Komunikatë nga Qeveria në lidhje me NAP, armët dhe sulmin e përbashkët!
DonCurtis
Përshëndetje të gjithëve,
Së pari, ju faleminderojmë për punën që bëtë në betejën për clirimin e Southeastern Albania. Si që ju premtuam se do mernim një territor me marrëveshje, kjo gjë ndodhi. Morëm territorin falë FYROM që ju përmbajt marrëveshjes. Pjesa tjetër është e gjitha në dorën tonë. Duhet që edhe ne ti përmbahemi marrëveshjes. Nuk duhet që të fillojmë RW serioze në territoret tjera, gjithashtu nuk duhet të shprehim urrejtje ndaj FYROM apo të nxehim gjakrat pa arsye.
Përvec kësaj, Qeveria e Shqipërisë shpreh shqetësim për disa lojtarë që harxhojnë shumë bazooka apo energy bars (cokollata) në beteja të parrëndësishme të Shqipërisë, ose në shtetet aleate vetëm për të marrë medaljen BH (Hero i Betejës), medalje të cilën ndonjëherë edhe me shumë dëmtim, ua mer dikush në minutën e fundit. Për këtë arsye, ne ju bëjmë thirrje që të ruani bazookat dhe energy bars (cokollatat) dhe të mos i harxhoni për një BH (3-4 Gold) të cilat edhe shpesh u rrëmbehen në minutën e fundit. Ruani, sepse do ju duhen në betejat e Shqipërisë që do bëhen sapo të mbarojë pakti me FYROM.
Për sa i përket sulmit të përbashkët ditor, ai do të vazhdojë në të njëjtën mënyrë, duke luftuar në prioritetet e EDEN në ora 22:00, ndërsa ndihmat do të shpërndahen në 21:45.
Me Rrespekt,
Don Kurtishi,
Qeveria e Shqipërisë
LINQE
| Ministria e Mbrojtjes | Ministria e Edukimit | Ministria e Wikipedias dhe Statistikave | Gazeta e Presidentit | Cati Shqipetar |
Comments
Vote
Po Per Kend Do Luftojmm Ne Moree Dhe NdihmaT Ku Doo I MArrim Kush do Na I shperndan
@Kristjan Nikolla ndihmat merren ne catin shqipetar: tinyurl.com/catishqiptar si cdohere!
v
Si i bie te luftojme 3 jave per EDEN-in, jo per Shqiperine e as per veten tone, se ne parajse EDEN-i do na e shperbleje ? Qeveria qenka bere si Portokallia 😃
Dakord jam me te gjitha vetem me ate qe te mos ti shajm se ju nxehet gjaku sjam dakord fare . Pse akoma te pushtuar jemi ne dhe ne territorin " e çliruar" mos te kemi te drejt te shprehim njenjat tona dhe shajn njerzit kur nxehen . Mos valle kjo ishte 1 nga pikat e marreveshjes??!!
Tubua rri urte se na e mori felliqodonsi karamelen xd
@tubua ajo eshte thjesht per ceshtje etike,ska lidhje me marreveshjen. Fati qe i therrasim fyrom i vret ne shpirt : P: )
@tubua ajo qe thote nino eshte e vertete. Pra ajo pjese eshte thjeshte nje porosi nga une, e jo pjese e marreveshjes 😛
Po ti thu mos mi harxhu bazokat per 3-4 gold po qato gold po duhen per loje.. e nese nuk marum naj bh prej kujt me mar ndihma? prej shtetit me ndihmat e shtetit qe vin 1 her n'jav.. veq hin e kshyr qka ka nloj a ka postu najkush edhe del prej lojes..se tjeter sen sun bon as level up as DO per menimin tem niher duhet me trajnu me u rrit si nlvl si nstrength e tani me rujt armatime per lufta etj,. siq e keni pa na ndivision 1 jem tfort "deri diku" kto tjerat divisione humbim shum leht..
Don Kurtishi, kot me t'pyet e ke lexuar librin e Dritero Agollit '' Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo'' ?
Bashkim po c'e do arin ti mer bab, ngele tuj mendu per veten tane, mendo se çmund te besh ti per qeverine e jo çmund te beje qeveria per ty.
Meqe ra llafi, me kane ikur nja 4 BH, sot, mire qe s'harxhova bazuka, jane bere te tmerrshem, ne D1 ka shkuar çmimi i BH 70-80k dem, nuk leverdis.
@Prijsi nuk thash qe pe du arin sum kuptove po nese nuk marum naj bh ather ma mir me lon lojen krejt se ski me qka... e per @qeverin i uroj suksese 🙂 edhe mendoj qe boll kontribojj ne mundsit e mia 🙂 Mendimi jem ke per ate.. nuk e thash per qellim tkeq 🙂
he se nuk falimentuat pa marr BH dit per dit. Me sistemin e vjeter ne me nga 20 strength luftonim ne te njejtin mur me Romperin dhe BH ishte enderr me sy hap. Dhe ja ku jemi kemi mbijetuar gjithsesi edhe pa ble asnji gold. Tani arrini ne D3 me mbi 50 BH. Mos beni shpenzime ose investime qe nuk ju leverdisin duke shpenzuar gold kot.
@lfifif Sa koh tu ka desht me ardh n'qit koh kur je sot ndiv 3?.. kot po pyes
Bashkim - Neser i bohen rrafsh ni vjet 😉
Kur perfundon marreveshja me FYROM, dhe kur ne do te sulmojm prape ???
[removed]
Don, hiqe ate fjaline ku thuhet nuk duhet te shprehim urrejtje ndaj Fyrom se nuk ka kuptim. Ne s'kemi bere krushqi me ta qe te ruhemi se mos nai mbetet qejfi.
@Albin, kjo marreveshje zgjat deri me date 6 tetor.
Per punen e RW, nuk eshte puna te mos kete, por te mos jene serioze. Pra te mos tentojme marrjen e territorit sepse prishim marreveshjen. Une them te behen here pas here RW sa per stervitje. Pa bazuka dhe en bars, dhe pa organizim.
Por eksziton rreziku se nga gjaknxehtesia (qe na karakterizon) ne keto RW do futen shqipet jo me bazuka, por me te gjithe arsenalin e mundshem qe ka loja. Mundesisht edhe tulla te shpia e komshiut kane per te fluturu nga inoti. Nejse. Po e permbajtem veten, RW-te nuk ka pse te jene problem.
E mira do ishte qe kete marreveshje ta zgjerojme edhe per muajin tjeter, mundesisht deri me date 28 Nentor. Arsyet i kuptoni besoj.
Mir ujku76, mir e ke menduar, por imagjinoje njeher qe per 28 nentor te kemi edhe troje tjera, te cilat do ti merrnim me RW nga FYROM, do te shpallej p.sh me 7 tetor nje RW serioze, te shpallet data sa me heret, qe shqiptaret le ta dine qe me kete date mund te gjuajn tullat shtepis se komshiut, me rocket (un posedoj 2) me bazooka (kam 25) me bars (mbi 15) dhe me te gjitha armet qe i kemi, por te shpallet data sa me heret qe te pergaditen shqipet me mir, dhe qe te mbledhim sa me shum arsenal.
Albin, ajo qe sugjeron ti behet. Nuk eshte problem. Fillojme luften me date 7 tetor, me date 8 marrin edhe nje ose dy territore te tjetra. Pasi ti kemi zbras te gjitha bazukat etj, fillon Fyloli dhe per dy-tre dite na i merr te gjitha territoret.
Ketu ke 100 lojtaret me te mire te Shqiperise, http://www.erepublik.com/en/article/top-100-lojtar-euml-t-e-shqip-euml-ris-euml-q7-hit-strength--2122378/1/20
Fyloli ka 10 here aq lojtare te forte sa kemi ne.
Nese duam ta shohim Shqiperine e lire me 28 Nentor, duhet te pergatitemi mire. Dhe gjithshka duhet bere ne kohen e duhur. Lufta normalisht duhet te filloj prane dates se Kongresit, pra rreth 25 Nentorit. Llogarit dy-tre dite lufte per ne, ndoshta arrijme te kemi tre territore te lira me 28 Nentor.
Po te akordohemi me Eden mund te marrim edhe Kosoven nese organizohemi ne nje sulm blic si dikur.
Por keto plane kerkojne edhe shume pregatitje, qe dtth bazuka dhe en bars.
jam dakort me cdo argument nga ujku76,dhe cuna marrveshja duhet mbajtur deri ne fund,cdo sulm ndaj maqedonis do jet ne demin tone.nuk eshte problem marrja e territori,duhet edhe ta mbajme.dhe jam totalisht dakort me ififif,mos u ankoni per bh,ka qene nje kohe qe pa 3m nuk merrje bh,ishte privilegj
briano tregoju tregoju runim bazoka edhe bars 2 muj per 1 BH i bojshim 4miljon e kur vinte romperi tak tak tak 20Mlijon
edhe prap thujshim shyqyr qe erdhi tkemi kongres hallall per BH qe e mori
hahahahahahhahahahaha kan gjet rehat kta marrin bh me 90mij damage 😛
1 BH ateher ishte 5 gold tani ata qe marrin me 90mij 2 gold marrin dhe vlera e goldid ka ren shum qe ateher . Ne kte moment nuk ja vlen fare te luftosh per BH se del me humbje te pakten ne div2 qe jam vet
Tani dicka jashte temes:
Disa djem kane vendos qe me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise ti sugjerojne google te vendose dicka ne faqen e pare. Lexoni per me shume artikullin http://www.erepublik.com/en/article/have-a-doodle-for-albania-s-100-year-anniversary-of-independence--2123279/1/20
(dhe po t'ju pelqeje si ide, firmoseni edhe ju).
Ju çuna, tani qe ka ndryshuar keni bere qametin, as 10 bh s'keni arritur, duket sikur po lozni Farmville :d
Gjithsesi dje i kapa nja 2 BH.
prijsi kur te kalosh ne d3 do e shikosh bh
e gjeta nje artikull: Ky eshte ai aruis agjiri poashtu i njihur si atila (dikur) edhe bujarAL ( qe doli nskene papritmas edhe i dinte gjitha). Mundet me u verejt shume lehte se nuk ndalet se komentuari ne artikull
ja dhe artikulli qe nuk e lexova deri nfund se tbon nervoz
http://www.erepublik.com/en/article/qeveria-e-kap-lepurin-me-qerre-2123428/1/20
i see you are not satisfied to have one region ? so you will have 0 now !
Pom pelqen komunikata e qeverise, pajtohem me ju, veq fylomsave nanen jau qifsha, po perndryshe gjanat mire jon 😉
p.s. spata akull mi ftof gjakrat 🙂
@angeldim a na e ha karin kshu ne grup sic jemi.you can report my coment
Po ky Fyromsi kokebole, pandeh se i ulim breket te gjithe ne ketu ?
Briano nuk e di ça behet ne D3 po per BH-ne duhet te kesh çik nuhatje e durim, se si numer lojtaresh njesoj e marrin edhe ne D-3,
MaestroAkel po ngaterron kekun me byrekun vlla.
Prijsi,nuk eshte ceshtja te nr i lojtarve por te dmg qe duhet bere.psh ti me nje total prej 400k damage ke marr 12 bh,kshu me 200k apo 300 merr nje bh,ndersa para modulit te ri,me aq dmg nuk hyje as te 5 te paret 🙂
@brian87 i bashkangjitem urimit.
@Angeldim I see you are not good with numbers you forgot to put 1 in front of 0!
ore po ca teritori na dha maqedonia neve, ne e cliruam vete!
Brian ate e kuptova, por them edhe tani me modulin e ri, BH merren ne çdo kategori ne numer te njejte. Nqs une i marr me 400k ti ne D3 do ku di une, ta zeme 10kk. Nejse sa per temen une do shtoja nje shprehje qe e mora tek profili i Kafka Drakula:
I am not afraid of an army of lions led by a sheep; I am afraid of an army of sheep led by a lion.
lexojeni ju lutem:
http://www.erepublik.com/en/article/poshte-grupi-stalinist-qe-eshte-ne-presidencen-e-ealbania--2123961/1/20
Duhet që edhe ne ti përmbahemi marrëveshjes. Nuk duhet që të fillojmë RW serioze në territoret tjera !
deri kur vlen kjo ?
Frenkie, i paske statistikat si rrush, si bujk vlen 1 grosh, si luftetar 0.2 qindarka xd
Marreveshja vlen derisa t'i duhet Napolon Buonaforchettes
komunikate per te sjellur stalinizmin ne shqiperi
hajde,hajde ku e keni mendjen o ju shqipetare?