NJE LAJM NGA ARIUS ARGIRI...
Arius argiri
Pёrshёndetje tё gjithё bashkёluftёtarёve tё eShqipёrisё !
Kёsaj rradhe po ju shkruaj jo pёr tё paditur apo kёshilluar presidentit e rradhёs apo pёr tё bёrё publik ndonjё skandal keqёqeverisjeje tё all publik (hahaha!!) por pёr tju dhёnё nje lajm tjetёr...
Shumё here pasi lexonit artikujt e mi mё keni kёshilluar qё tё mos shkruaja aq gjatё dhe unё zbatova kёshillat qё mё dhatё dhe duke u pёrpjekur tё shkruaj sa mё shkurt...
Perfundova duke shkruajtur njё libёr te gjatё sa 1000 artikuj si ata qё shkruaja nё eAlbania.Kritikat e juaja me bёnё efektin e kundёrt dhe pёr kёtё kёrkoj falje publike.
Librin (pёr shkrimin e sё cilit fajtor jeni pjesёrisht edhe ju!) mund ta shihni ...
http://www.botimeshqip.com/studime-publicistike-gazetari/192398-graal-shpirti-i-humbur-i-evropes-dhe-historia-e-mohuar-e-alba-gens.html
Sigurisht nuk mundem tju kёrkoj ta blini dhe aq mё tepёr ta lexoni (sepse ёshtё tmerrsisht i gjate siç edhe ju thashё!) por do mё ndihmonit nёse e publikoni grupet sociale ku bёni pjesё .
Faleminderit tё gjithёve!
Me respekt Arius Argiri.
Comments
patjeter qe do behet qe sonte urime per librin
FALEMINDERIT LILO !
Se harrova pres 1 kopie ta kem kur te vij ne Shqiperi ose te vish ti ketej
V/S. Urime
Arius s'bashku me Rilindasim jeni duke me mungu 🙁
Mua personalisht me kane munguar atikujt e tu Arius. Biles isha gati nje dite te beja ndonje artikull me teme "Ku ka humbur Arius Argiri"..po mesa po kuptoj ke qene i zene me shkrimin e ketij libri😁Urime.
i madh je .. Vote + shout
[removed]
supervote,SUKSESEEEEEE!!!!!!!!!!!!!!!
Urime dhe Suksese te metejshme 😉
Suksese Arius o7
Bravo Bujar. Suksese.
V.
Urime vllah e suksese me kit liber ishallah ka ma shum shitje
Urime per kete botim, Arius!
na ki mungu more arius bravo per botimin
Urime arius buri
Puq
Faleminderit me gjithe zemer djema !
Vlla pse thuan mos e lexoni?
Mendoj se do jet nje liber interesant, kur te kem mundesine do ta lexoj edhe do te themi se çfare mendoj 😉
Te uroj fat me ket liber edhe nese behe me pare, mos me harro mua 😃
besoj nuk eshte botimi juaj i pare, na njofto pak edhe per botimet e mehereshme.
SUKSESE
V
eshte i pari botim ! vetem shpresoj qe te mos jete i fundit sepse ne te vertet me ka kushtuar shume kenaqesi por edhe lodhje! dhe pastaj ta nxirja inatin ty ne loje (bej shaka!)!
mpate premtu qe nje shpehje timen sdo ta harroje, te kujtohet?
nese e kam perdorur ne liber shpresoj qe te mos me kerkosh te drejten e autorit se po te them qe tani qe sme ka ngelur koker leku!!! hahha!
haha jo ste kerkoj lek, pa merak. veq e kom harru cila ka qen!
Urime dhe Suksese !
Urime burri 😉
faleminderot Jon!
Urime per librin . Shout pa masse 🙂
ehh Bujar vella, te lumte dora dhe mendja!!! Shume urime te perzemerta, me ne fund krijesa jote mori jete pas shume stermundimeve dhe qorrsokakeve ku deshin te te fusin.
Per ata qe e shanin kete burre, qe i hakerreheshin si qener te terbuar nga vapa e veres, kini kujdes me ke flisni dhe se si flisni, nuk mund ta dini kurre se me ke keni te beni. Ne kete rast keni te beni me nje burre, plot me dituri, me te cilet ne shqiptaret mund te krenohemi. Ti vije turp kujdo qe nuk ka peshuar kurre deri ne fund fjalet e çilterta te Ariusit ne loje dhe qellimin e tij te mire. Te veje gishtin ne koke kush i doli kunder se i thone nga anet tona, ketu mbaka era tradheti kur i kundervihesh njerezve te tille.
Im gjysh thoshte gjithmone, "ka nje te vertete qe askush nuk e thyen dot, eshte bar (ilaç) per çdo rast, per çdo njeri, fytyre apo shpirt, ajo eshte "KOHA", detyrimisht tregon si pasqyre gjithçka qe i tregohet perpara".
Nderime Bujar!
Nderime te perzemerta!
BesaBese me Afroditen me thane se do e sjellin edhe ne Tetove, menxe po e presim 😃 E futju punes se na duhen vepra te tjera te ketilla, e kemi librarine zbrazet nga autore shqiptare...
Arius libri te paska dal me 700 faqe,pyes veten a ke shkru me Capls Lock se qka aq shume faqe 😛 ???
hahah! ehhh madje i kane bere germat e vogla se ndryshe do ti kalonte 800 faqet dhe çdo faqe me shume do te thote boje me shume leter me shume dhe si rrjedhoj edhe pare me shume per te harxhuar!!!
Per ty ato jane si shtate faqe,Urime per Botimin,suksese.
faleminderit vella!
altinks o nanqim ca ke ba
urime arius dhe sa me shume suksese me librin
Urime
v+s
shpresoj ta blej nese esht edhe ne shqiperi
Urime Zotni Bujar 🙂
Urime dhe jam krenar qe ka Shqiptar si ty te afte
Urime dhe Suksese I Nderuar 🙂
suksese te metejshme dhe ishalla sa me shume libra te tjere te ketile
hahahha do ta blej patjeter,po dua autograf,na thuj kur do besh takim me lexuesit🙂
ska problem per shoket e eAlbanias ka perjashtime sepse nuk jane lexues si gjithe te tjeret ! do e gjejme menyren te takohemi dhe autografin do ta bej me kenaqesi!
A mund te shkruash ketu edhe pershkrimin e shkurter te librit?
Urime dhe Suksese
Ho ho hooo! I am dancing Santa Claus and I have a wish for you. Watch me dancing 🙂
http://www.dancingsantacard.com/en/step_3
Urime Arius,mos harro une gjithmon te kam mbeshtetur ;p
suksese o/
nuk e lexova artikullin se garant shum i gjate osht 😛
Urime per botimin vlla!Nese e gjej do e blej patjeter dhe do ta lexoj me interes te vecante.Shpresoj qe te kesh sukses 🙂
se lexova tybe se i gat mfal koleg