Faleminderit

Day 1,874, 10:58 Published in Albania Albania by Labern


Përshëndetje të ndëruar qytetarë të eShqipërisë.

Po e shkruaj këtë artikull në shenjë rrespekti ndaj jush për të gjithë ata që më votuan mua së bashku me Kabinetin Qeveritarë, duke besuar se mund ta përfaqësojm dhe ta ndihmojmë Shqipërinë më së miri dhe duke e vërejtë këtë gjë ne do mundohemi që nga sot të fillojmë punën me rregull dhe duke u munduar të mos na shkoj dëm as minuti i vetëm.

Gjithashtu, kisha dëshirë nga fillimi që gara për President të jetë e drejtë dhe pa mashtrime, dhe duke marrë parasysh ngjarjet që ndodhën disa orë para përfundimit të votimeve më shtyejn të jam më i përgjegjshëm dhe i fortë në cdo situatë sa të jam i pranishëm në këtë lojë, dhe shpresoj që mos të na paraqiten më kësi raste deri sa të rrojë Shqipëria me Shqiptarë të ndërgjegjshëm.

Ne do mundohemi të jemi sa ma transparent me të gjithë ju dhe jemi të përgaditur për realizimin e premtimeve tona që i kam cekur në artikullin e kalur.

Shpresoj dhe Besoj që ky vit të jetë viti i zhvillimit dhe fillimit të një Shqipërie të re.

Me Rrespekt dhe Sinqeritet
I juaji Presidenti - Labern


| Kabineti Qeveritarë dhe Planprogrami për muajin Janar |