Sulmi i Përbashkët - Përdorimi i egov4you (me screenshots)
DonCurtis
Përshëndetje!
Ky artikull do shërbejë si një guidë e shkurtër për përdorimin e egov4you nga ushtarët e divizioneve përkatëse gjatë sulmit të përbashkët. Çdo hap është i ilustruar me screenshots.
Sulmi përbashkët fillon rreth orës 21:45 kur lojtarët paraqiten në chatin përkatës për të marrë supplies dhe presin urdhera nga komandanti. Më tej proçedura për përdorimin e egov4you është si vijon:
1- Bën login në egov4you. Për të bërë login duhet të jesh i regjistruar. Ato që nuk janë të regjistruar mund të lexojnë rreth kësaj në këtë artikull:
http://www.erepublik.com/en/article/reforma-ne-organizimin-ushtarak-rregjistrohuni--2120150/1/20
2- Kliko tek "account"
3- Tek kategoria soldier access kliko "view"
4- Tek faqja që del kliko prap "view"
5- Kliko "join minibattle"
6- Shko tek faqja e eRepublik pa e mbyllur faqen e egov4you dhe lufto ne betejen qe te jep komandanti
7- Pasi ta mbarosh luftimin kthehu tek faqja e egov4you dhe kliko "finish minibattle" dhe rezultati i luftimit tënd është regjistruar automatikisht.
Kjo është e gjitha. Për rezultatet e luftimit të përbashkët do njoftoheni rregullisht me anë të artikujve.
RROFTË SHQIPËRIA!
Me respekt,
Ififif - Departamenti i Statistikave
Comments
per cfare duhet regjistrimi i rezultatit te perbashket?
po pse e komplikoni kaq shume lojen o djema, nuk mjafton te hyme ne erep po duhet edhe kjo tjetra. Dmth po te mos jesh te egov nuk merr ndihma. Ne vend qe ti lehtesoni sa me shume gjerat i komplikoni. Duhet te dini qe 80-90% e lojtareve hyn thjesht per te bere disa click por ne na duhen edhe keto.
Ju e dini me mire....
@Afordita kjo eshte per ata qe vijne ne chat ne oren e sulmit
Epo pa organizim e pa e marre serioizisht mos pretendoni te fitoni e te keni terrritore. Sepse shtetet e tjere edhe punojne edhe kane me shum lojtare e damage,ne as nuk duam te lodhemi por duam te fitojme : )
Keni per te bere vetem 6 klikime shtese (te treguara secila me screenshots) pervec atyre qe do beni ne fushebeteje dhe ankoheni. Kur vjen puna tek ndihmat nuk harroni te ankoheni, por komandanti qe duhet tju bej donate secilit nje per nje dhe harxhon shume her me shume kohe sesa kto 6 klikime...
Kto te dhena nuk na duhet vetem per qef qe ti bejm qefin vetes shif sa damage bem sonte. por na duhen edhe per te kuptuar ku jemi dhe si po perparojme...
na duhen edhe per ti treguar eden se cfare organizimi etj etj. Tani nji vend i madh si Polonia qe e ka 100 her me te veshtire sepse ka shum me shume lojtare e perdor kete ne menyre teper efektive, kurse ne pertojm...tani ju e pranoni ta quajme veten me te faafte sesa polaket psh? nese po skam ca te them...
v
voted
v
subscribes ju lutem dhe vote nqs deshironi te me ndihmoni!
http://www.erepublik.com/en/article/hakerrim1-2125213/1/20