Tifozët serb rrihen nga shqiptarët në Shkup

Day 1,793, 07:10 Published in Albania USA by Kleivis Marku

- Një grup prej dhjetë huliganësh serb janë rrahuar të martën nga dhjetëra të rinj shqiptarë, në afërsi të Çarshisë së Vjetër të Shkupit. Serbët, tifozë të kombëtares serbe të futbollit, që udhetuan per te pare ndeshjen kunder kombetares se Maqedonisë, në orët e mesditës së martë ishin nisur drejt Çarshisë me qëllim që të provokojnë shqiptarët, ndërkohë që rrugës për në këtë pjesë, kishin filluar të bërtasin fyerje antishqiptare dhe anti-Kosovë. Me këtë rast, të revoltuar nga provokimi, dhjetëra të rinj shqiptarë dhe kalimtarë të rastit, kishin filluar të godasin serbët, të cilët pasi kanë marrë goditje të shumta, kanë ikur në drejtim të sheshit të Shkupit.
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme informojnë se dy tifoz serb, për shkak të lëndimeve të rënda trupore, janë dërguar në Spitalin e Qytetit, ku edhe janë marrë në pyetje nga efektivët e policisë.
Me këtë rast, në polici informojnë se dy të lënduarit janë serb nga Podgorica e Malit të Zi, të cilët kanë mohuar të kenë provokuar shqiptarët, edhe pse me vete kanë pasur mjete piroteknike.
Një ditë më para se kjo ngjarje te ndodhte mediat maqedonase cituan huliganë serb të cilët do të udhëtonin për në Shkup me qëllimin e vetëm për të rrahur shqiptarët atje.


Vizitoni Alb Live duke klikuar ketu.