma shpejt ta avancosh T4 deri ne +40 (Q4) nese keni mundesi edhe durim; nese jo, atehere te pakten deri ne +30 (Q3)
- Pastaj avancoje T3 deri ne +15 (Q3)
- Avanco T1 ne +20 (Q4) – nese deri tani nuk e keni avancuar T4 ne Q4, atehere se pari ngrite T4 ne +40, pastaj T1 ne +20.
Strenghti total: +75/dite
SHUME E RENDESISHME! sidomos per lojtaret e rinj qe arin e fitojne kryesisht apo ekskluzivisht prej medaljeve e jo prej blerjeve! MOS ushtro me ari me T3 edhe T4 (e asesi me T2), edhe masi ti keni ngrit ne Q3 respektivisht Q4. Kjo nenkupton, mos ushtroni me gold DERISA ta mblidhni goldin e mjaftueshem per me nenshkru kontraten e pare (-50%, ose, sipas mendimit tim, me e preferueshme -90😵
.
Deri sa ta keni mbledh gold-in per kontrate ushtroni vetem me T1 (+20). E di qe eshte e veshtire me i pa TG e avancume e mos me ushtru me to, edhe eshte shume joshese me shpenzu per strength. Po nese e beni kete, kurre nuk do mund ta merrni veten edhe te jeni i pavarur finaciarisht prej ndihmave “te jashtme” me gold apo/edhe cc. Ju siguroj, qe pas kontrates se pare –90% (sidomos per D1 edhe D2….po edhe D3 deri diku) skeni me pas me asnjehere probleme financiare. Keshte qe, serish, DURIMI eshte temel i perparimit te sigurt ne kete loje ______ (shto antonimin e fjales qe e ke perdor me larte) ☺
Me vone pasi te keni arritur ne kete pike nuk besoj qe ka nevoje per sqarim se cka te beni me tutje. Ngriti te gjitha TG ne Q4. Thjeshte a po? 🙂
Shpresoj qe sado pak ky artikull te kontribuoj ne komunitetin tone te dashur te eShqiperise e se shpejti te kthehemi ne Ballkan ti perzem keta zagaret e Karpateve prej tokave tona.
Deri ne artikullin e ardhshem….
…Strength and Honor o>
Comments
Per kembe te mbare: 10 komentet e para marrin nga 5q7
o>
artikull i qelluar... ne kohe te qelluar🙂
o7
per kemb te mbrapsht, s'dua q7 🙂
v
Per mendimin tim te behet t1 4 njehere e pastaj te tjerat
Edhe une isha n'dyshim qe n'artikull ta them t'njejten, po... kur ti llogarisesh shpenzimet per upgrade q3 ne q4, atehere me ato gold mundesh qe T3 ta avancosh ne q2 edhe T4 ti avancosh ne q3 (plus mbesin ekstra gold). Per mua eshte KYQE T4 te avancohet sa ma shpejt, sepse ajo e ben te vlefshme nenshkrimin e kontrates sa ma heret edhe pavaresimin financiar te lojtareve te rinj.
T'pakten ky eshte mendimi/kalkulimi im 🙂
voted o/
V
Vote
DURIMI eshte temel i perparimit te sigurt ne kete loje !
vote 🙂 UN kam ba T1 dhe T2 q4,edhe marr 30 strength ne dite,tani do merrem me T4 dhe T3,per te vetmen arsye se edhe pse ushtroj tek T2,me fitim dal serish,por te ngrej T4 edhe T3 ne fillim pa ushtruar,duhet kohe shum e gjate me mbledh gold qe ti bej te tana q4.
T2 ne q4 eshte shpenzim teper i panevojshem per shume pak perfitim, per mendimin tem. Edhe une e pata bo t'njejten gja n'fillim. Po kur erdh lirimi i ardhshem e bona downgrade T2 ne q1 e e rrita T4 ne q4 (me disa gold humbje, se di sa, po jo shume).
Une edhe n'artikull nuk kerkova qe krejt mi bo q4 per me fillu me ushtru me gold/kontrate: po T1, T3 edhe T4 duhet t'pakten me qene ne q3. Pajtohna eshte rruge e gjate, dikun 2-3 muj. Po a nuk po kalojne mujt shpejt a? Plus mas asaj kohe nuk ka ma nevoje mu m'var prej askujt per donacione.
Artikullin e shkruva se m'motivoi edhe kjo nisma e qeverise per subvencione, e kta lojtaret e rinj qe marrin donacione t'mjaftushme duhet edhe me i shpenzu n'mnyre sa ma t'mire qe sa ma shpejt mu bo t'pavarun financiarisht.
v10/ s11 suksese o7
vote
v
V+S edhe pse prita 1 artikull Rreth Uqkurit 😃
v..s...
v
Une ne fillim kam bo T1 Q3 dhe pastaj T2 Q2,ne kete menyre beja 250 strength per 11 dite,plus qe nuk harxhoja shume.Kisha fitim vetem gjysmen e gold te medaljes,por ia vlente sepse po te ndjekesh kete menyre qe thua ti do te duhet nje kohe shume e gjate per te mbledhur gold qe ti besh upgrade TG.Me pas munda te bej T1 Q4 dhe stervitem me T1 dhe T2,pra 27.5 strength ne dite.Ne kete menyre e marr medaljen SS per rreth 9 dite.
E di qe rruga/strategjia jeme nuk eshte ma e shpejta, po eshte ma e sigurta edhe n'fund perfitimi ma i madh.
Nese ty te duhet 9 dite per nje medalje SS, pas 6 muajsh loje i fiton 20 medalje. Po nese fillon ta kursesh goldin edhe me ushtru vetem me T1 e i ngrit T4 ne q4 e T3 ne q3 (dikun 2-3 muaj kohe) per ata 3-4 muajt e mbetur i fiton 35-45 medalje. Kjo perveq perfitimit ne gold perkthehet edhe strength (diku 3000+ strength me shume).
Qe te besh nje TG Q4 duhen rreth 90.5 gold dhe nqs nuk te ndihmon dikush me gold ne fillim do te duhet kohe goxha me e madhe.Lojen e nisim me te gjitha TG Q1 dhe qe te marresh nje medalje SS vetem me T1 te duhet rreth nje muaj.Plus medaljen Hw i bien 10 gold per 1 muaj,dhe ky eshte hap i avashte.Synimi ne kete loje eshte qe te kemi shume strength dhe nivel te ulet,gje qe nuk ndikon pozitivisht tek lojtaret e rinj pasi duhet nje kohe e madhe(prej kesaj e lejne lojen me teper ata pasi shohin tipa me 50k strength ndersa vete fitojne vetem 6 strength ne dite).Deri tani kam arrit qe ti kem TG Q4,Q3,Q1,Q3 dhe kjo me ka kushtuar goxha kohe.Gjithashtu po mundohem qe te mos luftoj shume pasi dua te rris strength qe te bej me teper damage.
Kalameet.DS - A ushtron cdo dite me gold? Apo ke kontrate?
SIdoqofte, ne nivelin ku je ti tash, shume me mire (prape, per mendimin tim) eshte ne vend te T2 ne q3 ta kesh T3 ne q3 edhe te presesh ti grumbullosh goldat per kontrate -90%.
Edhe mos harro, qe nuk ka ketu ne eRepublike ASNJE lojtar qe nuk merr gold prej donacioneve t'lojtarve tjere. Po esenca eshte qe me dite si mi perdor sa ma me strategji. Per ate e shkrova artikullin. Se fundi i fundit t'gjithe po bejne golda mjaft per upgrade (me kohe) po eshte me rendsi ta dijne cilen ta bejne te paren e cilen te dyten e me rradhe.
Per momentin kam kontraten me -50% por stervitem vetem me T1,T2 dhe T4(nuk dal me humbje ne kete menyre).Pasi te mbaroje kontrata,stervitem me T1 dhe T2,pasi kshu e kam bere kohet e fundit.Sidoqofte nqs mbledh gold per kontraten -90%,a nuk do te ishte me e lehte te beje T4 Q4?Po e them kete pasi kaq kushton qe te besh nje TG Q4(nga Q3).Po te ishte dhe T3 Q3,do ishte me efektive kontrata,sidomos ajo me -90%,megjithese edhe ajo me -50% nuk do ishte keq.Por deri atehere do mundohem te mbledh gold pak nga pak
[removed]
mesa kam llogarit une T2 nqs eshte qe sjell fitim ne strength dhe nje sasi shume te vogel goldi ne dite 😛
V + S
Ky artikull qenka Madison style
Hahaha...me cheese curds 😛
E papame Gladiator e papame o7