Qeveria e ardhshme Shqiptare
Kthetra Alb
Te dashur miq,
pas bisedimeve me 5 partite me te medha te vendit, po ju paraqes kabinetin qeveritar, i cili, ne rast te zgjedhjes sime si CP, fillon punen ne daten 6. Tetor.
President: Kthetra Alb
Une jam aktiv ne eRep qe prej nje viti e gjysem, me pare i perqendruar kryesisht te lufta dhe komandimi per disa muaj i MU Albania D3. Me pas kam patur nderin te jem pjese aktive e partise Lidhja e Arbrit, duke u zgjedhur Kryetar i saj dhe duke e perfaqesuar ne Kongresin Shqiptar.
Zevendespresident: Peja001
Peja001 vjen nga partia e dyte me e madhe ne vend, Beselidhja Shqiptare, dhe ka mbledhur me pare eksperience ne qeveri si Minister Mbrojtjeje dhe Guvernator.
Kryeminister: RadeciVV
RadeciVV do te vazhdoje detyen e tij te deritanishme si Kryeminister, duke koordinuar punen e Ministrive me ane te raporteve te perjavshme.
Sekretar per Informacionin ne Kryeministri: Albanian Armed Forces
Deri tani aktiv si Zedhenes te Beselidhja Shqiptare, ky shok do bashkepunoje me Kryeministrin dhe mua per te publikuar raportet e Qeverise.
Minister i Mbrojtjes: Andiroid
Ish-President i suksesshem i Shqiperise ne Prill te ketij viti, Andiroid merr persiper drejtimin e Ministrise se Mbrojtjes pasi pati filluar atehere pergatitjet per AirStrike te pare ne historine e Shqiperise, i cili u krye me sukses gjate mandatit pasues.
Zv/Minister: Krisfor
Krisfor, nje nga lojtaret me te vjeter shqiptare, gjithashtu ka qene President dhe disa here Minister i Mbrojtjes. Ai do ndihmoje me eksperiencen e tij te madhe stafin e Ministrise.
Stafi: Elldino, Boom3rang, Burhan11, BUB o7 dhe te tjere qe do caktohen nga Ministri.
Minister i Puneve te Jashtme: Al Punk
Al Punk eshte nje nga luftetaret legjendare shqiptare dhe nga kandidatet me serioze per CP shqiptar. Ai do te shfrytezoje namin qe ka lene edhe jashte, per te forcuar pozitat e Shqiperise ne arenen nderkombetare.
Zv/Minister: ArnoldDjin
Arnoldi do te vazhdoje detyren e tij, qe e kreu me shume sukses gjate ketij muaji, duke riaktivizuar programin e ambasadoreve.
Stafi: FreeGigi, Roger Griswald, ambasadoret, dhe te tjere, qe do te perzgjidhen nga Ministri.
Minister i Puneve te Brendshme: Krye Qendra
Eshte Kryetari i LVV dhe do te jete pergjegjes per miratimin e dhenies se shtetesive shqiptare para se te miratohen nga Kongresmenet. Po ashtu do te koordinoje punen e Gjykates se Larte, te kryesuar nga The Illuminati Mason.
Zv/Minister: Berat Gashi
Stafi: Adrian Miftaraj, Ezio Tazim
Guvernator: Dardan81
Dardani eshte Kryetar i Partise Nacionaliste dhe merr ne dore nje nga postet me te besueshme te Qeverise duke mbikqyrur Banken e Shqiperise.
Minister i Ekonomise: Max Tet
Maxi, i cili prej shume shokeve u cilesua si lojtari i ri me i suksesshem, do te vazhdoje punen e tij shume aktive ne kabinetin aktual.
Zv/minister: SilentSurfer
Stafi: VisarJ, BigLegend1
Minister i Edukimit dhe Zhvillimit: Endritt Zekka
Endritti njihet dhe respektohet prej te gjithe komunitetit per artikujt e tij informues per lojtaret e rinj. Ai gjithashtu do te vazhdoje punen te programet ndihmuese per zhvillimin e lojtareve.
Zv/minister: Ditrichjnb
Stafi: iPanchO, NightFury2
Minister i Teknologjise: xMikiGOx
Miki eshte ish-President i Izraelit dhe nderon Shqiperine me prezencen e tij dhe gadishmerine per te ndihmuar ne kryerjen me efektive te puneve qeveritare. Po ashtu, ne bashkepunim me shoke shqiptare, per pak do finalizohet perkthimi i nje Website te kompletuar mbi eRepublik - guida me e mire e me e plote qe ka pasur Shqiperia deri me sot.
Zv/Minister: Rexhep Dajkovci
Rexhepi, lojtar shume i angazhuar e i respektuar, do te kujdeset, bashke me te tjere, per mbarevajtjen e chatit shqiptar.
Stafi: cr0n, enzq
Ne fakt keta shoke dhe une jemi vetem disa emra te pervecem, qe kane premtuar t'i dedikohen me shpirt kesaj loje. Por suksesi i Shqiperise varet nga puna e secilit prej Jush, respekti ndaj shoku-shokut dhe deshira per ta pare Shqipen tone lart e me lart. Uroj nga zemra te kemi nje bashkepunim te mbare me ekipin qeverises dhe me gjithe vellezerit e motrat tona!
Kthetra
Comments
Suksese 😃
SUKSESE !!!
Me fat!
Suksese
Suksese, edhe jam shume i gezuar per Max Tet! o7
Uroj pun të mbar kabinetit qeveritar dhe gjith stafit!
Suksese djema kemi besim ne ju,Mos e rruni shume se qka folin njerezija po kryjeni punen e juve se te gjithe jeni nder me aktivet.
Te gjithe se bashku per nje Shqiperi me te mire.
Suksese te gjitheve 🙂
Suksese!
o/
suksese staf gjithperfshires dhe shum i konsoliduar gje qe do te sjell nje freski ne ePolitiken shqiptare shpresoj qe me kete qeveri te arrijm qe te jemi nje vend strategjik dhe shum i organizuar , nje vrejtje e vogel shkon tek ministria e brendshme me saktesisht tek zv. ministri dhe stafi qe me duken jo te pjekur per te administruar kete ministri por shpresoj qe ministri i brendshem do te arrij qe ti mbuloj mangesit qe mund te krijohen , bravo vllazni.
a e ke shkru ti vet kujshi
po mare pse qka menove ti edhe un kam nje ideologji qe mund ta shprehi 😛 , bravo vllazni.
mos u bej merak se jemi shume te pregatitur
eRepublik birthday
May 28, 2013 , bravo vllazni.
ne fakt ky eshte acc i ri , ky eshte i pari qe kisha ne erep http://www.erepublik.com/en/citizen/profile/6050015 😉 vllazni
Une jo i pjekur , nga e paska mar ket pershtypje o brucosh .
I ri je ti me xhaxhin 8 muaj loj 😛 ,bravo vllazni.
Me xhaxhin ka pas ministra pa i mbush 1 muj loj , btw qe smunesh me kalu naj provim lajmromu muj met majt kurse pa prob. 😉
po a ?😛 aha ok qfar kursi voglush ? , bravo vllazni.
T'kish kujdes qysh po shprehesh se jom shum ma i vjeter se ti , per ato fjalt e para sa CC u pagujte me i postu prej "atij" qe ska pas guxim me i postu vet .
hahahah pi kujt more ? , bravo vllazni.
suksese qeveri qe premton ,qeket ministri te ekonomis e kisha hjek krejt se dipse po qashtu po du ????????????
v +S
sqarim ivogel mos t me keqkuptojn "qeveri qe premton" po menoj se me te vertet jan te zgjedhur persona qe meritojn postet jo ne kuptimin si qeverit e meparshme qe premtonin e s realizonin
Suksese o> 🙂
Suksese
o7 Hail Kthetra 🙂
suksese per te gjith.. Pos nje post nuk me pelqe ky i peja001 jo e kom ndonje sen kunder kti lojar ne veqanti kom respet shum poe kom vrejt qe nuk o ka kyqet per dit ne loje
qy more para teje ka komentu njeri qysh so ka kyqet 😛 ,bravo vllazni.
po e pash po nuk po eshte i rregull
nese ski diqka kunder ski pas nevoj me shkru hiq ket koment mu bo kishe po din diqka
ik tutje ti
tung strateg ndoshta e ki pa nga historiku i egov i kesaj jave qe nuk jom kon aktiv kjo pershkak qe kam qen neper qytete te ndryshme te shqiperis e gjat 16 muje qe jom ne loj jon ma pak se 10 dit qe kom ndejt ne erep ma pak se 1 or kshtu qe aktiv jom kon edhe do jem kshtu qe nese don me vertetu qom pm prej 12 te dites deri ne 12 te nates dhe pot garantoj qe ta kthej mbrenda 2 orve
me respekt Peja001
Suksese te gjitheve !
Urime Kthetra Alb dhe Djemve te tjere per bashkepunimin!!!
JU shkofte sa me mbare kete muaj djem!!!
paqi fat, le te jete muaj i sukseseve...
Suksese
Lart e me lart ta coni emrin e Shqiperise
Suksese Kthetra, shoh perkushtim dhe seriozitet dhe ma merr mendja qe ka me qen nje mandat i sukses'shem
Voted, good luck everybody
punt te mbar djema neser mos harroni voten me vendos ne kutia
Mbare e me mbare do shkoje..po nje gje smora vesh une....sa e kemi rrogen si?🙂urime te gjitheve e me sa me shume arritje kete muaj😁
Prit se po t'vjen dhe vetura ne shpi me t'marre 😉
POshte qeveria ! Ca eshte kjo qeveri pa asnje shkodran ne staf 🙁 . (thjesht nje shaka )
Suksese Kthetra Alb , shpresoj t'ia arrish ato qellime qe i ke vene vetes .
Vote
Gabohesh, asht nje Shkodran zv.Minister 😛
Tashi po , do t'kete te ardhme kjo qeveri tashi 😛 po pse zv.minister 🙁 nje minister te pakten sdo ishte keq 😛
a te bejme ty Ministrin e puneve te kota
edhe do plotesohet deshira juaj me shkodran ne qeveri hahaha
Vote suksese 🙂
Suksese o7
Suksese
Hajd per hajer!
o7
Sukse vlla ty,dhe te gjithe stafit,pune te mbare djema,Mbeshtetjen time maksimale keni per gjithcka qe mund t'ju vij ne ndihme.