[MoFa]TW me Belgjiken dhe te tjera

Day 3,202, 13:12 Published in Albania Croatia by MadameSpasojka

Pershendetje te gjitheve,shpresojme se po kaloni mire
Ne artikullin ne vijim ne pika te shkurtra do njiheni me me te rejat nga loja.Risi ne mekanizma te lojes nuk ka por nuk mund te themi te njejten gje edhe per gjendjen e disa shteteve,duke mos perjashtuar as vendin tone,eShqiperine.
Pas refuzimit nga shume shtete(per arsye te tyre) per te zhvilluar nje TW me ne,me ne fund kemi gjetur gadishmeri nga Belgjika per TW.Me meritori per kete eshte CP,ne artikullin e tij ketu mund te gjeni me shume detaje rreth marreveshjes dhe implementimit te saj.


Ne do bejme AS Belgjiken,ndersa lufta do filloj mbremjen e sotme ose eventualisht neser ne mengjes.Lufta ka filluar tashme.Per te luftuar per Shqiperine kliko KETU
Ju ftojme te luftoni per Shqiperine ne betejat direkte(MPP),ato duhet te fitohen,ndersa t’i injoroni ose te luftoni per Belgjiken ne RW.Komuniteti belg ne loje eshte i vogel dhe paksa i manget nga ana e dmg(demtimit), do ishte mire t’u ndihmojme qe t’i fitojne RW-te,sepse me kete i bejme nder edhe vete emrit tone si njerez te fjales dhe qe respektojne marreveshjet.

Cka na mbetet te bejme eshte ta shijojme kete kohe per TP,por te mos harrojme as aleatet.Ndihma jone ka qene gjithemone e mireseardhur nese jeni ne medyshje se per ke te luftoni(meqe aleancat jane perzier se shumti kohet e fundit) mjafton t’i hidhni nje sy listes sone te MPP-ve.

Po e leme me kaq per Shqiperine dhe po permendim shkarazi edhe disa prej luftrave dhe zhvillimeve me te rendesishme ne loje.

Kroacia clirohet
Pas nje muaji te veshtire,me ne fund para 10 ditesh Kroacia arriti qe te rikthej nen kontroll regjionet e saj origjinale,por e njejta nuk mund te thuhet edhe per Bosnjen dhe Hercegovinen, e cila ka cliruar vetem nje regjion,pritet te shihet cfare do na sjellin ditet ne vijim.

Greqia dhe Turqia ne telashe te medha
Ne fillim te muajit Greqia vec ishte fshire nga territoret origjinale por megjithate kishte shkeputur rrugen per Bullgarine dhe shtetin pa emer qe ta percjellin ne regjionet ne Arabine Saudite.Por siguria e shtetit grek atje ishte shume jete shkurter,sepse shtetet satelite te bllokut Asteria Kuba,Franca dhe gjithashtu edhe Spanja(qe me cdo kusht po mundohet te deshmohet para Asteria-s,ta marr ne gjirin e saj) se pari bene AS ne Egjipt,permes RW cliruan regjionet e Arabise Saudite nga Greqia(keto dy te fundit kishin marreveshje qiraje) dhe me pas u vendosen ne ato regjione,duke e lene Greqine pa as edhe nje regjion te vetem dhe pa kongres per kete muaj.
Situate aspak me e mire nuk eshte per Turqine,e cila megjithese siguroi kongresin(1 regjion) pjesen tjeter te regjioneve i ka nen pushtetin e Bullgarise,e ne momentet qe po e shkruajme kete artikull Turqia eshte duke e humbur edhe regjionin e saj te fundit dhe te vetem.

Kurdo qe mundeni,ju lutemi te luftoni per Turqine dhe Greqine,jane aleat qe tradicionalisht na kane ndihmuar dhe ne keto momente te veshtira per ta ndihma jone nuk bene te mungoj

Resurset e embla te Australise
A ka me keq se te jesh shtet i vogel e me resurse?Ndoshta edhe ka,por Australia eshte shembull i mire se te fitosh resurset gjate turneut mund te jete e lehte,por t'i mbash ato pas tij eshte histori me vete.Lakmia e shtyri Hungarine te bente AS ne Australi.Se paku deri me tani eshte treguar vendim i zgjuar i hungarezeve,sepse kane nen pronesi regjionet me resurse ndersa ato pa resurse i kane mbete Australise.
Vlen gjithashtu te theksohet se para afersisht nje jave edhe Ukraina beri AS te suksesshem ne Australia por nuk qendroi me shume se pese dite,sepse u largua nga kontinenti i kengurave fal demtimit te Asteria-s.

Spanja jashte gadishullit Iberik
Gjersa ne Egjipt po ka shume sukses nuk mund te thuhet e njejta gje per Spanjen edhe ne regjionet origjinale,te cilat tash sa kohe jane nen kontroll te Hungarise dhe Portugalise.Nese tentativat e Spanjes per t’u pranuar ne bllokun Asteria japin fryt atehere nuk eshte larg mendsh qe Spanja do rimarr kontroll te regjioneve origjinale.Te shohim cfare fsheh e ardhmja per ish-aleatin dhe mikun tone Spanjen.

Qetesi ne Ameriken Jugore
Ne artikullin e kaluar diskutuam per luften mes Peruse dhe Kilit qe e la kete te fundit te fshire nga harta.Por Kili si Kili u kendell shpejt dhe liroi regjionet e veta.Konflikti perfundoi me aq dhe tani qe te dyja shtetet jane ne kufijte e tyre normal.
Lufta e vetme qe po zhvillohet ketu eshte TW mes Kolumbise dhe Venezueles,TW qe po zhvillohet tash e sa muaj.

Evente tjera nga bota kemi disa TW,prej te cilave po permendim ate mes SHBA-ve dhe Britanise se Madhe,Polonise dhe Bjellorusise,shteteve nordike(Suedi,Finlande,Norvegji,Danimarke) mes vete dhe me shtetet baltike(Letoni,Estoni dhe Lituani),Italise dhe Sllovenise,Japonise dhe Afrikes Jugore.
Portugalia sipas nje marreveshjeje qe ka me Kuben do marr regjionet e kesaj te fundit,gjersa Kuba gjendet ne Arabine Saudite.
Tajlanda vazhdon te ristartoj determinimin ne regjionet e Malejzise.

Faleminderit per vemendjen
Deri heren tjeter,shendet e lumturi 🙂