[Da White Death] Analize e pergjithshme

Day 2,270, 11:56 Published in Albania Albania by THE FIGHTER PILOT

Përshendetje të gjithëve , o/

Disa nga ju më njohin , të tjerët sja kanë lidhjen se kush jam prandaj po e përdor këtë paragraf si prezantim.
Jam Da White Death dhe po e luaj këtë lojë më shumë se dy vite (kam pasur edhe acc tjera me te cilat kam marr bann në filim).Kam qënë shum aktiv në fillim po tash nuk po e kam as kohën e as vullnetin që të jem aktiv. Për një periudhë 6-7 mujore mundet kisha shtetësinë amerikane sepse gjendja në Shqipëri ishte katastrofë dhe kishte shumë grupe që punonin kundër njëra tjetrës (shqiptari kundër shqiptarit). Këtë nuk e durova dot dhe u ndava nga ky komunitet.Gjithashtu gjatë asaj periudhe mblodha gold dhe sëbashku me KingBaton përfunduam fabrikën joshtetrore ku ende është aktive por tanqe spo kërkon askush çuditërisht.

Shqipëria momentalisht ndodhet në një krizë të thellë dhe sinqerisht nuk e di a jemi i gjithë komuniteti më shumë se 150 lojtar ...Përse vallë ndodhi kjo ..?? Shum e thjesht..Politikanët tanë të dashur duke mos luajtur lojën fer kanë bërë që shumë njerëz ta humbin vullnetin e punës që e kanë dhe ta lejnë lojën dhe në këtë tempo që po zhvillohen gjërat sdi edhe unë a do jem edhe për shumë gjatë aktiv ...

Nuk e di a e keni vërejtur por çdoherë disa ditë para zgjedhjeve krijohen mbi 40 acc ditë për ditë që nuk hyjnë në asnjë parti politike , mundet nuk bëhen as pjesë e MU-ve , por vetëm votojnë në ditët e zgjedhjeve ... Mua kjo smë duket normale dhe as e logjikshme ..Vallë përse kaq shum lojtar na bashkangjiten në lojë pak ditë para zgjedhjeve dhe pastaj zhduken të gjithë..??

Besoj se ka ardhur koha të gjithë ti vëmë gishtin kokës dhe të mendojm për atdheun para interesave tonë ...dhe mos mu shitni mua pseudopatriota këtu të thoni se nuk e bëj për vete por për atdheun ..ju patriota të sëmurë me kokën që mendoni se mashtroni dikënd e dij shumë mirë se keni qejf edhe u bëhet zemra mal kur ua përmend dikush emrin dhe tregon se çfarë keni bërë ...thjesht doni të qëndroni në qendër të vëmendjes...Bëni çfarëdo lloj manovrash që të dukeni si shpëtimtar por në fakt ju jeni ato që e shkatëroni këtë shtet ..Askush se mohon punën tuaj por atë që e bëni për Shqipërinë mos e nxjerrni edhe në gazeta ... Nësë e doni Shqipërinë do bashkoheni të gjithë dhe nuk do punoni kundër njëri tjetrit siç keni bërë deri tash

Sinqerisht për këto njerëz më vjen keq , por më bëjnë shumë nervoz sepse mbahen shpëtimtar të atdheut dhe nuk e shikojnë se ata vetë janë arsyeja e problemeve të ndryshme që gjendemi tash...

Shpresoj ta lexoni këtë artikull dhe të ndërgjegjësoheni pakëz , sepse nuk do përparojmë asnjëherë me ktë mentalitet...

Me Respekt,
Da White Death