DEKLARATE ZYRTARE E MINISTRISE TE BRENDSHME

Day 1,482, 15:44 Published in Albania Albania by erodial


Te nderuar vellezer,

Ne radhe te pare Ministria kerkon te falenderoje te gjithe lojtaret Shqiptare per impenjimin e tyre e per deshiren qe kane treguar per te mesuar e per te beret e mundur perparimin e vendit tone ne kete loje. Sic e ka thene edhe Jimakoss-Thess ne nje artikull, Shqiperia nuk eshte nje ngjyre ne harte por eshte i gjithe komuniteti qe e perben ate. Ne jemi te ndryshem, mendojme ndryshe e e luajme kete loje ndryshe. Nuk do filloj me lojtare te rinje e lojtare te vjeter, ne jemi te gjithe te barabarte ketu e ne fund te fundit jemi vellezer e jemi Shqiptare...nuk ka rendesi nese jetojme ne Shqiperi, Kosove, Mal te Zi, ne Iliride, Evrope apo bote...rendesi ka te respektojme njeri-tjetrin e te bejme te mundur qe vendi yne te eci perpara e te jete i respektuar si nga aleatet ashtu edhe nga gjithe te tjeret qe futen ne kete loje e qe mesojne qe ka nje komunitet shqiptar qe di te merret vesh e te punoje se bashku.

Historikisht, armiqte tane na kane akuzuar se nuk kemi aftesi shtetformuese, qe nuk dime te merremi vesh me njeri-tjetrin e qe jemi te paafte.

Une personalisht do mund ta besoj kete vetem diten qe do vdes!

Ketu kemi mundesi te ndertojme dicka te tille e te ecim perpara...ketu kemi mundesi te bashkepunojme te gjithe pa vene perpara interesa personal apo momental.
Kemi mundesi te veme te paren Nenen Shqiperi...ashtu sic na kane mesuar rilindasit tane.

“FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA”

Kam vene re qe ka patur disa kontestime ditet e fundit ndaj qeverise. E disa mund te jene te drejta, disa edhe mund te jene te gabuara...Ky eshte nje cabinet qe ka ndertuar Nino (Napoleon54) e qe ka grumbulluar ne te njerezit qe mendonte se do benin me te miren ne secilen fushe ky jane zgjedhur. Ketu kabinetet zgjidhen cdo nje muaj keshtu qe keshtu do e kete mundesine te marre persiper drejtimin e shtetit. Une jam gati qe nqs ka dikush mundesi te beje me shume se mua e te rri me shume se mua ne ndjekje te puneve te ministries se brendshme (jemi 4 veta qe punojme) le te vi me nje plan e do jete i mirepritur te futet ne ministri e te shohi nga afer se cbejme cdo dite.

Une, Erodial si nje nga lojtaret me te vjeter e si minister aktual (e jo i perhershem) i Ministrise se Brendshme ju kerkoj te qendrojme te bashkuar...ju kerkoj te punojme se bashku per te realizuar ate qe ne e deshirojme te gjithe...te kemi atdheun tone natural te pakten ne kete loje te bashkuar. Mundesia me e pare per te tregua bashkepunim jane zgjedhjet per kryetar partie qe do zhvillohen brenda 3 diteve. Le te tregojme qe dime te luajme se bashku e dime te bashkepunojme mgjthe mendimet e ndryshme qe kemi. Pres komentet tuaja ketu e per cdo gje qe mund te pergjigjem jo vetem ketu por edhe me mesazh personal ne loje.

Ju faleminderit qe patet durim te lexoni...

Hail eAlbania,
Hail all eAlbanians,

Me respekt,
Erodial