KAMPIONATI BOTËROR I FUTBOLLIT DHE “SINDROMA E JENIҪERLLËKUT”
Arius argiri
Tanimё qё kampionati botёror i futbollit ka mbaruar, mundemi tё meditojmё qetёsisht mbi njё nga çёshtjet qё gjatё zhvillimit tё tij ndezi aq shumё debate dhe emocione tё kundёrta .
Penalltitё? Arbitrimi? Mbytja e turpshme e “titanikut” Brazil?
Aspak!
Tema e diskutimit do tё jetё krejtёsisht “Made in Albania”.
Edhe pse kombёtarja e futbollit tё Shqipёrisё nuk mundi tё shkonte nё Brazil, njё ekip thuajse i plotё lojtarёsh tё pёrmёndur nga mediat nёn pёrcaktimin e çuditshёm “me origjinё shqiptare”, udhёtuan drejt Brazilit dhe luajtёn nё fushat e botёrorit nёn hijen e flamurve tё kombeve te tjera. Shkruaj pёrcaktim i çuditshёm sepse kur dёgjon pёr dikё tё cilёsohet si me “origjinё shqiptare” tё krijohet pёrshtypja se ke tё bёsh me individë qё kanё tё paktёn tre apo katёr breza qё janё larguar nga atdheu i tyre, kurse pёr rastin nё fjalё tё quajturit lojtarё me “origjinё shqiptare" kanё lindur thuajse tё gjithё nё trojet ku shqiptarёt kanё jetuar dhe jetojnё tё paktёn prej 3000 vjetёsh. Sё bashku me pёrcaktimin e çuditshёm me “origjinё shqiptare”, mediat do e shoqёronin pёrmёndjen emrave tё kёtyre lojtarёve edhe me njё bombardim sistematik nga eteri dhe toka qё pёrcolli mbi ne (shqiptarёt qё jetojnё nё atdhe dhe ata qё edhe pse prej shumё vitesh jetojnё nё dhe tё huaj nuk e quajnё veten me “origjinё shqiptare” por thjesht, shqiptarë) thirrjen thuajse kёrcёnuese se duhet tё ndiheshim krenarё pёr lojtarёt me “origjinё shqiptare” pjesmarrёs nё Botёror. Por meqё ashtu si dashuria, edhe krenaria ёshtё njё ndjenjё dhe si e tillё ёshtё e vёshtirё tё mbarset apo mbillet nё shpirtёrat njerёzor me anёn e arsyetimeve, pohimeve, kёshillave, udhёzimeve, qofshin kёto tё ardhura edhe nga lartёsia mendore e komentuesve mediatik tё ndeshjeve tё botёrorit qё nuk mund tё mos pёrmёndim se nё pjesёn dёrrmuese na shfaqen nё ekranet e TV, faqet e gazetave edhe nё rolet e opinionistëve politikë, ekonomikë, letrarë , ushtarakë (etj , etj, etj...), shqiptarёt fatzinj qё ndryshe nga ajo qё ju urdhёrua, nuk mundёn tё ndjeheshin tё dashuruar (mё falni krenar!) u pёrpoqёn me gjysёm zёri ta justifikojnё mungesёn e dashurisё (mё falni krenarisё!) duke u mbrojtur pas faktit se kёta, lojtarёt e quajtur me “origjinё shqiptare”, nuk luajtёn pёr Shqipёrinё dhe si rrjedhojë nuk kanё as edhe arsye pёr tё dashur dikё qё nuk i do...
Se nuk munden që tё jenё krenarë pёr dikё qё duke luajtur nёn hijen e njё flamuri tjetёr (çfarё do qoftё arsyeja qё e shtyu tё merrte kёtё vendim!), tregon se (pёr njё shkak apo njё tjetёr) nuk ёshtё krenar pёr flamurin, historinё, kulturёn dhe traditat e popullit tё tij.
-Çfarё janё kёto gjepura?- do të bёrtisnin tё parёt. Kёta lojtarë janё ambasadorёt e Shqipёrisё nё botё. Flamujt? Gjepura! Jetojmё nё shekullin e XXI dhe ju na flisni pёr flamuj. Ҫfarё rёndёsie ka pёr kё flamur luajnё? E rёndёsishme ёshtё “origjina” e tyre shqiptare dhe jo flamuri para tё cilit pёrgjunjen, kёndojnё himnin, i lartёsojnё nderin dhe krenarinё. Dhe pastaj, ndoshta sepse ky arsyetim nuk u mjaftonte pёr tё bindur as edhe veten, shtonin...
-Pastaj mos harroni! Ai flamuri tjetёr tё cilit i pёrgjunjen e kёshtu me rradhё, i ka ushqyer, edukuar dhe shkolluar! Pra ёshtё krejtёsisht e llogjikshme qё kanё zgjedhur tё luajnё nё hijen e kёtij flamuri dhe jo atij shqiptar.
Ky arsyetim sё pari na ngjan krejtёsisht i llogjikshёm, por edhe ai e ka njё “thembёr tё Akilit”...
Nё rastin e lojtarёve, saktёsojmё shqiptarë (dhe jo me origjinё!) qё luajnё nёn hijen e flamurit Zviceran, Gjerman apo atij Grek apo Belg, vёrtet qё nuk mundemi që tё mohojmё se janё ushqyer, edukuar dhe shkolluar nё kёto vende por nuk duhet tё harrojmё edhe se ky edukim dhe shkollim nuk ka qenё aspak falas apo dhuratё qeverive tё vendeve pёrkatёse por ёshtё mundёsuar nga taksat publike tё paguara edhe nga moria e emigrantёve qё banojnё dhe punojnё nё kёto vende. Emigrantë qё duke qenё kryesisht nё moshё tё re japin shumё herё mё tepёr se sa ajo qё u marrin vendeve ku kanё emigruar. Si rrjedhojë ajo çёshtja e borxhit pёr tu paguar vendit qё i ka “ushqyer” dhe “edukuar” nuk ёshtё nё gjёndje ta shpjegojë aspak vendimin e marrё pёr tё luajtur pёr njё vend tjetёr tё ndryshёm nga Shqipёria apo Kosova nёse, nuk plotёsohet me diçka tjetёr...
Por pёr njё moment tё vetёm le tё marrim si tё vlefshёm arsyetimin se ashtu si “zagari qё leh atje ku ha” (edhe pse ushqimin e ka paguar me djersёn e ballit !), shkollimi dhe edukimi nё njё vend tё huaj, pёrligj plotёsisht edhe mohimin pёr tё luajtur (dhe theksojme luajtur dhe jo luftuar apo sakrifikuar jetёn!) pёr Shqipёrine dhe Kosovёn. Tё quajmё tё vlefshёm pohimin se kёta lojtarë duhet që tё ja dinё pёr nder vendeve qё i “ushqyen”, “edukuan” dhe “shkolluan”, nder tё cilin tashmё duhet që tja shpёrblejnё duke i shёrbyer. Edhe pse mund tju duket e çuditshme, pranimi i vlefshmёrisё sё kёtij pohimi do tё na detyronte mё pas tё rishkruanim disa faqe tё historise sё popullit tonё. Ky rishkrim do tё mbarsej nga arsyetimi se...
Nёse pranojmё se lojtarёt me “origjinё shqiptare” duhet tё ja dinё pёr nder vendeve tё cilat i ushqyen dhe edukuan dhe si rrjedhojë edhe duhet tja u shpёrblejnё kёtё nder duke luajtur pёr ta, atёhere sipas tё njёjtёs logjikё duhet të gjykojmё dhe vlersojmё edhe rrёmbimin e dhunshёm tё djemve shqiptarë nga shteti otoman ne shekujt XV- XVI pёr tё mbushur me ta rradhёt e reparteve ushtarake tё Jeniçerёve. Nga librat dhe burimet e historisё mёsojmё se çdo katёr vjet tё dёrguar tё veçantё nga shteti otoman mblidhnin ketё taksë gjaku (djem tё moshёs nga 8 nё 14 vjeç) nё mbarë territoret e banuara nga shqiptarёt. Rilindasit do e krahasonin dёmin qё i shkaktoi popullit tonё pagimi i kёsaj takse gjaku me atё qё mbi popujt e tjerё tё Europёs shkaktonin vetёm epidemitё e murtajёs. Por me njё ndryshim tё vetёm sepse murtaja e rekrutimit tё jeniçerёve e godiste popullin tonё nё mёnyrё tё pashmangёshme çdo katёr vjetё duke i rrёmbyer tё ardhmen, shpresёn sa edhe vullnetin pёr tё mbijetuar. Kjo ёshtё pjesa e historisё qё duhet tё rishkruajmё duke pohuar shkurt dhe qartë se rilindasit tanё gaboheshin rёndё kur e krahasonin rekrutimin e Jeniçerёve nga shteti otoman me sёmundjen e frikshme tё murtajёs. Dhe kjo pёr arsyen sepse shteti otoman kёta djem shqiptarë u kujdes ti ushqente, edukonte dhe arsimonte duke i dhёnё shumё prej tyre mundёsinё tё bёheshin njerёz tё pushtetshёm e tё famshёm jo vetёm brënda kufijve tё shtetit otoman por nё mbarё Europёn. Sami Frashёri nё veprёn “Fjalor historik dhe gjeografik” na njeh me listёn e gjatё dhe biografitё e kёtyre djemve shqiptarё qё ushqimin, edukimin dhe arsimin ja shpёrblyen shtetit otoman duke luftuar dhe punuar pёr lavdinё dhe madhёshtinё e tij deri nё ditёt e fundit tё jetёs sё tyre. Ndёr ta mund tё pёrmёndim Bajazit Pashёn qё u emrua vezir i shtetit otoman gjatё kohёs sё sundimit tё sulltan Mehmetit (1413- 1421). Famёkeqin Ballaban Beun i cili nё vitin 1465 u dёrgua nga sulltani tё sulmonte Shqipёrinё nё krye tё 15 mijë kalorsve dhe 3000 kёmbёsorve . Daut Pashёn qё u shpall kryevezir nё vitin 1483 dhe vazhduar mё pas me emrat e shumё bejlerёve, pashallarёve dhe vezirёve qё me bёmat e tyre do i dhuronin lavdi dhe pushtet shtetit Otoman. Prania e kёtyre emrave nё mёnyrё tё pamvarur nga çёshtja e lojtarёve me “origjinё shqiptare” ka nxitur shpesh herё nё kohё debatin nёse duhet tё jenё shqiptarёt krenarë pёr famёn qё kёta kanё zotёruar duke i shёrbyer njё shteti tё huaj dhe aq mё tepёr atij qё kishte pushtuar vendin e tyre. Nё dhjetёvjeçarёt e fundit shqiptarve tё hipnotizuar nga doktrinat e globalizmit (po aq shumё sa dikur ishin tё hipnotizuar nga doktrina e komunizmit dhe internacionalizmit proletar!) u janё shёrbyer njё sёrё librash, dokumentarёsh televizivë dhe pafundesie artikujsh nё shtypin e pёrditshёm pёr ti bindur se kёta vezirë, bejlerë dhe pashallarë duhet tё futen nё radhёn e atyre personazheve te historisё sё Shqipёrisё me tё cilёt duhet tё krenohen. Dhe me kёtё prirje pёr tё mbarsur nё shpirtёrat e shqiptarёve ndjenjёn e krenarisё pёr bёmat e jeniçerve, jenicёrllёkut apo famёs qё tё mundёson tё qёnit jeniçer qё ёshtё e llogjikёshme tё mendojmё se shteti otoman kishte shumё arsye ta mbёshteste moralisht dhe financiarisht u pёrball edhe rilindasi ynё Sami Frashёri. I shqetёsuar nga kjo dukuri qё kёrkonte ti rrёmbente popullit shqiptar jo vetёm gjakun por edhe shpirtin, rilindasi ynё nga faqet e “Shqipёria ç’ka qenё, ç’ёshtё e ç’do tё bёhetё ?” i shpjegon popullit tё tij se...
“Shqiptarёt e kanё treguar gjithё jetёn qё janё tё zotё edhe me kordhё edhe me pendё, edhe me trimёri edhe me mёnd e dituri, e Shqipёria ka nxjerё shumё njerёz tё shquar e me nam tё madhё po asnjё prej tyre nuk ka punuar pёr Shqipёri, e cila ka mbetur gjithnjё e varfёr dhe e padёgjuar,e me djemtё e saj janё mburrur kombe dhe vende tё tjera. Ështё ndodhur njё shqiptar i zoti tё ngjalli Egjiptin e tё bёjё prej kёtij vendi tё humbur e tё prishur si ishte, njё vend tё pasur e tё ndritur si ёshtё sot, por kurrё nuk ёshtё gjendur dikush ti bёjё Shqipёrisё njё tё mirё tё kёtillё.Prandaj themi me hidhёrim nё zemёr qё; shqiptarёt kanё punuar gjithmonё pёr botёn dhe kurrё pёr vete...”, shkruan rilindasi ynё duke na dhёnё nё fund edhe pёrgjigjen e pyetjes tunduese se pёr kё duhet tё ndihemi krenar...
“Vetёm njё Skёnderbe ka punuar nё kohrat e shkuara pёr Shqiperinё dhe vetёm ay ёshtё vёrtet mburrje pёr Shqipёrinё”.
Pёrgjigja e rilindasit ёshtё e qartё dhe nuk le shtigje pёr mёdyshje apo hezitime. Duhet tё ndjehemi krenarë, tё adhurojmё dhe nderojmё tё gjithё bashkombёsit tanё qё kanё luftuar dhe punuar pёr Shqipёrinё. Ky artikull do tё ngelej jo i plotё nёse nuk do tё flisnin edhe pёr atё “diçkanë” qё mё shumё se çdo arsye tjetёr shtyu lojtarёt shqiptarë tё luanin nё hijen e flamujve tё huaj dhe jo tё atij tё vendit dhe popullit tё cilit i pёrkasin. Kёtё “diçka”, qё mundemi ta quajmё pa u gabuar edhe “sindroma e jeniçerllёkut”. Tё pёrdorim pra, termin mjekësor “sindrom” sepse ndёr shumё sёmundjeve qё kanё munduar dhe mundojnё trupin dhe shpirtin e popullit tonё, “jeniçerllёku” ёshtё ai mё i rrezikshmi.Tё mashtruar, hipnotizuar, por edhe fshehur pas koracave tё doktrinave globaliste apo kozmopolite, pёrhapja e tё cilave nё territoret ku kanё banuar ilirёt, arbёrit dhe banojnё sot shqiptarёt ёshtё investuar pёr dhjetra shekuj dhe me aq zell nga politika e shteteve multinacionale siç ishin Perandoria Romake ajo Bizantine dhe Otomane, doktrina qё do pasoheshin nё shekullin e XX edhe nga ajo e komunizmit dhe internacionalizmit proletar dhe sё fundёmi edhe nga thirrjet anonime (tё shtira se vinё nga BE!) se duhet ta harrojmё plagёn e ndarjes sё popullit tonё mes pesё kufinjёve sepse do tё bashkohemi ne BE, sa edhe doktrinave globaliste fetare qё pёr shekuj janё pёrpjekur tё mbjellin nё shpirtin e popullit tonё idenё se pёrpara se tё jenё dhe tё ndjehen shqiptar, janё myslimanë, ortodoksë apo katolikё, shqiptarёt kanё justifikuar “jeniçerllёkun” apo vёnien e shpirtit, mёndjes dhe forcёs sё tyre nё shёrbim tё kombeve tё huaj. Rezultati? Ai qё kemi para syve! Njё komb i ndarё nё pesё shtete tё ndryshe dhe i dёrrmuar moralisht, politikisht dhe ekonomikisht e mbi tё gjitha shpirtёrisht. Njё komb i cili ka humbur shpresёn se tё ardhmen e tij duhet dhe mundet që ta pёrcaktojë dhe ndёrtojë vetё. Rruga e shpёtimit pёr tё dalё nga kjo gjendje nuk mund tё jetё asnjё tjetёr veç asaj qё na kanё kёshilluar Rilindasit...
Shёrimi nga sindroma e Jeniçerllёkut. Dhe kura ёshtё e thjeshtё...
Mos tё vendosim asnjё doktrinё, qoftё kjo politike apo fetare mbi kombin, gjuhёn, kulturёn, historinё dhe flamurin e popullit tonё!
Dhe pёr tu rikthyer aty ku u nisёm, pra nga botёrori i futbollit edhe ky nё mikrokozmosin e topit tё rrumbullakёt dёshmoi se dy skuadrat mё tё suksesshme tё tij do tё ishin ato qё nё kontinentet tё cilave i pёrkasin shquhen per nacionalizmin e tyre...
Gjermania dhe Argjentina!
Ashtu si na dёshmoi se edhe kombe tё vegjёl dhe tё varfёr nga ana ekonomike si Kosta- Rika dhe Uruguaji mundet që tё fitojnё dhe pёrballen denjёsisht me kombe shumё mё tё pasura dhe mё tё mёdhenj se ata. Fitore tё cilat nёse trupi dhe shpirti i kombit tonё nuk do tё ishte molepsur nga sindroma e jeniçerllёkut do ti gёzohej tashmё edhe populli Shqiptar.
Mundet ta lexoni ketu se bashku me artikuj te tjere .... http://kulebujar.wordpress.com/2014/07/18/kampionati-boteror-i-futbollit-dhe-sindroma-e-jeniҫerllekut/
Ose ketu....
http://gazeta55.al/file/pdf/20140716.pdf
Comments
BujarAriusi godet përsëri!!! 😃
Tema është e një brishtësie të frikshme sa i ngjan kalimit të një ure prej druri të kalbur, të vendosur në lartësi mes majave të një mali i vështirë për tu ngjitur. Por dihet, vështërsitë janë ushqim për heronjtë dhe bëmat e tyre e ne me gjak shqiptari kemi nxjerrë plot, aq shumë sa edhe pse na kanë vjedhur shumicën e tyre e popuj të tjerë sot hanë bukë me ermin e tyre, prapë se prapë ne kemi akoma për tu mburrur.
Eështë fakt që federata me zagarin duka famëkeqin, ka krijuar një rreth korruptimi të turpshëm që shkon nga kërkimi i drejtpërdrejt i rryshfeteve, tek monopolizimi i televizioneve,radiove,gazetave sportive duke krijuar në një far mënyre monopolizim të sportit dhe ecurisë së tij në vend. Është e vërtetë nga ana tjetër se këta lojtarë mundeshin ti drejtoheshin presidentit, kryeministrit,ministrisë së sporteve, gazetave dhe organeve të Fifas dhe Uefas për denoncimin e çështjes. Mirëpo nëse nga një anë kur niset një çëshjte kaq madhore me plehra, kjo të heq vullnet e forcë, është e vërtetë nga krahu tjetër se një veprim i fortë me padi kundër një sistemi të tillë, i vazhdueshëm nga disa lojtarë, do sillte më së paku krisjen në mos rrënimin e sistemit duke u hapur rrugën të rinjve shqiptar në përfaqësuesen e tyre të vetme, SHQIPËRINË, për të cilën kanë derdhur gjak shqiptarët kudo që janë, brënda edhe jashtë kufijve mjeranë që të huaj i kanë detyruar.
Por Bujari shkon edhe më thellë, drejt në një plagë disa shekullore që po shnërrohet në kangrenë apo kalbje që po i zë frymën shpirtit të shqiptarëve, që është mercenarizmi apo me pak fjalë shitja e "profesionalizmit". Nuk guxon njeri ti shajë Gjermaninë gjermanit sepse han gjobë e burg, nuk guxon ta shash Austrinë, aq më keq Suedinë, guxo ta shash USA dhe numëro deri në tre të shohësh çtë gjen, Franca ka ligj që mbron gjuhën frënge leje më të lejojë ta fyesh vendin, mbrojnë me ligj e sguxon njeri ti prekë edhe heronj lokal që nuk i njeh pjesa tjetër e vendit
e jo më të guxosh të prekësh heronj kombëtar, nuk guxon as në shtete si USA ku kombi në të vërtetë është një përzierje kombesh dhe historish.
Ky nuk është fat i keq, kjo është zgjedhje e secilit. Ka nga ata që veç sa mund ti gjejn mangësi shqiptarëve duke thënë që sbëhen bashkë, janë spiun se e ka thënë Hittler i cili në të vërtetë ka thënë krejt të kundërtën, pra që ka gjetur një popull arian, fisnik dhe trim; thonë që shqiptarët shiten lehtë etj, mirëpo harrojnë se po flasin për vetveten, po flasin për baballarët, gjyshërit, nënat e tyre. Pra çshtja është se nuk ka pyll pa derra, pyetja është A je ti derr, pra a je ti i shthurur, i shitur, spiun, që sdin të kesh mirëkuptim e smerresh vesh me shqiptarin tënd?
Nise nga vetja, pastaj gjej kohë të merresh me të tjerët...
Të lumtë Bujar, nuk kam asgjë kundër këtyre djemve sepse këta janë më i pakti i pengesave apo problemeve që kemi, por janë pasqyrë e asaj çfarë po ndodh. Nga një anë kuptoj që nuk ju janë dhënë të gjitha mundësitë e duhura por nga ana tjetër mendoj se një këmbëngulje në drejtimin e duhur do i kishte dhënë zgjidhje hallit të tyre, pra pengesës që kishin për të luajtur me Shqipërinë. Çuditërisht dihet që sporti më pas i jep shtytje një vendi sepse shpreh forcën shpirtërore të një vendi e shumë njerëz janë në kërkim të vazhdueshëm të ndjenjave pozitive që një vend mund ti japi, prandaj e vizitojnë me dëshirë, gjë që i shkon në xhep vendit në fjalë.
Prandaj çështja është pak më serioze seç ngjan, pra zgjedhja e një lojtari të thjeshtë. Mos harroni që do të mbetet në histori që shqiptari i parë që ka shënuar në botëror luante për swiss, dhe i pari që e fitoi luante për Gjermaninë, të dy prej Gostivari çuditërisht por kjo pak rëndesi ka 😃
Unë akoma përfytyroj me ëndje se ku mund ty kishte arritur Shqipëria me lojtarët në shërbim të vëndeve të tjera, që do i dridhnim këllqet Argjentinës së Mesit këtë e pamë, por të gjithë në të njëjtën skuadër ndoshta do shijonim finalen, eeehhhh ëndrraaaaaa!!!
shum e paske zgat pasha kejt spo muj me lexu 😛
o gjilan por ku ke lexu ti ndonje gje me te gjate se meri i qytetit tend! hahaha!
qka o meri zotri argjiri ? 😛
Sa desha ta lexoja o Arius po sa shume qe shkruan, ne kohen kur kam qene une ne loje nuk shkruaje kaq shume, paske rregulluar dhe shenjat e pikesimit! Te pershendes 🙂
nje or per ta lexuar mo arius ,,bravo per kurajo qe ke qe ben ter kete shkrim
më shumë ankohen se ke shkrujt gat se sa për çfarë ke hedh. Siç i ke shkrujt faktet zorr se ka vend me kundërshtu, them vetëm se ne nga Ilirida asnjëherë nuk ndiqemi nga federata shqiptare e skemi pasur mbështetje kurrë. Njoh personalisht ish goalmanin e under 21 të Shqipërisë, tetovarin Kushtirm Voka. U dëmtua në ndeshje me Shqipërinë, jo vetëm që nuk i paguan asnjë kurim, por akoma skanë marrë në tel me pyet si je, a ke nevojë për diçka. Ishte një talent, e gjeni edhe në youtube ta shihni sa i fortë ishte. Tash, të ishte vra me Swiss bi fjala, të paktën do e kishin kuruar si njeri, le pastaj që nuk e kishin lënë rrugëve. Du me thënë se ka problem të madh në Fshf, Mehmedin kurrë se kanë thirr e janë kujtu me e thirr, u kujtun për te veç kur shënonte gjatë eliminatoreve e panë se kishte talent. Xhemailin e ka lut federata e fyrom me vite me e marrë por ai ska pranu se priste thirrje nga Shqipëria. Pastaj ka edhe si Buba që as nuk i interesonte dhe e dogji fyrom se as nuk e thrret më në përfaqësuesen e leshit, veë sa e uli në stol e tash smundet me loz me askënd. Kjo përsa i përket fshf, ndërsa për të tjerat ki shumë të drejtë, po mercenarët e parë janë në qeverinë e Tiranës dhe Prishtinës, pastaj këta të tjerët as mos u habit.
Të lumtë!
Bujar, të presim akoma në Tetovë, Besabese tha se ke dhonë fjalën 😉
uunë nuk rrej, tani topi i kalon Bujarit hehehehehehe
Vota ime perpara kesaj analize ska vlere por ,komplimenta!!
Perdit e ma shum po humbim kete krenari .. Vend shkerrdhat .. Njerz shkerrdhata .. Shtet shkerrdhat .. Popull shkrerrdhat .. Kjo eshte ajo cka ka mbetur nga vendi i lavdishem qe dikur quhej Iliri 🙁(((((((((((((
te lumte, artikull qe ja vlen te lexohet deri ne piken e fundit hahahahah