Ja Vdekje, Ja Liri!

Day 1,469, 19:45 Published in Albania Albania by erodial

Vellezer,

Sot eshte nje dite e shenuar per ne, sot eshte 28 Nentor, Dita e Flamurit te shenjte e te bekuar Kuq e Zi! Ne kete dite u ngrit ne Vlore ky flamur i shenjte e Shqiperia shpalli pavarsine e saj.

Sot une festoj kete dite te madhe per Shqiptaret kudo qe ndodhen, ne te gjitha trojet shqiptare e kudo ne bote.
URIME PAVARSIA



Sic e dini ketu ne loje jemi sulmuar nga Mali i Zi e se shpejti Serbia. U sulmuan nga Mali i Zi ne kete dite te shenjte per ne e mgjse u perpoqem shume e humbem kete beteje 8-3. Betejen e fundit ishte muri 48-52 per malazezt e shume pak shpresa kishim por vendosa te luftoj ne kete dite te shenuar per ne. Cdo gje qe kisha mbledhur i derdha ne kete beteje e arritem me te gjithe ata qe po godisnin ne ato momente (vecanerisht Claudek qe beri mbi 500K damage) ta kthenim murin ne favor tone por ishte vone e e humbem betejen :'(.

Sot ne kete dite te shenuar me 28 Nentor, fitova Battle Hero te pare timen, e fitova per atdheun tim, per Shqiperine me 1.5 milion damage te bere!

URIME PAVARSIA



Kjo ishte dhurata ime per te gjithe lojtaret Shqiptare ne kete loje...betejen e humbem por kurrsesi luften. Ne do triumfojme, sepse ne e duam vendin tone, sepse jemi patriote...sic ka thene nje burre trim e patriot i madh: JA VDEKJE, JA LIRI...Ne jemi ketu nene Shqiperi!



Rrofte Shqiperia,
Rrofte Dita e Flamurit,
GEZUAR PAVARSIA