Nostalgji!

Day 6,014, 06:28 Published in Albania Albania by Lazarus Al

Pershendetje,

Po e shkruaj kete artikull me nje 'pasiguri' sa lojtare do te arrij. Arsyeja eshte shume e thjeshte, nostalgjia!

Mund te kete qene viti 2012 kur krijova llogarine time te pare ne eRepublik, dhe direkt lindi dashuria per eRepublik (te pakten per komunitetin qe ishte ne ate kohe). Pastaj, per arsye lakmie goldi, mora ban ne accountin tim te pare haha. Mbaj mend rrugetimin nga Kafka ne DArtagnann ne LazarusAl, qe me siguri askush nuk i mban mend 😃

Ishin kohe interesante, dinamike ku mbaj mend disa momente kulminante, qe nga betejat me Serbine, planet per te shpetuar eShqiperine, aleancat dhe krijimi i LeA dhe Akademise Ushtarake ne mos u gabofsha me nje grup lojtaresh Android, Tori, etj dhe ne krye nje account i quajtur Ujku. Me siguri lojtaret qe akoma e luajne, jane lojtare te asaj kohe dhe e mbajn mend komunitetin.

Shum kujtime ne kete loje, debate, strategji dhe kohe e shpenzuar. Kohe qe ja vlejti totalisht.

Sic thashe, keto rreshta ishin thjesht per nostalgji, ndoshta dikujt per ti sjell ndonje kujtim per kohet e vjetra ashtu sic mu kujtuan mua.

Respekte per te gjith ato qe vazhdojne dhe kontribuojne per eShqiperine,
Lazarus o7