[Da White Death] Disa ideja për lojë më interesante

Day 2,272, 10:44 Published in Albania Albania by THE FIGHTER PILOT

Përshëndetje të gjithëve o7

Siç po duket më duket ja mora dorën gazetarisë më në fund ..xD..😛

Mbasi harrova ta shkruaj në arikullin tjetër , qeverisë së re i uroj fat dhe punë te mbarë ...o7

Në artikullin e analizës kur i lexova komentet u motivova pakëz për këtë lojë sepse e shikova që ende ka lojtar që duan përmirësime...

Të futem në temë , Si ta bëjmë lojën më interesant ?

1.Duke mësuar të fitojmë
Nga ish ministri i arsimit , Dobit1, më pëlqeu shumë puna e tij në lidhje me "misionet speciale"... Mendoj se ajo duhet të vazhdohet edhe në këtë qeveri dhe gjithashtu të shtohet numri i misioneve që duhet lojtarët ti përmbushin për të fituar ...Në këtë mënyrë edhe lojtarët motivohen, fitojnë dhe besoj se një numër më i madh i tyre do e vazhdojn lojën...

2.Organizimi i kuizeve në chat
Kjo ishte njëher dhe funksiononte por më duket se ishte pa shpërblime ..Nuk më kujtohet kush ishte iniciatori dhe dua ta bëj të qartë se nuk është ide e imja , por pasiqë nuk e di kush e organizoj smund ta shkruaj kurse nësë dikush e di të më dërgoj PM që ta përmirsoj artikullin ...
Pyetjet e kuizit të jenë të ndryshme , matematikë , fizikë e deri tek kultura e përgjithshme...gjithashtu të ketë shpërblime për fituesit .. 🙂

3.Organizimi i turnireve të ndryshme
Këtu mund të jenë gjëra të ndryshme...mund të flitet për ndonjë të ndryshme nga erep , psh air hockey online , apo Counter - Strike 😃 (mos kruheni me mua se jam PRO...xP) ... ose mund të thotë edhe garimi midis regjimenteve për më shumë vrasje ose më shumë dëm (ose të dyja 😛)..

4.Organizimi i debateve në chat
Këtu do doja që mos te jenë debat vetëm tema nga RL por do kisha pasur dëshirë që të përdoret për formimin e qeverisë..Shembull: kemi 3 kandidat për CP ..kandidatët detyrohen të paraqesin kabinetin e tyre x ditë para zgjedhjeve dhe të fillojë debati ..CP vs CP , MoFA vs MoFA ... të krijohen pyetje dhe të pyetën kandidatët për qëndrimet e tyre dhe si do vepronin në situata të ndryshme...në fund fituesin e cakton populli dhe ai të shpallet CP , ose MoFA ose ... besoj më kuptoni ..😛 ..dmth mos ti jepet mundësia CP-së të caktoj kabinet dhe ti marr njerëzit e partisë së vete , por më i afti të bëhet pjesë e qeverisë që Shqiperia të përparoj..🙂

5.Gërshetimi i ideve
Kjo është ajo që kam thënë nga fillimi i lojës por askush nuk i ka kushtuar rëndësi ....nësë plotësohet pika 4 e këtij artikulli , atëher propozoj që të gjithë kandidatët të jenë pjesë e ministrisë përkatëse dhe të gjithë ato të marrin pjesë në një grup mesazh të veçantë, MoFA fitues me MoFA tjerë që kanë qënë kandidat të kenë grup mesazhin e vet ...çdokush mund të mësoj prej njëri tjetrit diçka dhe kështu nuk ka vend për humbës...

6.Ndihma për të gjithë
Propozoj të kthehen në "jetë" programet si Dora Dorës , Vllau Vllaut , UML , e të ngjashme që të ndihmohen të gjithë


Kaq kisha ..do kisha dashur që të leni komentet tuaja në ktë artikull me kritika , qofshin pozitive apo negative sepse ato do më ndihmojnë të bëhem më i pjekur.. Gjithashtu nësë keni ndonjë ide mund ta shprehni dhe do ta shënoj këtu dhe emrin tuaj që të dihet se kush e ka sugjeruar..🙂


Me respekt,
Da White Death

o7