Qeveria për muajin Janar #java 1

Day 1,882, 09:53 Published in Albania Albania by Labern


Përshëndetje të ndëruar qytetarë

Për të qenë sa ma transparent me ju kemi krijuar artikujt dhe ju kemi informuar për punët të cilat i kemi arrit këtë javë ne si Kabinet Qeveritarë nga Unë e deri tek antari më i thjeshtë i kësaj Qeveri.

Qëllimi për të gjithë ne ka qenë përforcimi dhe zhvillimi i Shqipëris dhe duke punuar dhe vepruar kemi arrit ta qojmë Shqipërin një hap më para dhe duke e ditë qe kjo është java parë si Qeveri ne jemi munduar që të bëjmë punë sa një muaj, të gjithe duam ta shofim Shqipërinë sa më të fortë por këtë e arrijmë nëse punojmë me dinjitet dhe rrespekt ndaj njëri tjetrit.



Ministria e Punëve të Jashtme
Arriti që të emëroj dhe nderoj disa Ambassador që kanë qenë më të vyeshëm për Shqipërin në ditet e para të saj dhe duke ndihmuar dhe zhvilluar në përforcimin e mardhenieve me aleatet, si dhe emërimin e ambasadorëve nëpër shtete aleat dhe më gjërë.

| MoFA Ambassadorët | Enfal TR "Honorary Ambassador of Albania" | Roger Griswald "Honorary Ambassador of eAlbania" | Pfeiffer "Honorary Ambassador of Albania" | FreeGigi "Honorary Ambassador of Albania" | Albania-Greece with Respect together |



Ministria e Edukimit
Krijimi i Artikujve, Video-ve dhe duke ndihmuar lojtarët e rinj me Tanqe dhe Food janë gjërat kryesore për Ministrin e Edukimit, dhe fatmirësisht këtë muaj këto gjëra po ndodhin dhe po ndihmojnë lojtarët qe po futen dhe do të futen kur të ndodhë babyboomi ditët në vazhdim, që të jetë loja më e thjeshtë për lojtarët e rinjë është primare të lexojnë mesazhin e Presidentit dhe më pas duke i dërguar linqet e nevojshme,dhe donacionet me food dhe tanqe që për fillim do kanë një lehtësim të madh për një lojtarë të ri që nuk ka fare njohuri për lojën.

| MoE fillimi | Konkurs për Staff | Për lojtarët e rinj |



Ministria e Imigracionit
Aplikimi i qytetarëve të huaj për shtetësi është shumë punë e që ka rrezik dhe duhet një analizë e plotë për atë person, sepse nga qytetarët e pranuar dhe në rast se nuk i njohim mund të na sjellin PTO në shtet ose dëme tjera që edhe e keqja më e vogël nga ta mund ta prish imazhin e shtetit Shqiptarë.
MoI në bashkpunim me Kongresmenët po bëjnë një punë të mirë këtë muaj.

| MoI Prezentim | MoI hapat e parë | Shtetësit e pranuara |



Banka [Guvernatori]
Transparenca nuk mungon as tek Guvernatori pasi që kjo është gjëja më e rëndësishme e shtetit tonë nëse nuk e kemi bankën që moti nuk kishim mund ti bëjmë ballë luftrave, ndihmave për lojtarët e rinjë dhe shumcka tjetër në të mirën e Shqipëris.

| Paratë në Bankë |



Sekretaria e Shtetit
Sekretariati i Shtetit është byroja më e re e qeverisë shqiptare. Për të mos e zgjatur e mos ta bëre të lodhshme leximin këto jenë rolet e sekretarit te shtetit që mundësojnë të keni njohuri rreth punës së Qeverisë:
Zedhenes i pergjithshem i qeverise,Juristit shteteror dhe Ndihmes ne ceshtjet ushtarake, te brendshme e te jashtme që të jemi sa më të organizuar dhe të japim maksimumin për shtetin duhet ta japim më të mirën nga ne.

| Sekretaria e Shtetit | Manipulimi në zgjedhje | Aleanca e papritur me Iranin | Sqarim për akuzat e pabaza ndaj presidentit |



Një ndër premtimet tona kryesore kan qenë ndihmat ditore për lojtarët e rinjë të nivelit 1-27 duke i mundësuar të marrin nga 7 tanqe q7 dhe 50 food q5 dhe duka ja lehtësuar lojën sa më shumë që të jetë mundur.

Komandanti i Divisionit të Parë - DonCurtis Njesia Ushtarake Albania D-1

Komandanti i Divisionit të Dytë - iPanch0 Njesia Ushtarake - Albania D2



Ju Faleminderit për punën dhe kontributin ndaj eShqipërisë, shpresoj që në javët e tjera të bëjmë edhe më shumë.

Me Rrespekt dhe Sinqeritet
I juaji Presidenti - Labern