Zhvillimet e fundit per protesten e zhvilluar

Day 1,710, 23:21 Published in Albania Albania by KingBato

Pershendetje

Zhvillimet e fundit per protesten e zhvilluar

Pati 2 zhvillime te reja persa i perket protestes se organizuar ne diten e 1,710 te eRepublik.

1. Pasi presidenti Altinks kontaktoi me mua dje, diskutuam qe ndoshta paska qene nje keqkuptim i imi gjate protestes dhe Altinks nuk ka qene parimisht dakort per piken Nr 1 pra per moskandidimin e ministrave edhe ne Kongres.

Nese une jam keqkuptuar vertete atehere i kerkoj ndjese per artikullin dhe informacionin e gabuar qe kam dhene.

2. Zhvillimi i dyte eshte dhe ajo qe me ka acaruar paksa.
Pasi nje lojtari te ri ne loje nuk po i kthehej asnje pergjigje per pyetjet qe kishte edhe pse ndoshta pyetje koti, futem ne chatroomin e Div 1 per te pare nese kishte njeri apo jo.
Aty 2 nga adminat apo op e roomit paten nje sjellje te cuditeshme dhe tejet arrogante ndaj meje por une e konsideroj si rezultat qe solli protesta 😃 .

Admini i ashtuquajti Alsoldier kishte konsiderata te vecanta per mua 😃 (Dua tju kujtoj qe alsoldier ishte nje nga shume, lypesat e votes per kongres) Ai duke e konsideruar veten si nje kongresmen te sukseshem edhe pse sapo hyje ne chat diten e kongresit, te bente pm dhe pyetja e pare ishte A VOTOVE??????!!! mua me konsideronte si humbes te kongresit dhe per kete arsye une isha bere si GORE dhe si RIKA duke bere artikuj lart e poshte.

Dhe nuk mbaron me kaq sepse shoku i tij lilo apo lilo1 (ndoshta edhe vete alsoldier por me dy nick te tjere ), me beri dy here kick nga chatroomi i div 1 me pretekstin qe sa te jete ai admin aty nuk u fliska per politike 😃
Madje edhe ne chatroomin #albania ai mund te me bente kick por ne fund nuk pati bythe ose nuk ishte op.

Nese per alsoldier une isha RIKA dhe GORE per lilken une isha LOQE dhe jo POPULL.

Por edhe pse ata perdoren fjale ofenduese dhe sharje (edhe perse mbrapsht) normalisht askush nuk i kicku nga chati.

Une jam i bindur qe te dy keta 2-3 vjecare LORD's OF THE CHATROOM, nuk e kane idene se me ke flasin edhe pse une mund ta kem pare driten e diellit me sy shume me heret se ta.
Gjithesesi une e mora me sportivitet sjelljen e tyre duke fajesuar moshen qe kane edhe pse u merzita disi 😒 e te jem i sinqerte inati im ndoshta deshironte pak qe keta te kishin moshen time dhe ta sqaroja kete muhabet sic do ta sqaroja me moshatare 😉

Nuk po vazhdoj me te behem "GORE" por po ua le juve te gjykoni vete




Feedback i protestes se djeshme

Edhe pse prezenca nuk ishte aq sa e prisja duke patur parasysh numrin e madh te njerezve qe vetem ankohen(edhe kur ka lufte 😃 )dhe mbi te gjitha pak nga ata qe erdhen dilnin nga Chatroomi #albania,(normalisht si gjithmone ne Shqiperi kur ka protesta njerizit zhduken),mund te themi qe protesta pati rezultat.

Si fillim doja te falenderoja presidentin e Shqiperise Altinks dhe PEYONIN qe edhe pse pjese e qeverise u bene pjese e protestes ishin aktive ne debatet qe u bene, ku u ngriten diskutime mbi kongresmenet.

Nga 6 pika qe u ngriten dje

1.A duhet ministrat te kandidojne edhe per kongres(marre shkas nga artikulli i Sabri Hakulit http://www.erepublik.com/en/article/vete-pozite-vete-opozite-2089467/1/20)
2.A duhen perzgjedhur me mire kongresmenet dhe si duhet bere kjo
3.A duhet te kandidojne kongresmene qe nuk i njeh njeri, qe nuk paraqiten kurre ne chat dhe qe mundesisht votat i fitojne me multi?
4.A duhet perdorur Chatroomi shteteror qe kongresmenet te bejne fushate
5.A duhet te bejne fushate kongresmenet diten e kongresit duke u bere shpesh here edhe te besdishem me mesazhe private apo duke ofruar all dhe gold per vota,
6.A duhet te kete njerez qe shesin voten per 2500 all ose 1.5 gold, apo qe ofrojne qe te behesh anetar i partise se tij te japin ne kembim 15 vota?

Presidenti pati kohe ti pergjigjet vetem pyetjes se pare dhe parimisht ai ra dakort me mendimin qe kongresmenet nuk duhet te jene ministra.

Problemi me i madh per Altinks ishte menyra se si do ndeshkoheshin keta njerez nese thyenin rregullat qe presidenti i urdheronte.

Nje menyre e thjeshte qe ja keshillojme kujtdo presidenti qe do te vije eshte denigrimi i figurave qe i thyejne keto rregulla.
Kjo eshte edhe nje thirrje per te gjithe qytetaret.
NESE VERENI NDONJE THYERJE TE RREGULLAVE TE MESIPERME JU OFROJ ANONIMITET TE PLOTE PER TE PUBLIKUAR EMRAT E RREGULLTHYESEVE.
POR QE TE JEM KORREKT ME TE GJITHE DUA TJU KUJTOJ QE PERPARA SE TE PUBLIKOHEN KETO EMRA DUHEN PROVA SI SCREENSHOT DHE UNE PERSONALISHT DO TE MARR EDHE MENDIMIN E PALES TJETER.


Kete gje do ta bej vetem nese shoh koment aprovimi nga Altinks dhe mundesine per te bere nje draft ligjor per kete pjese, praktikisht pse jo ta mendojne kete gazete si nje organ ndeshkimor.

Arsyeja e protestes se djeshme

Duke patur parasysh qe diten e zgjedhjeve per kongres ChatRoom shteteror #Albania u perdor nga adminat, ministrat, kongresistat per qellimet e tyre personale duke LYPUR VOTEN NE MENYRE TE PACIPE aq sa une si shperndares i supply per div 2 pata veshtiresi per mbledhjen e lojtareve per groupfight-in e ores 15.00 doja qe asnje nga ne deri ne oren 06.00 eRepublik Time mos te futet ne ate chat(personalisht kam 3 dite qe nuk futem dhe skam ndermend te futem).
Gjithesejcili te futet ne chatroomin perkates sipas divizioneve ose ne chatroomin e protestes 😃.

Chatroom i protestes #PROTESTE
Div 1 #Div1.Alb
Div 2 #Div2.Alb
Div 3 #Div3.Alb
Div 4 #Div4.Alb

Boll u beme si delet qe shkojme pas bariut.
U tregojme adminave, minismenave(kombinim i ministrave dhe kongresmenave)😃 qe edhe pse loje cdo gje ka nje kufi.

Nese atyre u ka plasur cipa e TURPERISE neve nuk na ka plasur akoma.




HAIL eShqiperia jo komuniste
HAIL populli i eShqiperiese

Respekte